Rëndohen pozitat peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Një tjetër peshëngritës rezulton pozitiv ndaj testeve të antidopingut.
Sipas burimeve pranë Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, një tjetër sportist kuqezi ka rezultuar pozitiv.
Për momentin nuk ka ende një emër të konfirmuar, por dyshohet se ai është Hysen Pulaku, raporton Sport News.
Sipas asaj që bëjnë të ditur burime jo zyrtare, Pulaku ka rezultuar pozitiv jo në Botërorin e zhvilluar në Kazakistan, por në Europianin e të rinjve, ku ai u shpall kampion Europe në stilin e shtytjes me 203 kilogram të ngritura, ndërsa mori dhe argjend në shkëputje me 166 kilogram, e argjend gjithashtu në dygarësh.
Federata Shqiptare e Peshëngritjes për momentin ka bërë të ditur se diçka më shumë do të mësohet të këtë të enjte, pa dhënë një emër konkret se kush mund të jetë sportisti i dyshuar, ndërkohë që burime pranë këtij institucioni kanë bërë me dije, se i dyshuari është Hysen Pulaku.
Nëse emri i Pulakut do të konfirmohej, kjo do të ishte hera e dytë për peshëngritësin që penalizohet nga dopingu, pasi përpara Olimpiadës së Londrës ai rezultoi pozitiv ndaj substancës, Hydoxystanozolol./b.l
U sterviten ne Greqi muaj para ndeshjes ,dhe ja rezultati.
shenim; nuk flitet per shqiptare,por per sunite shqipfoles,kshq
pune korrakesh,varu kkkkkkkk……….
Kujtoj Histerizmat e “patriotave” nacional-shovinist Koqe-Zinj, pas “korjeve te fitoreve” te “bijeve te Shqipes”.
Me doping ne Atletizem, me doping ne Histori, me doping tek te vertetat, me doping llogjikes, mashtrim, mashtrim, mashtrim… vetem per te tilla jemi te afte te prodhojme.
duhet te kishin pyetur Pirro tDhimen se ai ka experience ne kete profesion.
ay pidiksou re poustokefalo
ore keta ose jane debila ose jane idiot
Kjo qe po ndodh po kalon cdo kufi, te gjithe peshengitesit qe morren pjese dolen pozitiv ne testet antidoping. E kujte eshte pergjegjesia, vetem e individeve apo edhe e FSHP-se? Kush i monitoron ato, kush mban llogari per rezultatet?