Dine Abazaj: Testimi i mjekëve nuk cënon punën dhe licencat e tyre

11 Janar 2015, 13:17Sociale TEMA

President i Urdhrit të Mjekeve të Shqipërisë Dine Abazajka sqaruar mjekët në lidhje me testimin e tyre që do të ndërmarre Ministria e Shëndetësisë, duke garantuar se ky proces nuk do të cënojë punën e tyre dhe licensat e lëshuara nga Urdhri i Mjekeve.

“Në përgjigje të interesimit dhe shqetësimit të mjekëve lidhur me testimin që do ndërmerret nga Ministria e Shëndetësisë për të gjithë mjekët, Urdhri i Mjekeve u interesua në këtë dikaster në lidhje me qëllimet dhe synimet e ketij testimi që do mbahet nga mjekët me qenë se ishte i paqartë dhe i pakuptueshem dhe përfundimisht, siguron të gjithë mjekët që testimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë nuk do të cënojë aspak vendet e punës se tyre. Gjithashtu, nuk cënon licensat e lëshuara nga Urdhri i Mjekeve”, shprehet Abazaj.

Sipas tij, Ministria e Shendetësisë do të bëjë thjesht me identifikimin e mangësive në formim profesional të mjekeve dhe programimin e edukimit të vazhdueshëm mjekësor në të ardhmen, ne përputhje me nevojat për formimin profesional të mjekeve.

Abazaj tha se për çdo shqetësim, sugjerim të metejshëm, Urdhri i Mjekëve është në mbështetje dhe mbrojtje të interesave tyre profesionale /gj.k/

3 komente në “Dine Abazaj: Testimi i mjekëve nuk cënon punën dhe licencat e tyre”

  1. Aqifi says:

    Te testosh mjeket per te kuptuar ku i kane mangesite eshte ose kulmi i profesionalizmit, ose kulmi i budallallekut. Dhe me qe ministria e Beqes mund te jete cdo gje, por jo profesioniste, mendojeni vete vazhdimin…

  2. bledi mema says:

    ku ta gjejme dhe ne mesuesit nje Dine Abaz,per te na mbrojtur se dhe per ne do te kete testim,por ne na kane thene se do te lini vendin e punes,po qe se mund te dilni jo fitues.

  3. kris says:

    ju mesuesit kerkojini Vito Kapos qe ta emroje Dinen kryetar te shoqates se mesuesve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje