"Zhduket" Ronaldinjo

22 Dhjetor 2014, 15:20Sport TEMA

Ronaldinjo përbën lajm edhe kur nuk dhuron magji në fushën e blertë.

Ish- sulmuesi i Brazilit është kthyer në çështje në Meksikë, ku aventura e tij me Queretaron nisi në mënyrën më të mirë.

“Gaucho” është zhdukur që prej 15 ditesh pa lënë asnjë gjurmë dhe presidenti i klubit po e humbet durimin.

“Nëse nuk vjen gjatë javës së ardhshme duhet të marrin një vendim. Ka humbur një pjesë të madhe të fazës përgatitore.

Askush nuk qëndron mbi këtë klub”, u shpreh kreu i klubit meksikan, që i dërgon një sinjal të qartë ish- sulmuesit të Barcelonës dhe Milanit.

Mediat flasin për pushime të zgjatura pa asnjë motiv për Ronaldinjon që rrezikon të humbasë edhe aventurën meksikane ku u rikthye në nivelet më të larta, edhe pse karriera e tij është drejt perëndimit.

4 muaj më parë ai nënshkroi për Queretaron, duke u kthyer në një simbol të klubit brenda pak kohësh.

Ai numëron 9 ndeshje tyë luajtura dhe 3 gola të shënuar me skuadrën meksikane, me të cilën ka një kontratë deri në fund të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje