Fitorja e arritur në derbi kundër Tiranës, tek Partizani duket se ka ndikuar për keq.
Të kuqtë pas asaj fitore spektakolare, kanë arritur dy humbje rresht me Flamurtarin dhe Vllazninë në “Qemal Stafa”. Ditën e sotme ekipi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro do të luajnë ndeshjen e fundit për këtë vit në “Elbasan Arena” në orën 16:00 kundër Elbsanit.
Në prag të kësaj përballje trajneri Duro e pranon se pas fitores në derbi, skuadra ishte në pozita komode dhe duhej të përfitonte nga ai sukses por kjo nuk ndodhi.
” Mbas ndeshjes në derbi ishte momenti më i mirë për t’u shkëputur nga rivalët, por nuk arritëm të përfitonim. Kemi gabuar në dy ndeshje me Vlorën dhe Vllazninë por skuadra i ka mundësitë për të luftuar deri në fund për objektivat që ka. Elbasanin e vlerësojmë maksimalisht dhe parashikoj një sfidë të vëshitrë.”
Mungesat e vetme për trainerin Duro në këtë përballje janë Batha dhe Cuculi të pezulluar me kartona
Partizani aktualisht renditet në vëndin e tretë me 33pikë të grumbulluara ndërsa Elbasani në vëndin e 9-të me 9pikë e cila rrezikon shumë rënien nga kategoria superiore./f.b