Erik Abidal lë përfundimsht futbollin

19 Dhjetor 2014, 18:05Sport TEMA

Mbrojtësi Francez Eric Abidal I ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike.

35-vjecari që ishte pjesë e ekipt Grek të Olimpiakosit ka marrë një ofertë nga ekipi I Barcelonës për të qënë pjesë e sektorit teknik tek katalanasit.

Abidal deklaroi se do të varë përfundimisht këpucët në gozhdë pa dhënë shumë arsye për këtë vendim duke e justifikuar atë me një zgjedhje personale.

Francezi ka pasur një karrierë të sukseshme ku ka fituar shumë trofe, duke fituar edhe betejën më të rëndësishme atë me jetën e tij për shkak të një tumorri që pati në mëlci.

Ai ka fituar 3 kampionate në Francë, 4 në Spanjë, 2 Kupa Mbreti, 2 Champions Ligë dhe 2 Botërorë për klube./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje