SUPERLIGA/ Trajneri Duro do ti besojë të njëjtëve lojtarë që triumfuan në derbi, Ndeshja DIREKT në TemA TV

13 Dhjetor 2014, 13:21Sport TEMA

Partizani do të ndeshet ditën e sotme në orën 16:00 në transfertë me ekipin e Flamurtarin.

Trajneri kryeqytetas Shpëtim Duro pritet ti besojë formacionit titullar që triumfojë në derbin kundër Tiranës.

Në portë do të jetë Alban Hoxha I cili është vetëm 38minuta larg, për të vendosur rekordin e ri që mbahet nga ish portieri Bujar Gongunja që ka 1037minuta pa pësuar dol.

Në mbrojtje do të rreshtohen nga e djathata Fejzullahi, në qëndër dyshja Rrahmani-Cuculi, ndërsa në të majtë Lorenc Trashi.

Në mesfushë do të vendos Mazrekaj dhe Vila nga krahët, në qëndër Batha-Daja, ndërsa në sulm Serbi Racic do të mbështet nga kapiiteni Nderim Nexhipi i cili ishte autori I një golit spektakolar në ndeshjen kundër Tiranës.

Në këtë transfertë ekipi I “Demave të kq” do të shoqërohet edhe nga numër i konsiderueshëm tifozësh që do të mbështesin ekipin në një prej ndeshjeve më delikate të kampionatit.

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Partizanit, falë një bashkëpunimi me FK Partizani do të transmetohet direkt në TemA TV, mundësuar nga platforma Digitalb.

Të gjithë shikuesit e TemA TV do të kenë mundësi që nga ora 16:00, jo vetëm të ndjekin direkt ndeshjen, por edhe të japin komentet e tyre online./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje