Një lajm i pabesueshëm meraktoje vjen nga Anglia, ku besojnë se Garet Bejl kërkon të rikthehet në Premier League.
Edhe pse në Madrid, uellsiani po fiton gjithçka, duke u bërë një nga lojtarët kyç të formacionit të Karlo Ançelotit, “Daily Express” këmbëngul se ish- mesfushori i Totenhem synon të rikthehet në ishull për të veshur fanellën e Mançester Junaited.
Lajmin e citon edhe madrilenia “AS”, sipas së cilës, Van Gal është gati të derdhë 100 milionë euro në arkën e “Los Blancos” për ta vendosur uellsianin nën urdhrat e tij.
Më shumë se dëshira e lojtarit, është ajo e teknikut holandez për ta marrë në “Old Trafford”, pasi ai nuk është ende i kënaqur me grupin që ka në dispozicion.
Kjo, edhe pse gjatë verës bëri disa shpenzime të çmendura në merkato, duke afruar Di Marian dhe Falkaon.
Disa objektiva të tjerë për Mançester Junaited janë edhe mbrojtësi Mats Humels e mesfushori i Romës, Kevin Strotman, raporton Sport News
Ky i fundit nuk po gjen më hapësira në formacionin e Rudi Garcias pas dëmtimit të gjatë që e mbajti rreth 7 muaj larg fushave të blerta.