Presidenti i UEFA-s Mishel Platini u përgjigjet me ironi akuza nga Anglia, sipas të cilave numri një i qeverisë së futbollit euopian ka marrë dhurata për të lobuar pro zhvillimit të botërorit të vitit 2018 në Russi dhe në 2022 në Katar.
“Jam më shumë se i pastër.
Nuk kam marrë dhuratë as një pikturë të Pikasos, as ndonjë ndonjë bombël gazi apo vaji.
Më janë bërë shumë akuza nga më të paimagjinueshmet, ndërsa jam hetuar nga hetues privatë për gjëra të pabesueshme.
Që kur kam marrë drejtimin e UEFA-s, më kanë bëzdisur shumë”
Platini siguron për Russi 2018 dhe Katar 2022 ka votuar me bindje të plotë, i pandikuar nga lobingjet e këtyre vendeve, raporton Sport News:
“Vota ime ka qenë për Rusinë dhe Katarin sepse më pare këto dy vende nuk e kishin organizuar Kupën e Botës. Pa dyshim që nëse do të vërtetohen rastet e korrupsionit, duhet të bëhet një votim i ri”
Për sa u përket zgjedhje presidenciale në FIFA, Platini nuk e mbështet rikandidimin e Blater:
“Isha pro zgjedhjes së Blater në vitin 1998, sepse mendoja se ishte njeriu i duhur për këtë detyrë.
Pas 5 mandatesh, mendoj se është momenti për ajër të freskët.
Duhet t’u japim mundësinë të tjerëve, sepse imazhi i FIFA-s është përkeqësuar shumë. ”
Në fund francezi tha se ishte i lumtur për faktin që Pele po përgatitej të linte sptalin, ku qëndroi për pak kohë nën kujdesin e rreptë të mjekëve për shkak të një infeksioni në veshka.
Ti Platini je Nje Burre Kurve ,IPaaaster!!!!! Ti je nje Pis Kar i Felliqur,Hajdut Muti
Vous êtes un homme Kurve Platini, propre !!!!! Vous êtes un sale bite Pis, Cambrioleur Muti
http://www.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/edit/
PETICION PER DOREHEQJE E PLATINISE
ti Platini qenke “i ndershem’ si Luli yne,dhe ai keshtu thote,nuk ka ngrene qindarke nga rruga e kombit.