Baloteli, mbreti i Twitter-it për 2014

25 Dhjetor 2014, 21:34Sport TEMA

Mario Baloteli në këtë moment padyshim që nuk mund të konsiderohet si një mbret i zonës së rreptësisë, pasi ka zhgënjyer me paraqitjet e tij sportive të Liverpul, por gjithsësi mund të kënaqet me faktin që kurorëzohet si mbret i zonës së rrjeteve sociale.

Sic bën të ditur Daily Mail, Mario Baloteli është etiketuar si “King of Twitter 2014”- “Mbret i Twiter-it” për vitin që po lëmë pas.

Sulmuesi i Liverpulit, edhe pse nuk ka magjepsur me paraqitjet e tij në fushën e blertë, padyshim që ka qenë jashtëzakonisht produktiv me 140 karakteret e lejuara në komente, duke ngjallur më shumë reagim nga gjithë të tjerët.

Sa për të përmendur disa, komenti i tij, ” Man Utd LOL” i publikuar menjëherë pas disfatës 5-3 që pësuan djajtë e kuq nga Leicester, ku Baloteli vinte në lojë Junaited, ka marrë mbi 210 mijë retweet apo komente.

Një tjetër shembull, është dhe postimi i  Balotelit ku kërkonte një puthje nga Mbretëresha e Anglisë nëse Italia fitonte me Kosta Rikën në Botëror, gjatë verës së kaluar , për të ardhur deri te ndjesa e fundit që kërkoi për postimin e tij anti-semit në Instagram duke rrezikuar një ndëshkim shembullor nga Federata Angleze.

Edhe pse jo me gola, Baloteli ka bërë të flitet shumë për të gjatë këtij viti, cështja është se në më të shumtën e rasteve ka ngjallur reagime negative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje