Maradona mbetet gjithmonë i vecantë.
Legjenda e futbollit argjentinas ndodhej në Karakas të Venezuelës gjatë festimeve ushtarake për 190 vjetorin e betejës së Ayacuchos, që i dha fund dominimit spanjoll në Amerikën e Jugut.
Maradona, që është shumë i lidhur me Venezuelën, pasi ka qenë një mik i madh i ish- presidentit Hugo Chavez, ishte një i ftuar luksi i presidentit aktual Nicolas Maduro në ceremonin mes shumë funksionarëve të shtetit, ushtarakëve e diplomatëve në ceremoninë e rastit, por me sa duket Diego nuk mund t’ju rezistojë dot fjalimeve, pasi pikërisht kur presidenti Maduro përmendi emrin e tij për ta përshëndetur për pjesëmarrjen, Maradona u kap nga kamerat ndërsa ishte duke dremitur.
Mirë që mendoi dikush që ishte ulur pas tij për ta zgjuar ndërsa Maduro po e cilësonte Maradonën si një rebel dhe revulucionar edhe në fushën e ideve, duke e konsideruar Maradonën si një njeri që shoqëron popujt në luftëne tyre për drejtësinë dhe për të vërtetën, raporton Sport News.
Fjalë të forta dhe emocionuese, por me sa duket jo për Maradonën, që ja kishte futur një gjumi të këndshëm.