Agnelli: Seria A, kampionat pa vlera

30 Dhjetor 2014, 11:59Sport TEMA

Presidenti I Juventusit Andrea Agnelli ka lëshuar alarmin mbi nivelin e lojës në kampionatin Italian.

Anjeli është shprehur se nuk është aspak I kënaqur me nivelin e e futbollit që luhet në Serinë A edhe pse ekipi që ai drejton renditet në vëndin e parë në kampionat si dhe ka fituar tre tituj rradhazi, duke theksuar se tani Seria A konsiderohet si kampionat pa vlera.

“Futbolli italian ka nevojë të përmirësohet, përfshirë këtu edhe Juventusin që prej disa vitesh po arrin të koleksionojë rezultate të shkëlqyera sportive në Serinë A por nuk po arrin të bëjë atë hapin e duhur cilësor në kompeticionet europiane.

Dikur Serie A ishte kampionati numër 1 në Botë ndërsa tani konsiderohet si një kompeticion pa vlera, ku luajnë lojtarë të nivelit mesatar”.U shpreh numri 1 I kampionëve në fuqi të Juventusit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje