Edhe Daniel Godelli pozitiv

11 Dhjetor 2014, 11:37Sport TEMA

Pas Romela Begajt dhe Hysen Pulakut ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping, edhe Daniel Godelli nga WADA (Agjensia Botërore e Anti-Dopingut), dhe Federata Botërore e Peshëngritjes ka marrë vendimin e pezullimit përkohësisht tw sportistit shqiptarë.

Zyrtarisht në adresë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka ardhur përgjigja e analizave, sipas të cilave edhe kampioni i botës, Daniel Godelli rezulton pozitiv.

Ende nuk dihet substanca e ndaluar që ka përdorur Godelli, por mendohet se peshëngritësi do të kërkojë të bëjë edhe testin B. Daniel Godelli u shpall kampion bote në peshën 77 kg, duke marrë 2 medalje ari dhe 1 argjendi në kampionatin Botëror të Kazakistanit..

Para disa ditesh analizat antidoping, të cilave iu nënshtrua Romela Begaj, kanë zbuluar se peshëngritësja shqiptare ka përdorur substancën e stanozololit.

Kjo substance, e cila eshte e ndalusr per sportistet ndihmon në rritjen e masës muskulore, shtimin e rruazave të kuqe në gjak dhe forcimin e kockave/f.b

7 komente në “Edhe Daniel Godelli pozitiv”

  1. Tekniku says:

    Nuk e di nese kerkoj edhe ky shtepi falas nga shteti dhe mjek personal si ajo tjetra ?!
    Ketu del ajo qe tha Edi Rama se ne kemi heronje te rreme. A nuk po perflitet keto dite se deputet e drejtues te medhenje ne keto 24 vite qe na kane dhene leksione demokracie, na kane bere ligje dhe na kane shtypur po na dalin spiuj te medhej. Edhe keta po te rezultojne te tille demokrate te rreme dalin, dhe duhet tu hiqen “medaljet”.

    1. Epiriiiiiii says:

      PERFUNDIMISHT,….. Te Dhjefsha PESHNGRITJEN SHQIPTARE dhe PeshUlesit e saj. Duhet menjeher Hetuar kush i Dopon keta Peshulesa duhet menjeher SHKARKUAR pergjegjesit

  2. Mario says:

    Turp.Po pse kaq popull katunar mer jahu!!!!!.Kto paskon kujtu se do I bojshin analizat ke ambulanca lagjes ??.Kto jon pasojat e gjith ksaj kohe qe la rrumpalla.Injoranc e maskarallik.

  3. Qerimi says:

    Me qa e me qesh.

    Histori e denje per Shqipni.

    As dhjete dite nuk ka zgjat lavdia dhe krenaria.

  4. Mario says:

    Trup.Po pse kaq popull katunar mer jahu !!!.Po ku kujtun kto se do u kontrollojshin ke ambulanca lagjes ????.Injoranc e trashgume prej ktyne viteve leshi demokracie.

  5. Flamuri says:

    Shume vone i sollen keto rezultatet e analizave keta. Ketu ka 3 mundesi: ose keta kane marre doping pa dijenine e tyre…se te tere bashke eshte e cuditeshme qe te dalin me doping(te pakten une nuk maj mend te kem degjuar qe te tere sportistet fitues medaljesh te nje shteti te dalin me doping ne nje gare), ose analizat jane te gabuara sepse ka patur ndotje te mostrave te paraqitura, ose keta te tere bashke me federaten e peshengritjes jane trapa dhe duhen pezulluar te tere nga sporti nje here e mire.

  6. Mallakastrioti says:

    @@ Nuk u Gezuam njehere ,gjithmone te “Gezuar” dhe Zhgenjyer…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje