Reali i Madridit është klubi që ka arkëtuar më shumë të ardhura këtë vit, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke parë që “Mbretërit” kanë fituar katër tituj të rëndësishëm gjatë këtij sezoni.
Triumfi në Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube dhe triumfi në të gjitha ndeshjet e kësaj faze në Champions, përbën një ndër sezonet më të arta të madrilenëve, sukses ky që i dedikohet edhe punës së trajnerit Karlo Anceloti.
Të gjithë këto tituj përkthen në para që shkojnë në arkën e gjigantit spanjoll, që do ta kishte zili çdo klub tjetër në botë.
Këtë vit madrilenët arritën t’i çonin fitimet e klubit deri në 603,9 milionë euro. Forma që po gëzojnë momentalisht i bën ata të jenë më në modë, aq sa edhe investimet në kompani janë dyfishuar.
Për të mos folur për paratë që siguron me mënyra të tjera, si miqësoret.
Plot 2 milionë euro duhet të derdhë një ekip nëse dëshiron të luajë një ndeshje miqësore me 10 herë kampionët e Evropës.
Fitimet e këtij viti për klubin madrilen janë 10,9% më tepër sesa ato të vitit të shkuar. Në të përfshihen dhe transferimin e lojtarëve, të drejtat e imazhit, aksionerët, stadiumi, miqësoret, turnetë verorë dhe trofetë e fituar.
Mos shkruani te pa verteta Real Madridi sot ka nje borxh prej 580 milon eurosh dhe do te shesi Baile qe te marre ca kesh.
Ngaterrojne xhiron me fitimin,keta.
Mos I merr seriozisht.
Ky eshte nje lajm ekonomik dhe ju gazetar i fushes duhet te jesh me profesionist. Jep sa eshte difereca Debi-Kredi per te nxjerre forcen financiare te nje klubi dhe jo lajm sa per te mbushurfaqen.
kto jane lajme life style eshte normale qe REAL M me politikat e tij te marketingut te beje xhiron me te madhe vjetore dhe llogjikisht dhe te kete me shume fitime ktu nuk sqarohet saktsisht sa dha dhe sa mori gje qe e ben kete shkrim jo te plote,po kjo besoj pak rendesi ka,besoj se eshte nje shkrim ne kuader te festave te fundvitit,pastaj sa per ato perrallat se meqe fitoi kater tituj dhe ka dhe ANCELOTIN trainer po te duam i besojme,sa per ilustrim M UNITED ne vitin e tij me te keq ne kohet moderne nenshkruan me adidas per 94.7 milione ne vit nderkohe qe REAL M qe ishte der dje numri nje e ka marrveshjen per rret 39 milione