Video-skandali dhe spitali utopik i qeverisë

6 Janar 2015, 09:48Sociale TEMA

Nga Aleksandra Bogdani*

 

Video-skandali i regjistruar në urgjencën e QSUT-së dhe i postuar në rrjetet sociale me lehtësinë e një shakaje të hidhur adoleshentësh i dha një kthesë të fortë debatit publik në vend. Parada mediatike e reformave të kabinetit “Rama” që mbylli vitin 2014 u harrua shpejt, pas zbulimit se sistemi shëndetësor në vend mbetet në të njëjtën gjendje si më parë, pavarësisht premtimeve të bujshme e propagandës së pakursyer të qeverisjes së majtë.

Videoja kishte si protagoniste një adoleshente në kllapi, në një prej shtretërve të urgjencës së spitalit kryesor të vendit. Rasti do e donte që në ndihmë të saj të vraponin mjekë a infermierë, por sekserët e funeraleve duket se janë rekordmenët e shpejtësisë në spitalet tona.

Një personazh i tillë iu gjend adoleshentes tek shtrati i spitalit, ku kish përfunduar pa ndjenja pas teprimit me alkoolin. I zhgënjyer nga humbja e një rasti për biznes me vdekjen, sekseri duket se u argëtua megjithatë nga skenat e papërgjegjshme të dy të rinjve që preknin dhe ngacmonin seksualisht para kameras vajzën; një lojë makabre doktorësh, ku doktorët nuk u dukën gjëkund.

Videoja e hedhur në rrjetet sociale u thith ende pa u verifikuar prej dhjetra faqe mediash online e për çudinë e të gjithëve, pohimi për vërtetësinë e saj erdhi nga drejtoresha “reformatore” e QSUT-të, Ogerta Manastirliu. Si drejtoresha ashtu edhe qeveria, kuptohet që nuk mund të kenë sy e veshë gjithkund.

Në Shqipëri e botë kanë ndodhur e do ndodhin ngjarje ku e ku më të rënda se sa loja perverse e dy të rinjve të çartur me mikeshën e tyre në një dhomë spitali. Por video-skandali riktheu në vëmendje se çfarë shkon keq në sistemin tonë shëndetësore dhe sa larg është ky realitet nga të ashtuquajturat reforma, që ka prezantuar deri më sot qeveria. Si një ngjarje e kronikës së zezë, video-skandali në spital i konsumoi etapat e veta; tre protagonistët e videos ndodhen pas hekurave, ndërsa policia zbardhi rrethanat e ngjarjes, që me gjasë ka ndodhur në shkurt të vitit 2014. Pikëpyetjet ngrihen paskëtaj mbi stafin e ri që menaxhon sistemin shëndetësor në vend, aftësinë e tyre për ta parë të vërtetën në sy dhe projektin e qeverisë “Rama” për këtë gropë septike të kahershme të tranzicionit shqiptar.

Si një menaxhere e përzgjedhur nga Rama, Ogerta Manastirliu e nisi punën e saj në drejtimin e QSUT-së me prishjen e kioskave rreth spitaleve dhe lyerjen e mureve, por dëshmitë tregojnë se ky makijazh nuk ka prekur zemrën e një sistemi që vihet në lëvizje nga korrupsioni e përballë të cilit, jeta e njeriut vlen fare pak. Edhe pse drejtoresha e QSUT-së nuk mund të bëhet përgjegjëse për videon, mungesa e stafit mjekësor dhe prania e një sekseri funeralesh në një dhomë urgjence flet fort për spitalin që ajo drejton prej shtatorit të vitit 2013. Përpjekja në ngut e saj për t’ia faturuar ngjarjen paraardhësve, e përgënjeshtruar më pas nga policia rëndoi pozitat e saj, duke e kthyer në një objekt talljeje publike. Deklarata e rreme, sipas stilit të njohur të kësaj qeverie qe edhe nga më e keqja mund të prodhohet një ngjarje pozitive, stonoi rëndshëm dhe vuri në dyshim seriozitetin e drejtuesve të rinj përballë gjendjes reale në spitale.

Pacientët e spitaleve shqiptare vazhdojnë të peshohen nga xhepat, të trajtohen shpesh si kavie e të rendin drejt farmacive për medikamentet më elementare. Të lënguarit lihen në mëshirë të fatit mbi shtretër ku nuk rend askush, nëse nuk kanë paguar më parë mjekët apo ndihmësit e tyre.

Fasadat nuk mund t’i japin shkëlqim një mjekësie të sëmurë, nëse shërimi nuk do të kërkohet tek integriteti i mjekëve. Përkundër kësaj mundësie, ministri i Shëndetësisë e ka parë zgjidhjen tek procedurat e tenderimeve gjithfarësoj; për ilaçe, aparatura, check-up-e.

Video-skandali shërbeu gjithashtu për t’i thirrur mendjes e kujtuar premtimin më bombastik të Ramës gjatë fushatës së 2013-s për shëndetësinë falas. Mjekët dhe ekspertët rrudhën buzët në mosbesim ndërsa opinioni publik e quajti më populistin ndër premtimet e kryeministrit të ri.

Një vit e gjysmë pas ngjitjes në pushtet të Ramës, projekti i shëndetësisë falas është tretur në harresë. Gjurmë të këtij premtimi kanë mbetur vetëm në deklaratat e ministrit të tij të Shëndetësisë, kur flet për spitale utopike në korridoret e pavijoneve ku shëtisin lirisht sekserët e funeraleve.

15 komente në “Video-skandali dhe spitali utopik i qeverisë”

  1. hashimi says:

    Po keshtu eshte kur genjen

  2. ben says:

    Mjeket dhe infermieret qe ti thua se duhet te rendnin tek pacientja ne kllapi, ndofta kane rendur Aleksandra! Pasi kane verifikuar se ka qene tape (e pire dhe/ose droguar)…kane bere trajtimin, dhe e ka lene ne duart e “shoqeruesve”. Sigurisht nuk eshte pune e mjekeve dhe infermiereve te bejne dedektivin, per te kuptuar se “shoqeruesit” qe e kishin sjelle tape do abuzonin me te. Ne urgjence nuk te presin pacientet e tjere (qe mund te jene duke u trajtuar edhe ne stola), qe mjeket te rrine te koka e vajzes, derisa ti dale pija/droga. Me shume se nje problem i shendetsise, kjo video eshte per mendimin tim, nje problem social, qe ka te beje me edukimin, familjen, ligjet qe duhet te vendosen (mos t’i sherbehet pije alkolike femijeve neper lokale!). Por, mesa duket kjo puna e videos (e cila del si me magji, pas shume muajsh), shkrimet e infermieres Beti, kane objektiv tjeter. Merua ka marre persiper te demaskoje ministrin, per ta hequr, sigurisht, sepse kushedi si jane pazaret e tenderave te barnave, etj, etj. Them se nuk eshte aq i thjesht problemi.

    1. Gerti says:

      Mire ja e zeme se infermieret paskan bere gabimin e pranueshem qe i kane mirebesuar dy djemte si shoqerues. Po ai sekseri i funeralit ca do qe vjen e rri ne dhome pa te keq?

    2. matteo says:

      Kjo eshte shoqeria jone, Aleksandra. Nuk ka gje per te na cuditur. Akte makabre kemi pare edhe nga shtetare e gardiste qe bejne detyren duke vrare e masakruar njerez ne mes te rruges. Dha cuditemi qe dy adoleshente nen efektin e substancave cudiberese bejne kete akt kriminal. Eshte e gjithe shoqeria jone e inkriminuar dhe nuk ka c’i ben nje drejtoreshe spitalio a nje mjek urgjence. Ne spitale, zyra e mjedise te tjera mund te hyje kushdo, edhe kur ndalohet, sepse me dy leke ketu blen kedo, jo nje cope polici privat qe merr 13500 leke ne muaj. Me keqardhje e them, po ky eshte realiteti yne e ne …rrime e veshtrojme…

  3. Alma says:

    Me keqardhje pohoj duke qene prezent ne disa raste ne QSUT, qe pothuaj asgje s’ka ndryshuar.Mjeket e sidomos infermieret te shohin nga duart. Shpesh mjeket me fodullekun e tyre nuk ju ben pershtypje se c’kane perpara, sidomos kur i semuri eshte moshe e vjeter. C’mund te presesh nga nje spital ku nuk ka as pambuk e betadine, e infermieret vjedhin ato qe te afermit e pacienteve cojne ne spital, sepse spitali nuk i ka. Gjendja ne spitale eshte e dhimbshme, e vetmja gje qe na mbetet eshte te themi :”O Zot na jep shendet!” Do ndryshoje kjo gjendje ndonjehere ne Shqiperi? Jam pesimiste…

    1. MARA says:

      Alma, me duket se te njoh!!!

      Te kam thene nje dite se ti duhet te ndryshosh veten dhe keshtu Edi Rama do ta kete me te lehte…mu pergjigje: “Po me ben moral”???

      Ah moj Alma sa shume ke ndryshuar sa nuk te njoh fare. Njeriu nuk ngopet kurre me para…

  4. Selim Rroshi says:

    O e nderuar artikull shkruse eshte qeveria e bythqirave kjo. Bythqirat vetem makiazhe bejn qe tu duken sa te bukura i kan bythet. Dhe keta me bileta te bernabeu me dasma 400 milionshe te kursyera nga mami, me saraje e veshje te shtrenjta fare.

  5. Alexa says:

    Pikerisht Ben. Dhe jane bere tgjithe pjese e nje loje qe eshte shume me e madhe dhe qe kerkon koken e Beqes. Te ai jane tenderat te gjithe dhe ate duan kompanite e medha farmaceutike qe po bejne presion te fuqishem. Kjo Aleksandra nje gazetare idiote eshte thjeshte nje prej veglave te shumta. Jo qe paguhen thjeshte mjete te nismetareve

  6. amerikan says:

    Sherbimet funerale me te organizuara se ato shendetsore. Tek koka e klientit. Sa per komentin e Ben. Po jane mjeket ndihmesmjeket infermieret dhe ndihmesinfermiret qe qendrojne te koka e te semurit dhe e jo familjaret. Sidomos nje qe eshte me alterim te gjendjes mendore. Pacient i tille me humbje te vetedijes kerkon trajtim te kujdeshmen dhe monitorim nga afer se mund te vdese ne cdo moment sic e shikoni personi i funeraleve ka me shume dijeni mjekesore se vete personeli mjekesor. Eshte koha ti lini emocionet politike menjane dhe ti shikoni e ti rregulloni problemet qe keni aty. Kjo video nuk eshte thjesht moral dhe edukim i ulet shoqeror tregon se sherbimi shendetsor nuk ekziston. Kjo eshte ndihma e pare e te semurit urgjenca ne spital merre me mend si eshte me tej. Rrumpalla vazhdon. Respekte

    1. ben says:

      Amerikano…Une mendoj se i eshte dhene ndihma vajzes, kjo nuk diskutohet dhe pritet qe ajo te zgjohet, nen vezhgimin e atyre qe e kane sjelle. Edhe ne Amerike nuk ka mjek e infermier non stop, sepse urgjenca eshte urgjence dhe pret patologji te renda te nje qyteti qe besoj i ka kaluar 1.000.000 banore, nuk eshte vetem per adoleshentet e pire. Prandaj them se eshte me teper problem social.
      Sa per emocione politike, te jesh i sigurte qe nuk kam aspak emocione politike, sidomos per politiken e Rames, por ketu te ne (nuk e di a je ton ketu)nuk ka asgje te mos jete politik-mafioze

      1. Dardha says:

        Pas atij komenti qe bere flet ti per Ameriken?

        Ti nuk ia ke idene se si veprohet ne keto raste te BE dhe Amerike. Kur vjen pacient/e i/e dehur njoftohet direkt policia dhe verifikohen personat shoqerues nese jane apo jo familjare. Shume e thjeshte, me nje dokument identifikimi. Nese jo, lihen jashte dhe nuk lejohen derisa te vije qe perfaqesues i policise. Nuk dua te te them me teper. Hap internetin dhe lexo.

        Sa per sulme ndaj ministrit apo drejtoreshes, Rilindja shkarkoi nje zemendesministre per nje fature 12.000 leke te vjetra te paguar me vonese thjesht per harrese ose sepse fatura nuk kishte arritur tek perdoruesi. Nuk ishte fjale per abuzim sepse ajo zonja nuk ka nevoje te kurseje nga nje fature 12.000 leke te vjetra.
        Kurse ketu drejtoresha dhe ministri genjyen sy per sy. Zevendeministria, e cila po te kishte ndodhur kjo gje ne kohen e qoftlargut do kishte bere namin, doli me nje deklarate totalisht joprofesionale. Dhe po mbrohen sikur te ishin ata viktimat.

        Nuk kemi dale dje nga kashta. Mos na merrni per budallenj.

        1. elbasanlliu says:

          o dardha,me vjen keq por dukesh sikur je autorja e shkrimit.Ajo qe perben 99% te asaj qe ndodhi me videon horror ishte:
          1-pas 1992 eshte instaluar nje sistem pornodemokratik ne politike qe ka infektuar cdo qelize te jetes.
          2-Familja shqiptare po shperbehet ne menyre te frikeshme.
          Nqs do te denosh ministrin dhe drejtoreshen atehere i bie qe Ylli Pango
          miku juaj duhej denohej me pushkatim sipas llogjikes tuaj dhe Sali Mortja duhet te kishte dhene doreheqjen per ministrin e tij pervers.neveri per dardhen e Haleksandra bogadanovicen qe e ka bishtin prapa.

  7. American says:

    Kokat e atyre qe drejtojne Jane per ti sherbyer popullit dhe duhet Te zevendesohen kur sherbimi Nuk eshte I duhur per ndryshe marrin ne qafe njerez

  8. mbaj lotet e gezimit, kasandra says:

    ky shkrimi i kesaj BIRN-es bie ere te ndyre.

    nqs do filloja te mbushja disa flete per gjendjen e rende te spitaleve mund te arrinin ne seri rromanesh por kesaj zonja qe qenka “gezuar” si kopeja e sali bishes do ti thoja qe kete rini te superdegjeneruar qe po rritet ne pub-dhe klube dhe kesaj mjeksie qe dr adhamudhi vicidolit e coi 100 vjet ne regres nuk mund ta rregullje edi rama per 15 muaj.Rama po ben krime me tolerimin e krimeve te berishes nga frika apo nga zori, se per mjeksine jane akoma tmerret e sali qenit..Gezuar festen e videos zonja e PIRN-it dhe ty po te kruhet si puna e 17 vjecaresh qe i futen gishtin te BIRN-I

  9. Pirro says:

    Aleksandra! Problemi e trajtoni shume ceket, duke vene ne qender te vemendjes drejtoreshen e QSUT. Qe QSUT eshte nje han i madh me shume porta edhe kjo gje dihet. Drejtoresha sado menaxhere e zonja te jete, nuk mund te zgjidhe problemet dhjetra vjecare te krijuara nga paraardhesit e saj, hajdute te njohur, qe ne plan te pare kishin zhvatjen e jo rregullin. Edhe sot e kesaj dite QSUT nuk ka nje rregullore te saj, keshtu qe me perjashtim te personelit te vjeter, asnje punonjes nuk din detyrat e te drejtat e tij. Per ngjarjen pergjegjesi te plote mban policia private, e cila nuk duhet te lejoje te hyje ne mjediset e reparteve te urgjences asnje te huaj, qofshin keto edhe familjare. Ne rast te ndonje presioni,apo ngjarje te papelqyeshme duhet te njoftoje menjehere policine e shtetit. Keshtu punohet ne cdo spital te vendeve te zhvilluara, por edhe atyre me pak te zhvilluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje