Atletiko e Madridit është duke kërkuar që të marrë në formë huazimi në merkaton e Janarit mesfushorin Xherdan Shaqiri.
Trajneri argjentinas Diego Simeone prêt që skuadra bavareze të jap ok-in për kalimin e lojtarit zvicerian tek ekipi i tij, në mënyrë që të lërë të lirë Alesio Çerçin, që të huazohet tek skuadra zikalter e Interit.
Kampionët e Spanjës dëshirojnë të përforcojnë repartin e avancuar dhe për Simeonen futbollisti i kombëtares zvicerane është njeriu ideal për t’ia bashkangjitur Mario Mandzukicit, Antonio Griezman dhe Raul Himenezit në sulmin e Atletikos.
Edhe vetë Shaqiri ka deklaruar se dëshiron që të larhohet nga Bajerni, pasi nuk është i kënaqur me aktivizimin e tij tek kampionët e Gjermanisë, ku ka luajtur vetëm 8 ndeshje, dhe vetëm në tre prej tyre është aktivizuar si titullar. 23-vjecari kërkon më shumë hapsira dhe me shumë mundësi do të zgjedhë Atletikon për të vazhduar karrierën e tij.
Për Shaqirin kanë shfaqur interes edhe klube të tjera të njohura si Juventusi dhe Liverpuli, por mesfushori e ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë tek madrilenët e Atletikos.
Ndërkohë, për sa i përket Alesio Çerçit, zikalterit e Roberto Mancinit duhet të presin Bajernin që të ndezë dirtën jeshile për kalimin e Shaqirit në “Vinsente Kalderon”, që të firmosin me 27-vjeçarin. Ndryshe transferimi i tij do të ndërlikohej shumë./f.b
….filloi dhe shaqua CIKLIN E SHFRYRJES te gjithe e duan, por askush nuk po e merr
Shaqiri eshte djali i Mahmut Ferhatit , me mire te marrin qifteline, dhe te kendoje me Shyreten