Të dënuarit belg për përdhunim, i mohohet "e drejta për të vdekur"

6 Janar 2015, 18:59Lifestyle TEMA
Të dënuarit belg për përdhunim, i mohohet "e drejta

Një kriminel belg,  Frank Van den Bleeken, i cili ka kaluar 30 vite në burg për përdhunim dhe vrasje  i është mohuar e drejta për të vdekur.

Duke qenë se ai nuk mund të kontrollojë impulset e tij kriminale, ai ka kërkuar që  shteti  të lejojë doktorrët t’i japin fund jetës së tij., por kjo i është mohuar ka thënë Ministri belg i Drejtësisë

Koen Geens, tha se vendimi është marrë, pasi është respektuar këshilla e fundit mjekësore e doktorrëve që trajtojnë  Van den Bleeken.

I dënuari është transferuar në një qendër psikiatrike, shtoi ministri Geens.

Belgjika është një nga tre vendet europiane që lejon eutanazinë, tek njerëzit e  sëmurë.

Kërkesa e Van den Bleeken për të kryer eutanazinë fitoi miratimin nga Komisioni Federal i Eutanazisë  së Belgjikës shtatorin e kaluar, pas viteve të tëra të kërkesave drejtuar shtetit që ta ndihmonte  atë të vdiste.

Por të martën, Ministri i  Drejtësise lëshoi një deklaratë duke thënë  se ” është marrë parasysh këshilla e mjekëve për trajtimin e Z. Frank Van den Bleeken,  për të mos vazhduar më  tutje me procedurat eutanazisë“./j.h

 

 

3 komente në “Të dënuarit belg për përdhunim, i mohohet “e drejta për të vdekur””

  1. z says:

    te lumte drejtesia Belge.
    mer fytyre koqe duhet te vdesesh ashtu ngadal.

  2. Aleksander says:

    I njejti denim edhe per ata qe kane gjynahe te pafund per te lare ndaj popullit shqiptar,dhe qe duhet t’i lajne ne kete bote.I pari ne liste eshte ai …qe e dime te gjithe.

  3. leonardi antwerpen says:

    Vendim i drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje