Kuqezinjtë në “bursë”, ja sa janë shtrenjtuar

23 Dhjetor 2014, 15:17Sport TEMA

Është kohë e transferimeve, ndaj edhe kuotat për çdo lojtar kanë lëvizje.

Ajo që të bie në sy është fakti se përgjithësisht lojtarë si Etrit Berisha, Ermir Lenjani, Elseid Hysaj, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Ledian Memushaj, Herolind Shala dhe Armando Vajushi, të cilëve u përfundojnë kontratat së shpejti dhe nuk kanë rinovuar, u është rritur ndjeshëm vlera e kartonit, raporton Telegraf.

Natyrisht, klubet ku ata luajnë aktualisht do të jenë të detyruara që në janar ose të bëjnë të pamundurën që ata të rinovojnë, ose t’i largojnë që këtë muaj, për të mos i humbur më pas në qershor të 2015-ës me parametër zero.

Sakaq, duhet thënë se aktualisht lojtari me vlerën e kartonit më të lartë në Kombëtaren tonë është Shkëlzen Gashi, 4.5 milionë euro, i cili ka kaluar Lorik Canën.

Kjo, për faktin se Gashi ka shkëlqyer gjatë 2014-së.

Lojtari/ekipi/Shteti/Vera

Etrit Berisha Lazio, Itali 3 mln euro

Ermir Lenjani St.Galen, Zvicër 1.5 mln euro

Elseid Hysaj Empoli, Itali 2.5 mln euro

Taulant Xhaka FC Basel, Zvicër 2.25 mln euro

Amir Abrashi Grasshoper, Zvicër 2 mln euro

Ledian Memushaj Pescara, Itali 1.4 mln euro

Alban Meha Paderborn, Gjermani 1.5 mln euro

Herolind Shala Odds BK, Norvegji 1.1 mln euro

Armando Vajushi Litex, Bullgari 2 mln euro

Sokol Cikalleshi RNK Split, Kroaci 0.5 mln euro

Shkëlzen Gashi FC Basel, Zvicër 4.5 mln euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje