Alegri kërkon që ta sjellë me cdo kusht Shaqirin në Torino

27 Dhjetor 2014, 13:42Sport TEMA

Juventusi duket se është i vendosur që ta blejë mesfushorin shqiptar të Bajern Mynih, Xherdan Shaqiri.

Sipas ‘Tuttosport’, trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë, Masimiliano Alegri, kërkon që ta sjelle më cdo kusht Shaqirin në Torino.

Mesfushori shqiptar që luan për kombëtaren zviceriane nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Pep Guardiolas, dhe sipas të gjitha gjasave, gjatë merkatos së dimrit do të largohet nga ‘Alianz Arena’, edhe pse Guardiola pak ditë më parë deklaroi se 23 vjeçari nuk do të largohet nga bavarezët.

Shaqiri ka kontratë deri në verën e vitit 2016 me kampionët në fuqi të Gjermanisë, por duket se ndarja mes lojtarit dhe Bajernit do të ndodh në  janar.

Juventusi është një nga destinacionet me të mundshme për Shaqirin, i cili kërkohet edhe nga Volfsburg, Liverpul,dhe Borusia Dortmund./f.b

1 komente në “Alegri kërkon që ta sjellë me cdo kusht Shaqirin në Torino”

  1. Arjani says:

    Merrini edhe keto ne ekip pastaj do jeni ekipi me i ndjekur ne itali https://www.facebook.com/pages/Sexy-Football-Fans/404714026358919

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje