Ashtu siç ka ndodhur gjithmonë këto vitet e fundit, edhe në Botërorin e Kazakistanit delegacioni shqiptar i peshëngritjes nuk ka patur asnjë mjek me vete, i cili është i dosmosdoshëm në evente të tilla, sidomos ato ndërkombëtare.
Vladimir Gjonaj, drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, shprehet: “Kjo është kompetencë e Federatës, ajo e gjykon vendin e grumbullimit, trajnerin dhe praninë ose jo të mjekut.”
Në çdo vend europian, para nisjes në një aktivitet ndërkombëtar, sportistët i nënshtrohen një testi antidoping të bërë nga Komisioni Antidoping i vendit përkatës. Drejtori i Sporteve Gjonaj, i cili është njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit Kombëtar Antidoping, thekson se sportistëve tanë që morën pjesë në Botëror nuk u është bërë asnjë test nga ana e tyre para nisjes në Kazakistan.
“Nuk është bërë një test para evenimentit. Testi duhet kërkuar nga vetë Federata pasi është e vështirë ekonomikisht që të bëjmë teste para çdo aktiviteti”, shpjegon drejtori i Sporteve.
Në pjesën më të madhe të vende europiane Komisioni Antidoping është një komision i pavaruar. Drejtori Gjonaj thekson se edhe në Shqipëri ky komision është i pavaruar, ndërkohë që në ligjin për sportin thuhet se ky është thjesht një strukturë këshillimore e Ministrisë dhe nuk ka kompetenca ekzekutive.
“Komisioni Antidoping në vendin tonë është totalisht i pavarur, madje në këtë Komision nuk ka më zv/ministra apo drejtorë policish si më parë. Nuk shoh asnjë lloj varësie pasi nuk kam marrë kurrë asnjë urdhër për t’i thënë Komisionit si të veprojë”, tha zoti Gjonaj.
Në fund, Gjonaj i bashkohet deklaratës së KOKSH-it ku thuhet se përdorimi i substancave të ndaluara nga ana e sportistëve të përfshihet në Kodin Penal si një vepër e dënueshme ligjërisht: “Sportisti, trajneri apo mjeku që tenton të arrijë një rezultat të pamerituar, domethënë të mashtrojë, të parashikohet në Kodin Penal që të dënohet me sanksione si gjobë apo burgim.”/TCH
Eshte e frikshme,por e vertete.
Afersisht te gjithe atletet ne bote marrin substanca te ndaluara per te arritur rezultate te larta.
Te rralle jane ata atlete,qe nuk marrin,por edhe nuk arrijne kurre te kapin ndonje rezultat te larte.Nese do te kapej Bolt pozitive,e dini cmund te ndodhe?
Gjithe sporti atletikes do te rrezohej,keshtuqe “arrihet”,qe te fshihen keto gjera.Nuk do te kishte me shembull,do te rrezohej nje piramide e larte,qe ne realitet eshte fallco,por e nevojshme per te frymezuar breza.
Laboratoret e Kines apo te Rusise jane te nje niveli si i kane federatat e atletikes dhe sportistet testohen per nje kohe te gjate perpara se te paraqiten ne evenimente.Nese ne keto vende testohen pozitive,lajmerohen dhe paraqiten si te demtuar.
Te gjithe marrin por te ndjekur nga specialiste dhe doza te percaktuara,duke i stopur para nje kohe te caktuar se evenimenti te vi.
Kush nuk i di,ti mesoje dhe kush nuk beson te lexoje perreth dhe do kuptoje si qendron e verteta.
Po Ben,eshte e vertete qe marrin te gjithe sportistet e niveleve te larta.
Dallimi eshte qe marrin substanca qe ne nje moment te caktuar nuk jane ne listen e substancave te ndaluara nga komisjoni antidoping.Keto lista rifreskohen here pas here me dopingje te tjera,por asnjehere nuk jane ne pararoje te prodhimeve farmaceutike,qe te mund ti bejne nje STOP perdorimit ne evenimente boterore dhe jo vetem.Shto ketu edhe interesin e Komitetit Olimpik boteror per te patur gjithmone surpriza ne keto gara sepse ndryshe nuk do te kishte as interes per ti ndjekur por as edhe sponsorizime financiare,aq te domosdoshme per keto institucione,si te atletikes,shtanges apo edhe te notit neper bote!
Laboratoret farmaceutik te Kines apo USA-s,jane aq te fuqishem,sa i prodhojne keto substanca por nga laboratoret antidoping te mos kene mundesi te kapen. Ato substanca kushtojne aq shume sa atletet tane nuk mund ti perballojne dot financiarisht,sikur edhe cdo tre muaj te fitojne medalje te arta boterore.
z.Gjonaj, ben mire ti rekomandosh eprores tende, mesueses te fshatit (ministre e sporteve) Lindita Nikolla se ne rast se dhe testi B del pozitiv ajo ben mire te jape doreheqjen si nje gjest normal i nje titullari te pergjegjshem.
Te ndryshohet ligji per sportistet qe marrin droge dhe shesin ndeshjet e futbollit te ndeshkohen rreptesisht , nuk duhet te kete shans qe sportisti te tallet me kombin e vet qe e perfaqson dhe e mbeshtet .
“drejtori gjonaj është antar i komisionit të antidopingut”dhe në të njëjtën kohë është”drejtor i sporteve në ministrinë e kulturës dhe sportit”,thotë se komisioni i antidopingut është i PAVARUR?!?!
mund ta quajmë këtë,gallatë shqiptare??
apo gllabëro sa të mundësh poste për të bërë para për të pasur favore,për të qënë brënda mentalitetit shqiptar!
konflikt interesi gjithandej!
U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!