Vdes nga infarkti kantautori italian Pino Daniele

5 Janar 2015, 11:02Lifestyle TEMA
Vdes nga infarkti kantautori italian Pino Daniele

Muzika italiane ka humbur një artist tjetër nga infarkti. Pas këngëtarit Mango, i cili vdiq po nga një infarkt në zemë në skenë, edhe Pino Daniele ka humbur jetën nga i njëjti shkak.

Kantautori napolitan do të mbushte 60 vjeç më 19 mars.

Ështe një moment i tmerrshëm”, është shprehur vajza e tij, Sara në rrjetet sociale.
Shumë mesazhe lamtumire iu dhanë nga kolegët dhe miqtë si Eros Ramazzotti dhe Laura Pausini.

I pari që shprehu hidhërim për vdekjen e tij ka qenë miku dhe kolegu, Eros Ramazzott, i cili ka postuar një foto të tij ku ka shkruar:

Edhe Pino na la. Miku im i madh, do të kujtoj me buzëqeshje, ndërkohë që shkruaj edhe po qaj . Do të dua përjetë sepse ishe një person i pastër dhe i vërtetë përtej të qënit një artist i madh. Faleminderit për gjithçka që më ke dhënë vëlla, do të jesh gjithmonë në zemrën time. Lamtumirë Pinuzzo”. /j.h

6 komente në “Vdes nga infarkti kantautori italian Pino Daniele”

  1. elona says:

    tani gjithe overdosat quhen infarkt

    1. Merre me leng se... says:

      Turp per ty Elona qe shkruan keshtu. Vdekja nuk komentohet, por si milet bastard qe jeni edhe vdekja nuk ju ndal per te shkruar keto komente prej populli allasoj/sojsez.
      Pino qofte i lehte dheu mbi varin tend! Do te na mungosh!

      Merre me leng se…

      1. elona says:

        Ca s’te pelqeu?Thashe ndo1 gje per Pinon apo per mjekesine ligjore???Ik moj/mor ca je,jep menjdimin tend aty,s’ka c’te duhet me timin.

  2. Trimi says:

    O lengu, po ti si e pate? Sikur te shau mamin Elona,asgje ofenduese nuk tha as per Pinon as per Pinushet si puna jote.

  3. Giorgia says:

    Nje ze interesant i muzikes italiane. Fatkeqesisht rastesisht , po shuhen shume yje nga infarkti.. hmmm
    Ky bashkepunim eshte nje nga kenget me te bukura te Pinos.
    Vento di passione – Pino Daniele & Giorgia: http://youtu.be/tdWypKNW3wU

  4. Koli says:

    Ne fakt si shume po vdesin nga infarktet kto kohet e fundit dhe droga ceshte e verteta la dal sheshit fare mo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje