Sulmuesi i Real Madridit Kristiano Ronaldo në një intervistë të dhënë për gazetën Spanjolle “AS,” është shprehur se në vitin 2015 do të kërkoj që të fitoj më shumë trofe.
Portugezi ka qënë protagonisti kryesor i madrilenëve gjatë vitit 2014 me golat e tij.
Ai ka theksuar se në 2014, ka kaluar momente të paharrueshme duke fituar katër tituj si Kupën e Mbretit, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.
“ Kemi pasur moment të shkëlqyera në 2014-tën si fitimi i Kupës së Mbretit, Champions, Superkupa e Europës dhe Botërori i Klubeve.
Shpresoj që viti 2015 të jetë akoma edhe më i mirë. Kemi një skuadër që mund të na cojë drejt sukseseve të mëtejshme.
Real Madidi është një skuadër favorite për cdo trofe, dhe do të japim maksimumin në cdo kompeticion”, u shpreh Ronaldo.
Gjithashtu, Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar trofeun prestigjoz individual atë të “Topit të Artë” ku në garë është Messi dhe portieri gjerman Manuel Nojer.
Kuotat më të mëdha për ta fituar janë të portugezit, pas një sezoni spektakoalr./f.b
Ronaldo po thyen rekord pas rekordi dhe eshte me te vertete diçka e jashtezakonshme qe nje futbollist te luaje ne menyre kaq kostante prej vitesh ne kete nivel!
I vetmi lojtar qe mund te krahasohej me statistikat e tij eshte Messi, po kete vit Messi ka qen poshte nivelit te tij real.
Diferenca ndermjet te dyve vjen nga stervitja. Messi ka me teper lojtar se Ronaldo, eshte me teper virtuoz po punion me pak , shume me pak se Ronaldo ne stervitje dhe kjo ka bere qe kete vit te mos jet ne top forme si Ronaldo.
Si futbolliste do te hyjne te dy ne listen e futbollisteve me te medhenj te te gjitha koherave, po si atlet per mendimin tim Ronaldo do te jet atleti me i madh i te gjitha koherave.