Skandali i dopingut të peshëngritjes shqiptare, në pjesën më të madhe të rasteve – për të mos thënë gjithmonë – mban emrin e Stanazololit, një substancë e përdorur gjerësisht për shërbime terapeutike, te kafshët dhe te njerëzit.
E përdorur prej mëse 30 vitesh në sportet individualiste, ndërkohë mjeku sportiv dhe agjenti i dopingut i WADA-s në Shqipëri, Mel Ostreni, tregon diçka më shumë se çfarë është kjo substancë dhe si ndikon te sportisti.
“Stanazololi është një hormon sintetik mashkullor, të cilin nuk e prodhon trupi i njeriut, por industria farmaceutike për qëllime terapeutike. Është një hormon sintetik mashkullor i ngjashëm me testosteronin, por shumë më i fuqishëm dhe me më pak efekte anësore. Praktikisht përdoret në shëndetësi në shumë fusha, aty ku e kërkon nevoja e pacientit, por jo në sport. Ky hormon bën fryrjen e fibrave muskulare, por edhe i than ato, i shndërron nga të kuqe në të bardha. Fibrat e bardha, për dijeninë e teleshikuesve, janë fibrat e shpejtësisë së madhe, të shpërthimit, kështu që edhe sporti i peshëngritjes futet në këto sporte të quajtura shpërthyes, që nuk zgjasin shumë në kohë, por janë momentale”, u shpreh Mel Ostreni, mjek sportiv.
Përpara aktiviteteve të rëndësishme si Europiani apo Botërori, Agjencia e Dopingut në Shqipëri është e detyruar të kryejë analiza me nismën e saj, por kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak mosmarrëveshjesh dhe mungesë fondesh, duke qenë se një analizë kushton rreth 500 euro.
Gjithsesi, mjeku Ostreni ka marrë analizat e Godellit për herë të fundit, përpara largimit për në Greqi.
“Unë u kam marrë këtyre sportistëve këtë analizë në fillim të vitit 2014, kur neve na erdhi një urdhër i WADA-s për t’i kontrolluar ata. Nga qershori i 2014-s, rezulton të kemi marrë kontrollet e peshëngritësve, por edhe sportistëve të sporteve të tjera individuale, sepse WADA ka për detyrë të kontrollojë sportet individuale. Përgjigjja e tyre ka qenë negative”, shprehet më tej Mel Ostreni.
Si në rastin e Romela Begajt, ashtu edhe atë të Daniel Godellit, por përgjithësisht në raste të tilla, rrallë sportistët shqiptarë e pranojnë, duke u fshehur e u justifikuar me ‘provën B’ të analizave, por çfarë do të thotë kjo analizë dhe a ka mundur ndonjëherë në histori që ‘analiza B’ të rrëzojë ‘analizën A’?
“Në përgjithësi, me aq sa di unë, nuk e ka rrëzuar asnjëherë, sepse është i njëjti kampion urine që ndahet në dy pjesë. Sa për sqarim ndaj publikut, nëse prova A bëhet nga pikëpamja cilësore, domethënë ka apo s’ka substanca të ndaluara, në provën B bëhet kontrolli edhe nga ana sasiore, duke nxjerrë disa të vërteta si: sa është doza e marrë, për sa kohë është marrë dhe sa kohë ka zgjatur marrja e saj”, përfundoi deklaratën mjeku Ostreni./TCH
Kete e kane dhurate nga greket ,nga Pirro Dhima me tradhetaret e tjere.I shkuan armikut ne prite.
Romela kujton se do beje shurren prap
Eshte pergjegjesi e federates se peshngritjes, eshte veprim perserites !
I shpreh mbeshtetjen sportisteve qe jane lene vetem si gjithmone nga bosat e sportit. Me vjen shume keq per gjithe ate mund qe keni vuajtur.Dyshoj tek palestra ne Greqi, ku u pergatitet, ndoshta pa dijenine tuaj mund t’ju kene dhene dicka. Respekte vellezer.
pune korrakesh,varu kkkkkkkkkk………..
na turperuan jezitet….., varu janullen
Prandaj kerkonin qe shperblimet te beheshin sa me pare.
“Ndalu bre Bek, se ka hendek”, – i thone kesaj pune.
Me mire te me kishin thene se Edi Rama s`ka paguar faturen e dritave,se mora kete lajm.U dhie nusja ne kale!
u kapen edhe kta soprtistat me drog a?
po na kujtum se e mbyllem ceshtjen droga me renijen e lazaratit!!!!
apo. rrin macja pa gjujt minjt?
aq rrin edhe shqiptari pa perly me mut turinjt!
Doktor Ostren rumpalla s’marka vesh nga anabolet.
Winstrol ( Stanozolol ), nuk fryn apo transformon muskuj nga te kuq ne te bardhe por i jep avantazh procesit te proteinave ne muskuj duke aktivizuar prodhimin ne sasi me te madhe te nje hormoni pergjegjes per kete proçes ne tru.
Sportisti, ne kete rast peshngritesi, ndjen avantazhin tek fibrat e muskujve te lloit “Fast twitch” tipi 2b, sepse ky lloj sporti ato fibra muskujsh perdor 80% gjate aktivitetit.
Stanozolol eshte me me pak efekte anesore se Testosteroni ?!?!?! Hahahahaha na bere per te qeshur o doktor rumpalla…..
Stanozolol ( apo anabolet ) per qellime terapeutike ??!?!?! Hera e pare qe e degjoj..
Edhe vrasim mendjen ne pse kapen sportistet tane ne testet e doping çdo here qe behen kompionate ! Po te kesh doktor Ostrenin, mjeshtrin e anaboleve, doemos.
Keshtu eshte, kur nje federate legenash s’u dridhet qerpiku per veprimet e tyre nga qafirat e plepave.
Kush “bombardon” mire e mire shendetin e sportistit me lende anabolike, pa iu bere vone se keshtu mund te demtoje rende shendetin e tyre, duhet vene para pergjegjsise morale dhe ligjore.
Po prej kujt mund t’a presesh nje gj te tille? Prej ca spurdhjakerve qe e shesin veten per politikane, por qe akoma pa kaluar dita, u perpoqen t’a shfrytezonin “suksesin” nje-javor te yllkave te sportit per interesat e tyre, duke u varur leshkove disa dekorata teneqeje fare pa vlere.