Van Gal: Kundërshtarët po na përgjojnë me dron

4 Dhjetor 2014, 14:34Sport TEMA

Trajneri Hollandez, Luis Van Gal që drejton anglezet e  Manchester United është I shqetësuar pasi dyshon se kundërshtarët e tij e përgjojnë me dron.

Sipas lajmit të publikuar nga tabloidi britanik “The Sun” hollandezi ka kontaktuar një shoqëri sigurie për të vëzhguar qiellin në kërkim të dronëve, që mbledhin informacione sekrete tek fusha ku stërviten “Djajtë e Kuq”.

“The Sun” ka shtruar gjithashtu pyetjen nëse ajo që deklaron Van Gal është një paranojë dhe përgjigja ndoshta mund të jetë po.

Por sipas tabloidit britanik një paranojë e tillë mund të justifikohet nga kthimi I dronëve fluturues në një object mode në futboll, objekt fluturues që u shfaq në stadiumin e Partizanit të Beogradit në ndeshjen ndëermjet Serbisë dhe Shqipërisë./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje