Partizani pret Vllazninë në ndeshjen për të ruajtur kreun/ Takimi DIREKT në TemA TV

17 Dhjetor 2014, 15:28Sport TEMA

Vllaznia është padyshim skuadra e muajit në Superligë.

Shkodranët kanë 4 fitore radhazi dhe sipas drejtuesve, ata do të kërkojnë edhe të pestën sot ndaj Partizanit në kryqytet, në takimin që luhet në ora 16:00 dhe do të transmetohet në TemA TV, mbështetur nga Digitalb.

Skuadra e Ranierit luan përballë kryesuesve të Partizanit i cili humbi një javë më parë në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe duket e etur për pike që të ruajë kreun e renditjes në Superiore.

Trajneri i “demave të kuq” Shpëtim Duro pritet të luajë me Raçiç të vetëm në sulm, i cili do të mbështetet nga treshja Mazrekaj-Vila-Nexhipi.

Ndërkohë Ranieri, do të vazhdojë t’i besojë dyshes së konfirmuar të shkodranëve Kruja – Soza.

1 komente në “Partizani pret Vllazninë në ndeshjen për të ruajtur kreun/ Takimi DIREKT në TemA TV”

  1. VL says:

    Sa here e keni dhene Partizanin ju gjithmone ka humbur,boll e transmetuat se sillni ters.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje