Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, rezervon vjalët më të mira për Jose Mourinhon, duke e konsideruar një nga teknikët më të talentuar të brezit të tij.
Aftësia për të folur 5 gjuhë të huaja, por edhe pamja e jashtme e portugezit, sipas skocezit shkojnë paralelisht me trofetë e fituar gjatë karrierës së tij si trajner, raporton Sport News.
“Mourinho është një burrë i pashëm, i ngjan paksa George Clooney në stilin e flokëve. Mendoj se është një shembull i përkryer, mund të flasë 5 gjuhë të ndryshme apo të bëjë gjithcka që dëshiron.”
Ferguson dhe Mourinho kanë patur gjithmonë marrëdhënie të mira, pavarësisht rivalitetit në Premier League, njëri si trajner i Manchester United dhe tjetri i Chelseat. 72-vjecari thekson se vetëm një njeri i zoti si Mourinho mund të bëhej një trajner i madh pa luajtur futboll në nivele të larta:
“Si fillim Jose ishte përkthyer i Bobby Robson te Barcelona, më pas punoi me Luis Van Gaal. A e shfrytëzoi shumë këtë përiudhë për të mësuar nga trajnerë të mëdhenj. Mourinho ishte shumë i vendosur për t’u bërë trajner.
Ai kurrë nuk ka luajtur kurrë futboll në nivelet e larta. Më thoni cili president do t’ia besonte skuadrën një trajneri të tillë? Askush. Por Mourinho ia doli mbanë. Jose e nisi me një skuadër të vogël në Portugali, fitoi me Porton kampionatin, Kupën UEFA, Championsin, erdhi te Chelsea dhe fitoi titullin më pas shkoi tek Interi dhe sërish fitoi gjtihcka.
Ky është shëmbulli më i mirë i ambicies së një njeriu që arrin gjithcka me vullnet duke thyer të gjitha barrierat.”
Jose Mourinho ka rivalizuar për 3 sezone me Aleks Ferguson nga viti 2004 deri më 2007, periudhë gjatë së cilës portugezi fitoi dy tituj të Premier Legues, 1 FA Cup, 2 Kupa të Ligës dhe një FA Community Shield.