Fernando Torres rikthehet tek Atletico Madrid

29 Dhjetor 2014, 13:32Sport TEMA

Fernando Torres rikthehet në shtëpi. Sulmuesi spanjoll do të luajë për ekipin e Atletiko Madridit ku është formuar si futbollist dhe ka  debutuar në moshën 17vjecare.

Madrilenët arritën marrëveshjen me Milanin për shkëmbimin e Torres me sulmuesin Alessio Cerci, i cili gjeti shumë pak hapësira në ekpipin e drejtuar nga Diego Simeone gjatë pjesës së parë të sezonit.

Firmosja e kontratës do të bëhet  pas analizave mjekësore ndërsa parashikohet që lojtari të jetë i gatshëm për skuadrën që në datën 5 Janar për rifillimin e La Ligas.

Fernando Torres u transferua tek Milani në fillim të sezonit por në 10 ndeshje shënoi vetëm një gol, çka bëri që drejtuesit e skuadrës italiane ta largonin,  drejt klubit ku u bë i njohur/f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje