Skandali seksual: "Andrew është burri më i mirë në botë"

5 Janar 2015, 21:01Lifestyle TEMA

Pas shpërthimi të skandalit seksual në Buckingham Palace, ish gruaja e Dukës së Jorkut,  Princit Andrew i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit.

Sarah Ferguson, e cila mban titullin Dukesha e Jorkut ka mohuar se ish-burri i saj të jetë përfshirë në afera seksuale me minorene.

Ajo ka thënë se :”Andrew është një burrë i jashtëzakonshëm, burri më i mirë në botë”. Ajo ka shtuar se familja York ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe në unitet, pavarësisht divorcit.

Skandali seksual, ka dalë në dritë pasi, “viktima” Virginia Roberts,  ka nisur të shkruajë një libër kujtimesh, ku pohon se ka kryer tre herë seks me Dukën e Jorkut kur ishte minorene.

Zonja Roberts pretendon se Prince Andrew ka bërë seks me të kur ajo ishte 17 vjeçe, në Amerikë dhe se ishte punësuar “skllave seksi” nga shoku i Dukës, Jeffrey Epstein.

Ajo ka pranuar se ka punuar si skllave seksi në rininë e saj për Epstein, ndërsa tani është martuar dhe jeton në Australi me bashkëshortin e saj dhe tre fëmijët. Përgatiti; J.H

 

( Ish-gruaja e Dukës, Sarah ferguson)

 

2 komente në “Skandali seksual: “Andrew është burri më i mirë në botë””

  1. Teta says:

    Skandal seksual ne Buckingham Palace??? Urgjent te japi doreheqjen Mbreteresha.

  2. Sala says:

    Duka i leshit, princër, mbretër, njerëz përversë e të pështirë, që hanë paratë e taksapaguesve të varfër…! O botë e mjerrë…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje