Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino është kthyer të flasë për ngjarjet e dhunshme në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
I pyetur nga agjensia e lajmeve “Presheva Jonë” në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, numri dy i qeverisë europiane të futbollit ka mbrojtur qëndrimin e institucionit që drejton:
“Ajo çfarë u pa në Beograd, respektivisht në stadiumin e Partizanit me 14 tetor nuk kishte të bënte me futbollin e as me sportin, dhe ato skena janë të papranueshme për UEFA-n. Prandaj UEFA ka dënuar këto akte të dhunës nga ana e huliganëve dhe policisë serbe mbi futbollistët shqiptarë në Beograd”.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe më pas ato të Apelit në UEFA janë në linjë të kundërt me deklaratat e Infantinos:
“Komisoni në fjalë ka përfaqësues të vendeve të ndryshme evropiane. Ai la në fuqi vendimin për humbje 3-0 të Shqipërisë me Serbinë. Por nuk mund të thuhet se gjithçka ka mbarur në këtë drejtim, sepse Shqipëria ka ende një shans të mirë me ballafaqimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë”
I pyetur nëse mund të përsëritet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, Gianni Infantino la të hapur këtë mundësi:
“Është e mundur përsëritja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe mendoj se Zvicra do të jetë një vend i preferueshëm, pse jo, edhe ndonjë tjetër vend evropian neutral pa prezencën e publikut”.
Xhani Infantino ka folur edhe për njohjen e Kosovës në UEFA. Sipas tij, kjo do të ndodhë pasi vendi të pranohet më parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara./b.l
shiko po Serbise do i hiqen piket nga kualifikimi besoj (3 pikeshi)?
http://bit.do/lajm-i-mire-per-ndeshjen-Shqiperi-Serbi
Uroj me zemer qe ndeshja te kryhet,vetem ne kushtet qe thote Sekretari i Pergjithshem i UEFA-s.
Rrugen ligjore nuk e besoj,,,i besoj vetem gares se ndershme ne fushe.
Lora ,serbet duhet TE PAGUAJNE gjithe ate qe bene !-Nuk mundet qe pas gjithe asaj serie veprimesh DJALLEZORE qe bene te DALIN PA LAGUR !!! – Nuk pranuan asnje tifoz shqiptar,asnje simbol shqiptar me gjithe ata police qe rrethonin NE CDO HAP djemte e kombetares tone edhe kur shkonin te hanin,te flinin(me qindra huligane nen dritaret e hotelit duke uleritur per te mos i lene te pushonin) per ti bere te ndihen te frikesuar te terrorizuar ne menyre qe t’u dridheshin gjunjet te nesermen ne fushe e serbia te fitonte LEHTESISHT TRE PIKESHIN qe me Armenine NUK E MORI DOT. Nese do ti quajme HERONJ djemte tane,pikerisht per ato 41 minuta qe U BENE TE QARTE serbeve se me gjithe SUPERDJALLEZITE e tyre ne BASHKEKOORDINIM shtet-federate-huligane ne NUK MPOSHTEMI. Jo vetem qe nuk pesuam gol por FILLUAM TE RREZIKOJME PORTEN serbe.Portjeri serb DRIDHEJ duke bere kryqin ne çdo goditje kendi e sulm te djemve tane.Tifozet po ashtu filluan te FRIKESOHEN e keto jane F A K T E qe mund te rishihen. -E tani,ne vete duhet t’u RIJAPIM shansin per 3 pikeshin ?!!!-Per IRONI te fatit te serbeve shansin e fundit te tyre per te shpresuar ne kualifikim e kemi ne ne dore …e ne ç’duhet te bejme PAS GJITHE KESAJ ?
Lojen Aleksander,lojen duhet te bejne djemte tane,qe t’ua kerrejne tre-pikshin.
Padyshim ato qe thua per terrorin e bashkekordinuar
shtet-federate-huligane mbi djemte tane,ne komentin tend,jane plotesisht te verteta,,,,dhe pikerisht per kete ne na duhet loja,te cilen nuk kam dyshim qe e fitojme.
Kur ata djem te shkelqyer te Kombetares perballuan me dinjitet gjithe ate terror e prape luajten,,,po ne kushte normaliteti ke dyshim se do te jene triumfatore???
Jemi vend i vogel Aleksander,prandaj nuk besoj ne rrugen gjyqesore.Qe nga 14 tetori kjo rruge vetem na ka trishtuar shume dhe fyer.
Se pari serbet e dine mire qe ne Lozane fiton Shqiperia.Deshperimi i zyrtareve te federates serbe dhe lojtareve serbe ne momentet kur u pezullua ndeshja(dhe per kete ka shume deshmi e fakte)e tregon shume mire. E tregon shume qarte edhe QURRAVITJA e lutja ndaj Dukes e serbeve(me aprovim te uefa-s !!!) per te riluajtur,sepse e dine ç’kane bere e ç’i pret. E dinte para te gjitheve platinì ,qe per mendimin tim ka vepruar keshtu per te mos humbur ai personalisht si serbine ashtu dhe Shqiperine ne votimet e radhes.Duke u treguar serbeve se ja ç’kisha ne dore e bera ,dhe nga ana tjeter (duke e ditur mire si perfundon)mendoj ,ka inkurajuar mikun e tij Duka per t’i vajtur deri ne fund çeshtjes. Ndaj Duka ishte shume i qete dhe I PA TRAZUAR(!!!?) si nga deklaratat skandaloze te platinì para vendimeve ashtu edhe nga vendimet e mepasme. Ndaj dhe Duka ka REFUZUAR ME QETESI E VENDOSMERI “propozimin serb” per te riluajtur,nuk me duket aq naiv “katundari i Shijakut”!-Le te marin njehere “haraçin” per gjithe sa bene(qe denimet qe u dha platini t’u duken si perkedhelje ne krahasim me çdo te marrin)e pastaj…edhe nje dru te mire(sportiv) ne Shkoder tetorin qe vjen (nuk kemi pse te riluajme edhe sepse e kemi kete mundesi ne ndeshjen e kthimit).E mbi te gjitha t’u japim edhe nje LEKSION QYTETARIE me mikpritjen shkodrane qe eshte nga me dinjitozet ne Shqiperi e le te kthehen si te dhjere ne shtepi te tyre.
Ndeshja nuk duhet te perseritet, vetem per faktin se I jep shans Serpise per te arritur vendin e trete.
Po ci keni keto lajme kot. Si mund te luhet ne zvicer!!!!!!! Eshte njesoj si te luhet ne Tirane!!!!! Apo futja le te bejme nje lajm
ndeshja nuk duhet te perseritet jo per c eshtje frike se mund te humbasim po se po te pranojme i bie qe serbi nuk ka pasur faj ne ate qe ndodhi dmth faji na bie ne me dronin mbasi u shame si komb dhe rrafen lojtaret tani duan qe te perseritet
me sa po kuptoj ceshtja zvarritet sepse eshte nje vend i Vogel si shqiperia dhe nuk duan te prishin me serbin
po sikur ajo qe i ndodhi shqiperise i kishte ndodhur anglise francen italise apo gjermnaise vendimi ishte marre me kohe prandaj nuk ka faj cana pse firmosi apo duka vete presidenti i beogradit tha qe ishte nje komplot per te gjakosur shqiptaret
Ndeshja nuk duhet te perseritet .
Eshte nje kurth per te futur serbet ne loje per vendin e trete (qe te luajne barazh)Ata pas humbjes me danimarken logjikishte ,ata kane te sigurte vetem nje tre pikesh,( me armenin brenda
Kombtaria shqiptare duhet te pergatitet per ndeshjen me Armenine e cila(ndeshja)eshte nje nga ndeshjet me te rendesishme per ecurine e grupit
Ne qofte se marrim tre piket m armenet ,eshte e ngjashme duke u nisur nga taktika dhe menyra se i luan kombetaria jashte ti marrim nje pike ose edhe tre danezve.
Pse duhet te fusim edhe serbet ne loje kur ata(teorikishte)kane program me te rende nga ne.
Na rrahen fizikishte na shane ,te na rrahin edhe ne fushe,
Atehere cfituam ne nga kjo gje?
Nuk duhet të përsëritet.
Serbët e kërkojnë këtë pasi kanë frikë se KAS do t’i japë fitoren Shqipërisë. Dhe mendojnë se Kas do ta bëj një gjë të tille.
Serbia ka frike, prandaj në nuk duhet të pranojmë diçka të tille. Asnjë ndeshje nuk është përsëritur, pse ta përsërisim ne?