Garet Bejl nuk shitet as për 300 milion euro

26 Dhjetor 2014, 15:08Sport TEMA

Shtëpia e Garet Bejl është në Madrid.

Në mediat angleze është folur shumë për një rikthim të tij në Premier Ligë, por vetë lojtari nuk e mendon këtë gjë, e aq më pak drejtuesit e klubit mbretëror, të cilët pranojnë se i gjithë projekti i Realit ka si bazë disa lojtare kryesorë dhe një prej tyre është dhe uellsjani.

Bejl është një nga të preferuarit e presidentit Perez dhe askush nuk ka ndermënd të dëgjojë ndonje ofertë për të, raporton Sport News.

Sipas klubit, Bejl është i paprekshëm dhe nuk ka asnjë diskutim mbi të ardhmen e tij tek “Los Blankos”.

Lojtari mund të ketë vështirësi në adaptimin e tij në Spanjë, gjuhën e folur dhe mbase pozicioni ku luan nuk është i më i përshtatshmi, por nuk ka asnjë dyshim në vazhdimësinë e tij tek Reali.

Luan, shënon, dhe është deciziv.

Kjo është pikerisht ajo çka bën që presidenti Perez të jetë i dashuruar me lojtarin për te cilin nuk pranon as 300 milion euro.

Reali i Madridit mendon se 90 milion eurot e derdhura ne arkën e Totenhemit nuk kanë shkuar dëm, pasi investimi ka qënë një nga më të miret që ka bërë klubi këto vitet e fundit.

Shumë drejtues të klubit shohin tek uellsjani “Topin e Artë” në të ardhmen e afërt.

Futbollistit nuk i bën përshtypje presioni, sa me i lartë të jete aq më shumë shfaqet në fushe duke shënuar si në finalen e kupës së Mbretit në “Mestaja” kunder Barcelonës ashtu edhe në finalen e Championsit perballë Atletikos.

Garet është një blerje presidenciale, një nga kapricot e Florentino Perez, e cila rezultoi e suksesshme.

Një blerje mediatike që pati një boom të madh në verën e 2013 dhe tani lojtari gëzon respektin e të gjithë tifozerise, të cilet shohin tek ai siguri, megjithse kërkojnë gjithmonë e më shumë.

Në merkaton e veres në 2013 për Bejl u interesuan Mançester Junaited dhe Siti, por ëndrra e lojtarit ishte Reali Madridit, dhe vështirë se deshira për të luajtur me “camiseta blanca” i ka perfunduar në vetem një vit.

Në zyrat e Bernabeut është e ndaluar të dëgjohen oferta në drejtim të lojtarit dhe nësë ka një futbollist të blinduar tek Reali, ai është Garet Bejl.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje