E quajnë domosdoshmëri hapjen e dosjeve. Këtë qëndrim kanë ish-të përndjekurit politik lidhur me projektligjin e qeverisë për hapjen e dosjeve, i cili ka shënuar edhe nisjen e diskutimeve me këtë shtresë në të gjithë vendin. Ndalesa e parë që Kreu i Insitutit të ish-të Përndjekurve Politik të Shqipërisë, Bilal Kola bëri ishte Shkodra, qyteti që i bëri rezistencën më të fortë diktaturës. Edhe pse pranon se përgjatë këtyre 24 vite ka patur ndërhyrje në dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit, e ku një pjesë janë eleminuar, Kola thekson se janë mbi 20 mijë të tilla që duhet të zbardhen.
“Por, kjo s’do të thotë se ajo pjesë që është e padëmtuar dhe që ekziston në arkiva, të mos vihet në dispozicion. Kur ky ligj të hyjë në fuqi shqiptarët do të jenë të vetëdijshëm se cilët nga vendimmarrësit aktualë kanë probleme me të shkuarën e tyre”, raporton Ora News.
Ndërsa i ftuar në Top Story mbrëmjen e djeshme për të diskutuar mbi projektligjin e hapjes së dosjeve, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi se ai garanton akses të plotë për të interesuarit direkt, siç janë ish të përndjekurit, media apo akademikët. Veliaj tha se projektligji është hartuar sipas modelit më të mirë, atij gjerman, dhe për të është punuar prej një viti.
“Hapja e dosjeve do të shërbejë edhe për gjetjen e trupave dhe vareve të personave të zhdukur nga komunizmi. Skema e shantazhimit të shoqërisë që vijon prej 24 vitesh duhet të mbarojë. Sipas ligjit, prioritetin për të marrë informacion e kanë viktimat. Ne nuk mund të bëjmë një gjysmagjel që mund të na çojë në elemente antikushtetues. Aty ku është e mundur jemi të hapur për konsensus. Qeveria e majtë ka dhënë këstin e 4 për ish të përndjekurit, dhe kjo është turp për të djathtën”, u shpreh ministri Veliaj.
Politologu Afrim Krasniqi tha se me propozimin e këtij projektligji, flamurin e së djathtës për hapjen e dosjeve e mori e majta. Sipas tij, projektligji në fjalë është i mirë dhe i shërben transparencës. Për analistin Arjan Vasjari, PD-ja ka humbur një sfidë historike nëse projektligji kthehet në ligj dhe e majta po shkruan një histori të re të sajtën.
Sipas analistit Skënder Minxhozi, nisma për hapjen e dosjeve është historike dhe madje do të ishte mirë të votohej nga 140 deputetët e Parlamentit. Ai tha se kjo është një mundësi e mirë për të krijuar consensus të gjerë mes partive./j.h
Mire e kane. Shyqyr te hapen se kan 23 vjet qe luajn e hapa ta hapa.
Shume e drejte qe te marim vesh edhe se sa patriote kane qene keta te persekutuar edhe ne se e meritojne kompensimin apo jo!
Une kam qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit. Kam spiunuar nje njeri qe vepronte ne Shqiperi per llogari te UDB-se. Ju e dini qe nuk kane qene pak keta te fundit.
Une do demaskohem? A do kem te drejte te behem deputet? Po drejtor media si Ylli Rakipi a mund te behem?
Ne fund te fundit a quhem njeri me integritet apo jo?
Situata me siper eshte hipotetike.
Por e kam fjalen qe kur perzihet politika ne kete pune rezultati do jete çorbe derri.
Erioni te merret me punen qe ka marre persiper. Hapja e dosjeve , keshtu, nuk eshte pune eshte demagogji