Ish- ylli i futbollit brazilian, Ronaldinjo, ka folur se cili duhet të jete sipas tij, kandidati kryesor për fituesin e trofeut të “Topit të Artë”.
Gjithashtu braziliani ka zbuluar edhe një prapaskenë të vitit 2003 ku ka treguar se ka qënë shumë afër një transferimi tek skuadra angleze e Manchester United.
“Ronaldo është një futbollist i kompletuar, por Lionel Mesi është më i mirë se ai, është një futbollist magjik.
Kur isha pjesë e Barcelonës të gjithë lojtarët i thanë Rajkardit që ta merrte tek ekipi i parë.”
Në lidhje me prapaskenën e vitit 2003 kur u transferua nga PSG-ja tek Barcelona, Ronaldinjo theksoi se ishte shumë pranë Manchester United.
“U bëra pjesë e Barcelonës vetëm falë presidentit Rosel, i cili më pyeti a ke dëshirë të luash me ne dhe përgjigja ime ishte “PO”.
Por përpara se të transferohesha në Bracelona kam qënë shumë pranë trasferimit tek Manchester United ku më kishin mbetur shumë pak detaje për të firmosur për “Djajtë e Kuq” deklaroi Ronaldinjo për Goal.com./f.b
ti z. guiplen ja fut kot .mos don te thush qe mesi e meritonte topin e arte ne kampionatin boteror ?