Ksavi Hernandez thotë se mori vendimin e duhur që zgjodhi të qëndronte te Barcelona këtë verë dhe tregon se kurrë nuk e ka menduar një kalim te Real Madrid.
34-vjeçari ishte gati që të largohej nga klubi gjatë kësaj vere para se të fillonte sezoni i ri, por ai u bind nga trajneri Luis Enrike se ka akoma rol në klub.
“Jam fanatik pas Barcelonës.
Nuk do të isha i lumtur në Madrid.
Unë jam nga Barcelona, kjo është e vërteta. Nuk mund ta gënjej askënd”, tha ai për gazetarët në Egjipt, transmeton Koha.
“Jam në një vend që e kam dashur dhe ëndërruar gjithmonë, e që është klubi i Barcelonës.
E konsideroj veten shumë me fat. Futbolli është jeta ime dhe mos largimi nga Barcelona është zgjidhja ime më e mirë.
Dua të vazhdoj sa më gjatë që mundem.
Nuk e di se kur do e marr vendimin që të largohem.
Shumë lojtarë të rinj u bashkuan me klubin tonë dhe qëllimi është që të kemi një Barcelonë të fortë, edhe nëse kjo do të thotë se unë duhet të qëndrojë në bankën rezervë”, ka përfunduar Ksavi.
kujt i plasi trapi se nuk doje te lozje me realin