FOTOT/ Drama e një çifti obez: Ju lutemi na ndihmoni!

7 Janar 2015, 12:48Lifestyle TEMA
FOTOT/ Drama e një çifti obez: Ju lutemi na ndihmoni!

Stephen Beer dhe Michelle Coombe, të cilët janë të dy obezë, janë martuar.

Ceremonia e dasmës së tyre ka kushtuar 3 mijë paund, lekë këto të përfituara nga “ndihmat sociale”, pasi dy bashkëshortët nuk punojnë.

Ata kanë marrë statusin e personave me DLA (Disability Living Allowance) sepse ata kanë një sëmundje metabolike, termi mjekësor për mbipeshën, tensionin e lartë dhe diabetin.

Por çifti është i palumtur nga gjendja shëndetsore që ka secili prej tyre dhe nga fakti që duhet të jetojnë nga ndihma shtetërore.

Në një intervistë , Stephen tha se ai nuk dëshiron të paguhet nga shteti pse është i shëndosh.

” Problem është qeveria, e cila e ka bërë të lehtë jetën për njerëz si ne. Nuk po them se është faji i tyre, por ata e kanë bërë të lehtë për njerëzit që përfitojnë  asistencë obeziteti. Kam nevojë për ndihmë, po ulëras për ndihmë”,- është shprehur Stephen Beer.

“Do ishte më mirë të na i hiqnin asistencën. Mendoj se nuk meritojë asgjë. Unë e vendosa veten time në këtë pozitë, sepse isha i varur nga ushqimi”, – vazhdon Beer.

Ai thotë se së bashku me gruan e tij po kërkojnë të dobësohen dhe se po kërkojnë ndihmë për ta arritur këtë gjë.

Mandej ai ka rrëfyer se dikur ka pasur një kompani të vetën pastrimi, por pas një hemoragjie celebrale në vitin 2008 , “babëzia” e tij për ushqimin doli jashtë kontrollit, ai shtoi shumë në peshë dhe humbi biznesin e tij

Ai gjithashtu tha se dëshiron që me shembullin e tij dhe dëshirën për të ndryshuar, të ndihmojë njerëz si ai që vuajnë paragjykimet në punë apo jetën e përditshme.

“Në fund të ditës është faji im pse jam mbipeshë, pasi jam unë që e ushqej veten time”,- thotë Stephen.

Ndërsa gruaja  e tij thotë se ka hyrë në një palestër dhe se ushqimin ia gatuan ajo Stephen.

Nëse Stephen humb peshë, unë do përpiqem të gjejë një punë. Nuk e di çdo të bëjë, por do gjej diçka, – thotë Michelle.

Aktualisht në Britani 12.000 njerëz kanë marrë statusin e DLA ( (Disability Living Allowance) , si të paaftë për të jetuar vetë, për shkak të ç’rregullimit metabolik. Përgatiti:J.H

4 komente në “FOTOT/ Drama e një çifti obez: Ju lutemi na ndihmoni!”

  1. hashimi says:

    Po ça ndime duan keta mos hani shume dhe mbani djet dhe pastaj dobesoheni

  2. ajaza says:

    Fatkeqesi per keta te semure

  3. td says:

    futini nga nje shot for slim si Likja!

  4. mallakastrioti says:

    Mos hani fast-food dhe levizni bythen e punoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje