Federata Serbe akuzon policinë për trazirat në ndeshjen me Shqipërinë

25 Dhjetor 2014, 12:12Sport TEMA

Ngjarjet e 14 tetorit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë vazhdojnë ende të jenë në fokus në Beograd, me Federatën Serbe e cila ka akuzuar forcat e rendit si shkaktare të trazirave të ndodhura në stadiumin e “Partizanit”, me takimin që u ndërpre në minutën e 40-të.

Komisioneri për sigurinë në Federatën Serbe të Futbollit, Mirko Milivoje, bëri të ditur për mediat se huligani Ivan Bogdanov hyri në fushën e lojës kundër Shqipërisë, me ndihmën e policëve që ishin përgjegjës për mbarëvajtjen e sigurisë, raporton Sport News.

Për Milivojen, është i çuditshëm fakti që xhirimet e kamerave të sigurisë në sektorin ku gjendej i pozicionuar Bogdanov janë fshirë, ndërkohë që ato duhej të përdoreshin për të përcaktuar përgjegjësit për hyrjen e huliganëve në fushën e lojës.

Bogdanov ishte i pranishëm në tribunën veriore të stadiumit të “Partizanit” të Beogradit dhe në momentin që ndodhën trazirat në fushë, ai u kap nga kamerat i shoqëruar nga disa persona të tjerë të dyshimtë, që mendohet se janë pjesë e disa fraksioneve ekstremiste të tifozerisë së skuadrës së Crverna Zvezdës.

Për ngjarjet e ndodhura në Beograd, UEFA dënoi Shqipërinë me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe FSHF me 100 mijë euro gjobë, ndërkohë që si Disiplina, gjithashtu dhe Apeli i UEFA-s, nuk morën parasysh pretendimet e palës shqiptare për ushtrim dhune ndaj tyre dhe kore raciste.

2 komente në “Federata Serbe akuzon policinë për trazirat në ndeshjen me Shqipërinë”

  1. arber..vlore says:

    po cu qi rotb ketyre plehrave te europes e te uefas. ne jemi vete popull legen e shtet robqir. kur nuk do veten as bota ste do.ne jemi kashte e koqe si shqiptare , jemi komplet plehra , kete e tregon vete aktualiteti i vendit tone keto 100 vitet e fundit. ndaj skemi pse ja hedhim fajin te tjereve qe na trajtojne si plehra..ndoshta e meritojme…

  2. besi says:

    deri ku ti arbri ke te drejte,qe ne fillim perulja e federates dhe shtetit tone kundrejt deshirave absurde te federates serbe e mbeshtet me se miri opinjonin tend. por kjo eshte me e thelle dhe politikisht mendoj se ka pak dore dhe rusia duke ushtruar ndikimin e saj ne FIFA dhe UEFA. pyetja e thjesht qe u lindi gazetarve sportiv ne gjithe boten ishte, qe si ka mundesi u lejuan te binin keto dy shtete ne nje grup! besoj te gjithe e dine tashme pergjigjen fyese kundrejt shqipetarve te dhene nga Platini per ceshtjen?! kur Blater e Platini jane korruptuar per Katarin dhe Rusine,imagjino per nje incident me Shqiperine sa te lehte e kane pasur. Puna eshte qe ne ram lehtesisht pre e nje makinacioni ruso-serb,megjithse i doli jashte kontrolli situata dhe nuk morren 100% ate qe donin te merrnin nga ai takim, ku ne vajten si p… ne dasem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje