"Eurosport”: Serbi-Shqipëri, në top ngjarjet e vitit 2014

26 Dhjetor 2014, 19:23Sport TEMA

Gjigandi mediatik “Eurosport” e ka renditur ndeshjen Serbi-Shqipëri si një nga ngjarjet e vitit me kontradiktat më të mëdha në sport.

Ndeshja Serbi-Shqipëri u luajt me 14 tetor në stadiumin e Partizanit të Beogradit e cila u ndërpre në minutën e 42 për shkak të futjes në fushë të tifozave Serb të cilët ushtruan edhe dhunë ndaj lojtarëve Shqiptarë.

Në klasifikimin e “Eurosport” vëndin e parë e mban Luis Suarez për kafshimin që I I bëri Chielinit në ndeshjen Uruguai-Itali.

Ndërsa, sa I përket ndeshjes Serbi-Shqipëri “Eurosport” ka shkruar.“Ndeshja politikisht e ndjeshme u braktis pas 42 minutash, pas një sherri masiv mes lojtarëve.”

Ndërkohë edhe gazeta zviceriane “Blick” k shkruar se videoja e ndeshjes është në vendin e katërt të videove të vitit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje