Karaxhiç: Pas ndeshjes me Shqipërinë mund të ishim përjashtuar

12 Dhjetor 2014, 17:16Sport TEMA

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç, në një intervitë të dhënë për gazetën “Blic” ka pranuar se Serbia mund të përjashtohej pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen kundër Shqipërisë.

Karaxhix nuk flet direkt për vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, por duket qartë se Serbia ka marrë më tepër sesa meritonte dhe se rreziku i përjashtimit ka qënë shumë real pas telefonatës që kishte marrë nga Sep Blater gjatë ndeshjes së 14 tetorit.

“Në fushë hyri një grup prej rreth 60 personash, ne e dimë se cilët janë. Sapo ata dolën nga fusha, me telefonoi Blater: ‘Bogdanov ka hyrë në fushë!’”.

“Pas ndeshjes mendova se do të na përjashtonin: Bogdanov, një karrige në fushë, tifozët, turma para tunelit me lojtarët e tyre… Skenari ishte ai i i nje ndeshje të ndërprerë”, u shpreh ai.

Karaxhiç ka theksuar  se ditën pas ndeshjes kishte dhënë dorëheqjen dhe i kishte kërkuar Dejan Stankoviç ta zëvendësonte, por ky i fundit kishte refuzuar.

Kjo ishte arsyeja pse ai kishte qëndruar ende në detyrë, për të mbyllur mandatin si president i Federatës./f.b

2 komente në “Karaxhiç: Pas ndeshjes me Shqipërinë mund të ishim përjashtuar”

  1. kujtesa says:

    E drejta do te ishte ajo qe ka menduar ky kar-axhiçi,por ja qe eshte nje dore e zeze qe i peshtjellon gjerat.
    Por edhe ky,per ti zbutur pak shikoni si e deklaron punen e stolit:”Bogdanov,nje stol ne fushe…” etj.
    Pse nuk e thote ky zagar: “nje stol ne koken e lojtarit”?

  2. mal shova says:

    Haaahaaa Po ik o karaxhic ku di ti fajin e kishte droni dhe shqiptaret e ka thene Lubonja dhe ca Koklecka te tjere qe komentojne ketu
    Te paska marre tel edhe Blateri mePlatinin ,po c te thane!
    Neve do tju mbulojme se ne fakt ini per perjashtim vetem mos e beni here tjeter,
    Ndersa Lubonja me ca varu k,,, kane ngelur te qafa Fajin e kishte droni dhe shqiptaret ,haaa haaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje