Morati: Si tifoz, te Interi do të ndryshoja gjithçka

16 Dhjetor 2014, 16:53Sport TEMA

Fitorja ndaj Kievos përvec se ka rikthyer optimizmin në shtëpinë zikaltër ka lumturuar jashtë mase edhe tifozin me special të Interit, i cili është padyshim ish- presidenti Masimo Morati, që edhe pse zotëron 30% të aksioneve të klubit milanez, momentalisht nuk mban asnjë post drejtuesi pasi la detyrën si president nderi vetëm pak kohë më parë:

“Duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur. Suksesi ndaj Kievos mund të na shërbejë si një pikënisje dhe jam i lumtur për paraqitjen e skuadrës”.

Tashmë që mund të konsiderohet thjeshtë tifoz, Morati flet edhe si një i tillë:

“Nuk e di kur do të vijë momenti që do të fitojmë sërish, por si një tifoz unë dëshiroj që skuadra të përforcohet me sa më shumë elementë cilësorë në dy sesionet e ardhshme të merkatos.

Gjithsesi, shumë gjëra do të varen nga ajo se cfarë do të arrijë ky ekip.

Nëse do t’ia dalë të bëjë dicka të bukur në këtë sezon do të hidhnim edhe një hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen. Më saktë do të hidhnim bazat për t’iu rikthyer fitoreve”.

Në fund të intervistës së tij Morati foli edhe njëherë tjetër për ish trajnerin e Interit, Valter Mazzarri:

“Mazzarri është një trajner i një niveli shumë të lartë, megjithatë ai nuk u inkuadrua mirë në klubin tonë.

Një tjetër fakt që e dëmtoi atë ishte se Mazzarri e mori drejtimin e skuadrës, në një moment që Interi ishte duke ndryshuar pronësinë.

Ndodh ndonjëherë që një trajner nuk arrin rezultatet e shumëdëshiruara dhe dicka e tillë ndodhi edhe të tek Interi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje