Roma ka berë një hap fals në ndeshjen kundër Sasuolos duke barazuar me rezultatin 2-2.
Vedhekuqtë nuk mund dot të përfitonin që të shkurtonin diferencen me Juventusin , pas barazimit që bardhezinjtë morën kundër Fiorentinës.
Pjesa e parë nisi në mënyrën më të keqe për vëndasit ku në minuën e 15’ De Santis bën një gafë të pafalshme duke i dhënë mundësinë Zazas të përfitonte për të shënuar golin e avantazhit për miqtë.
Pas tre minutash lojë është përsëri italiani Zaza që shënon golin e dyte për ekipin e tij dhe të dytin personal duke e mbylluar pjesën e parë ne avantazhin e dy golave.
Në pjesën e dytë verdhekuqtë e Rudi Garsias zgjohen duke sulmuar me Ljaicin dhe Zhervinjon, ku në minutën e 78 serbi shënon nga pika e bardhe e penalltisë duke hapur takimin.
Pas këtij moment Roma u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe ia arrin në sekondën e fundit të takimit perseri me Ljajic që shpëton Romën nga humbja duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin përfundimtar 2-2./f.b