Andi Lila shumë pranë transferimit tek Parma

26 Dhjetor 2014, 19:53Sport TEMA

Pothuajse Zyrtare, Andi Lila do të trasferohet tek ekipi Italian i Parmës.

Klubi Grek i Pas Janinës e ka pranuar ofertën joshëse që Parma ka bërë për mbrojtësin e kombëtares Shqiptare Andi Lila.

Trajneri Roberto Donadoni ka besim tek aftësitë e kavajasit ku pritet ti ofrojë një kontratë 3-vite e gjysëm.

28-vjecari bën një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u trasferuar në një nga kampionatet më të forta në botë Seria A, në të cilën bëjnë pjesë edhe futbollistë të tjerë kuqezi si Lorik Cana, Etrit Berisha, Elesid Hysaj etj./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje