Nga 1 janari mënyra e daljes në pension ka ndryshuar kryekëput. Pension social, 65 mijë lekë për ata që nuk plotësojnë kushtet. Fillon rritja graduale e moshës për gratë dhe burrat, për të arritur 67 vjeç në vitin 2057. Hiqet kufizimi i pensionit maksimal dhe kontributet derdhen duke llogaritur vetëm një kategori të pagës minimale. Fermerët humbasin privilegjet. Ja të gjitha risitë e reformës më të madhe të dekadës
Ashtu si edhe me shumë ligje të tjera fiskale, qeveria është e vonuar në miratimin e akteve nënligjore që mundësojnë jetësimin e reformës së re të pensioneve, që hyn në fuqi që nga 1 janari i vitit 2015. Më shumë se sa uljen e deficitit dhe rritjen e përfitimeve për qytetarët, skema e re arnon disa deformime të bëra në sistemin aktual në dy dekadat e fundit. Risitë themelore lidhen me rritjen e moshës së daljes në pension dhe dhënien e një pensioni social rreth 6500 lekë edhe për ata që nuk plotësojnë kushtet për të përfituar pension.
Në ligjin e ri, pensioni bazë do të zëvendësohet me pensionin social. Veç kësaj, do të hiqet kufizimi i pensionit maksimal deri në dyfishin e pensionit minimal. Reforma synon të zhdukë diferencën mes pensioneve rurale e urbane dhe nuk ofron më privilegje të veçanta për fermerët, por i përfshin ata në skemën e vetme të vendit.
Sistemi aktual i pensioneve nuk i ka përmbushur funksionet e tij themelore gjatë tranzicionit dhe tani vuan nga disa probleme të mprehta. Hendeku ndërmjet arkëtimeve nga kontributet dhe shpenzimeve për pensionet arriti në 60% këtë vit, duke e çuar kështu skemën drejt një falimenti të sigurt. Skema aktuale karakterizohet nga elemente të theksuar padrejtësie, pasi disa grupe kontribuuesish përfitojnë pensione shumë të larta dhe kontribuojnë shumë më pak se, të tjerët. Duke funksionuar në këtë mënyrë, shpenzimet vjetore të buxhetit për pensione kapin shifrën e 1 miliard dollarëve këtë vit, ndërkohë që arkëtimet nga kontributet janë pak më shumë se, 400 milionë dollarë. Shpenzimet për pensionet zënë gati 25% të totalit të buxhetit vjetor, duke zënë kështu hapësirat për shpërndarjen e shpenzimeve edhe në sektorë të tjerë. institucionet financiare ndërkombëtare, Fondi Monetar dhe Banka Botërore e kanë kërkuar me ngulm zbatimin e një reforme të re për pensionet. Qeveria dhe Parlamenti e kanë miratuar atë në qershor të këtij viti dhe realizimi i saj shënon implementimin e një prej tre reformave më të rëndësishme të dekadës.
Pension edhe për ata që nuk paguajnë sigurimet
Çdo person që nuk mund të paguajë sigurimet shoqërore për arsye të ndryshme dhe për rrjedhojë nuk plotëson kushtet për të përfituar pension pleqërie, me skemën e re të pensioneve trajtohet me një pension social rreth 6500 lekë në muaj. Kjo vlerë përfitohet në moshën 70 vjeç dhe nëse vërtetohet se, përfituesi nuk ka asnjë të ardhur tjetër. Ky trajtim është konsideruar si i ashtuquajtur minimum jetik dhe në skemën aktuale kjo zgjidhej nga dhënia e ndihmës sociale. Ekspertët nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) pohojnë se, nevoja e vendosjes së pensionit social diktohet nga fakti se, në kushtet e ekonomisë së tregut, evidentohet të ketë kategori të veçanta njerëzish, të cilët, për arsye nga më të ndryshmet, nuk kaenë arritur, që nëpërmjet punësimit apo aktivitetit ekonomik, të plotësojnë periudhën minimale, 15 vite të sigurimit për të përfituar një pension.
Në këto kushte, për këtë kategori qytetarësh parashikohet vendosja e një përfitimi, që emërtohet “Pension Social”. Shuma mujore e pensionit social është parashikuar të jetë, afërsisht, e barabartë me shumën e të ardhurave që ofrohet nga skema aktuale, për një të siguruar që ka minimumin e periudhës së sigurimit prej 15 vjetësh dhe që ka kontribuar mbi një pagë minimale, në shkallë vendi. Pensioni social parashikohet t’u akordohet qytetarëve shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, që nuk kanë të ardhura të tjera të përfituara nga pasuritë, trashëgimitë, të ardhura nga investimet etj., pra, kur vërtetohet që nuk kanë mjete të tjera alternative për jetesën. Vendosja e kufirit moshor prej 70 vjetësh është bërë për arsye që qytetarët të inkurajohen të marrin pjesë në skemë, nëpërmjet pagimit të kontributeve. Pensioni social do të jetë i pjesshëm, për atë kategori personash që kanë të ardhura nga burime të tjera, por niveli i tyre mujor është më i ulët se, masa e pensionit social. Kriteret e përfitimit do të caktohen nga Këshilli i Ministrave. Parashikohet që në vitet e para, numri i përfituesve të jetë rreth 5000 persona, me një kosto vjetore prej rreth 400 milionë lekësh në vit, të cilat do të financohen nga të ardhurat e përgjithshme, nëpërmjet buxhetit të shtetit.
Ndërhyrja më e thellë në sistemin aktual është rritja e moshës së daljes në pension, sidomos për gratë. Ligji që hyn në fuqi, pas pak ditësh, parashikon rritje graduale të moshës së daljes në pension për gratë, me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç, në vitin 2032.
Që nga viti 2032, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç, për të dy sekset, në vitin 2056. instituti i Sigurimeve Shoqërore e shpjegon këtë vendim të imponuar edhe nga ndërkombëtarët me rritjen e jetëgjatësisë. Ky fenomen, i evidentuar në shumë shtete të Europës dhe në botë, po haset edhe në Shqipëri. Si rezultat i shumë faktorëve, jetëgjatësia po rritet me një trend mesatar me mbi një muaj në vit. Në këtë rritje, jetëgjatësia te gratë është më e lartë se jetëgjatësia te burrat. Aktualisht, në Shqipëri, koha mesatare e gëzimit të pensionit për të dyja gjinitë është 21.4 vjet, 19.2 vjet për meshkujt dhe 24.2 vjet për femrat. Pra, koha e gëzimit të pensionit për femrat është 5 vjet më e lartë se e burrave, për dy arsye kryesore: jetëgjatësia më e madhe e femrave se meshkujt si dhe dalja në pension pleqërie më herët se ata.
Shumica e vendeve të Europës kanë një trajtim të barabartë për sa i përket moshës së daljes në pension për të dyja gjinitë. Ky ka qenë një rekomandim i përhershëm edhe i Bashkimit Europian në kuadër të kushteve të integrimit. Qeveria pret që rritja graduale e moshës së daljes në pension për gratë do të ndikojë natyrisht në uljen e shpenzimeve për pension dhe të shmangë diskriminimin e deritanishëm me burrat.
Bazuar në regjistrin elektronik të pensioneve, si dhe në parashikimin e numrit të pensioneve të reja, aktualisht, numri i grave që dalin në pension pleqërie është rreth 15 200, me një efekt mesatar vjetor prej 2,6 miliardë lekësh. Për të shmangur efektet sociale është përcaktuar që kjo rritje moshe të bëhet në mënyrë graduale, duke u rritur me vetëm dy muaj në vit dhe efektin e plotë do ta ketë në vitin 2032, ose pas 18 vjetësh. Në vitin 2032 do të dalin në pension, në moshën 63 vjeç, femrat e lindura në vitin 1969.
Mënyrë e re përllogaritje
Duke filluar nga data një janari 2015 e në vazhdim do të bëhet ripërcaktimi i koeficientëve të indeksimit të bazës së vlerësuar, përcaktimi i një page referuese për vjetërsinë e punës në ish-kooperativat bujqësore, eliminimi i dyshemeve administrative, që krijonin shkëputje në llogaritjen e pensioneve fshat-qytet. Duke qenë se në harkun kohor 1994-2014, indeksi i rivlerësimit të pagave për efekt të pagimit të kontributeve ka qenë i lidhur me nivelin e kontributit mesatar, është deformuar e dëmtuar, për shkak të rritjes së tavanit të pagës mbi të cilën paguhen kontributet nga 1/3 në 1/5, duke filluar nga viti 2002, por edhe për shkak të uljes së normës së kontributit ndaj pagës nga 42,5 në 24,5%. Për këto arsye, paga e rivlerësuar minimale mbetet rreth 20% më e ulët se paga minimale aktuale. Për efekt të llogaritjes së pensioneve, me datë fillimi pas 1.1.2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës, ose funksionit përpara datës 1.1.1994, si dhe mbi pagat individuale mbi të cilat janë paguar kontributet, sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2014.
Ndryshojnë kufijtë pagave për llogaritjen e kontributeve
Duke filluar nga viti 2015 e në vazhdim, kontributet do të derdhen duke llogaritur vetëm një kategori të pagës minimale. Aktualisht, paga minimale, për efekt të derdhjes së kontributeve, është e ndryshme nga paga minimale në shkallë vendi, ndërkohë që, për shkak të defekteve të formulës së pensionit, përfitimi është i njëjtë. Kjo do të sjellë automatikisht një rritje të pagës minimale për të vetëpunësuarit, e cila aktualisht është 19,406 lekë, teksa ajo do të barazohet me pagën minimale në shkallë vendi (për të punësuarit dhe punëdhënësit), që është aktualisht 22 mijë lekë. Nga ana tjetër do të rritet edhe paga maksimale, e cila do të llogaritet si pesëfishi i pagës minimale të unifikuar (pra 22 mijë lekë) dhe jo më si pesëfishi i pagës minimale për të vetëpunësuarit (19,406 lekë). Si rrjedhojë, paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve nga 1 janari do të jetë 110 mijë lekë, nga 97,030 lekë, që është aktualisht, pra një rritje prej 13.3%.
Aktualisht, kontributi llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto, brenda kufijve të pagës minimale në shkallë vendi dhe pagës maksimale për efekt kontributi për sigurimet shoqërore, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, e cila është në fuqi deri në datën 31.12.2014. Ligji i ri specifikon se, pas datës 1.1.2015, paga maksimale për efekt kontributi indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. Kontributi minimal për personin e punësuar, punëdhënësin dhe të vetëpunësuarin është i barabartë dhe llogaritet mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi.
Ekspertët e ISSH-së shpjegojnë se, vendosja e një page minimale, të vetme, për të gjithë kontribuuesit si dhe indeksimi i pagës maksimale, me të njëjtin indeks si paga minimale, do të çojë në shmangien e defekteve aktuale në barazimin e pensioneve minimale dhe do të kryejë uniformizimin e përfitimeve, krahasuar me kontributet e paguara. Skema e re heq kufizimin për pagën maksimale me qëllim përfitimin e një pensioni më të lartë në pleqëri. Kufizimi i pensionit maksimal me dyfishin e pensionit minimal bën që të humbasë sasia e kontributeve të paguara dhe tendenca për ta shndërruar pensionin në të sheshtë. Nuk ka nxitje për të rritur periudhën e sigurimit përtej 35 viteve, pasi dy kufizimet e masës së pensionit zhvlerësojnë llogaritjen e pensionit sipas formulës, dhe ka mungesë stimuli për të deklaruar pagat e vërteta për të punësuarit me pagë të lartë.
Formula e re për përllogaritjen e pensionit
Për rivendosjen e parimit kontributiv dhe forcimin e tij në ligjin e ri parashikohet ripërcaktimi i formulës së përllogaritjes së pensionit, duke zëvendësuar pensionin bazë me pensionin social dhe duke rritur atë pjesë të pensionit që lidhet drejtpërdrejt me madhësinë dhe vitet e kontributeve të paguara.
Nëndrejtori i ISSH, Astrit Hado thotë se, ky ndryshim do të rrisë peshën e pjesës së pensionit që merr për bazë pagën mbi të cilën ka kontribuar gjatë jetës, si dhe gjatësinë e periudhës së sigurimit (vitet e sigurimit). Kështu, për personat që kanë kontribuar më gjatë në skemë ose kanë kontribuar me paga të larta, masa e pjesës së kontributeve të pensionit do të jetë më e madhe, duke krijuar një lidhje më të drejtë midis kontributit të paguar ndër vite dhe pensionit. Ky ndryshim i mënyrës së llogaritjes do të shoqërohet edhe me eliminimin e dy kufizimeve, duke lënë si pension që do të përfitohet vetëm masën e pensionit që del nga llogaritja sipas formulës. Sipas kësaj formule, për personat që kanë kontribuar me paga mbi pagën mesatare, masa e pensionit do të rritet në nivele të pranueshme ndaj pensioneve aktuale dhe bazuar në shumat më të mëdha të derdhura si kontribut.
Pensionistët, që do të dalin në pension nga viti 2015, për një periudhë afatmesme, do të kenë një rritje të moderuar të masës së pensionit, krahasuar me pensionistët aktualë. Ndërsa në periudhën afatgjatë, për personat që kontribuojnë me paga më të larta, pensionet do të jenë më të qenësishme dhe të mbështetur mbi pagat e tyre reale, të deklaruara në listëpagesa dhe të indeksuara sipas rregullave të qarta dhe të qëndrueshme, të cilat do të japin një bazë të vlerësuar më të lartë dhe, për rrjedhojë, një masë më të madhe për pjesën e kontributeve të pensionit. Ndryshimi i formulës së llogaritjes së pensionit është P= PS + Sh, ku “P” është masa e pensionit mujor, “PS” është pensioni social, masa e të cilit është jo më e lartë se masa e pensionit të pjesshëm, që arrihet nga skema e kontributeve, ndërsa “Sh” është shtesa, vlera e së cilës është 1% e vlerës së bazës së vlerësueshme për çdo vit, e cila përfaqëson raportin e kontributeve.
Sipas skemës së re, pensioni i llogaritur nuk mund të jetë më i madh se 75% e pagës mesatare neto në tre vite të njëpasnjëshme në dhjetë vitet e fundit të punës dhe nuk mund të jetë më i madh se dyfishi i pensionit bazë. Praktikisht, këto dy kufizime kanë bërë që kthimi i kontributeve të paguara gjatë gjithë karrierës në formën e pensionit, për të siguruarit me paga mbi pagën mesatare, është në nivele shumë të ulëta (rreth 55%) ndërsa për të siguruarit me paga minimale, kthimi i kontributeve është rreth 150%, që do të thotë që marrin 50% më shumë se sa kanë kontribuar, shpjegon Hado.
Fermerët, dyfishohet masa e kontributit
Ligji i i ri detyron të vetëpunësurit në bujqësi të paguajnë kontribute dy herë më të larta se aktualisht. Duke filluar nga viti i ardhshëm, çdo individ, pavarësisht nga historiku i vjetërsisë në punë, në marrëdhënie me shtetin, me ish-kooperativat apo me kontribute të derdhura nga viti 1994 dhe në vazhdim, do të ketë të drejtë të marrë një pension që varet nga shuma e pensionit social, shuma e kontributeve të paguara dhe gjatësia e periudhës së sigurimit. Një masë e tillë eliminon dy formulat, heq barrierën administrative të ndarjes së pensioneve fshat-qytet, në varësi të gjysmës së periudhës së sigurimit, sjell detyrimin dhe të drejtën për të paguar kontribute edhe për një pension më të lartë.
Sistemi i sigurimeve shoqërore, i vendosur në vitin 1993, trashëgoi nga e kaluara dy skema të veçanta pensionesh, njëra për individët e punësuar në ndërmarrjet shtetërore dhe tjetra për punonjësit e ish-kooperativave bujqësore. Kushti kualifikues për pensionin e pleqërisë ishte 20 vjet anëtarësi në kooperativë. Aktualisht, ISSH zbaton nenin 96 të ligjit nr. 7703 dhe jep pensione të reja fshati, në rastet kur periudha e sigurimit është e lidhur vetëm me punën në ish-kooperativat bujqësore, dhe pensione të përbëra nga dy pjesë, kur periudhës së sigurimit në kooperativat bujqësore i janë shtuar edhe kontribute të derdhura si person i vetëpunësuar në bujqësi.
Politikat e ndjekura deri tani i kanë mbajtur kontributet shumë të ulëta, ndërkohë që masa e pensionit është rritur shumë më tepër sesa masa e pensionit të qytetit. Mesatarisht, shuma e kontributeve të fermerëve është afërsisht sa 53% e kontributeve që derdhin të vetëpunësuarit në zonat urbane. Aktualisht, kontributet e drejtpërdrejta, që paguhen nga të vetëpunësuarit në bujqësi, mbulojnë vetëm 18.7% të shpenzimeve për pensionet rurale. Veç kësaj, pavarësisht subvencioneve të kontributeve nga buxheti i shtetit, këto subvencione, bashkë me kontributet e drejtpërdrejta arrijnë të mbulojnë vetëm rreth 66% të shpenzimeve
Në ligjin aktual është përcaktuar se një fermer merr pension qyteti kur, veç punës në ish-kooperativat bujqësore, ka më shumë se 17,5 vite të siguruara si i vetëpunësuar në bujqësi. Kjo ka sjellë që shumë fermerë, pasi plotësojnë këto kushte, nuk kontribuojnë më në skemë. Pavarësisht këtyre kushteve shumë favorizuese për banorët e zonave rurale, pjesëmarrja e tyre në skemën e pensioneve mbetet shumë e kufizuar.
Pensionet suplementare reduktohen
Ligji i ri për sigurimet shoqërore e detyron qeverinë që me akte të posaçme nënligjore të ulë përfitimet për disa kategori që përfitojnë pensione suplementare. Nga ky rishikim që duhet të bëhet më 2015 rrezikon të pësojnë ulje të masës së përfitimit rreth 31 mijë persona, me funksione politike, si ish-deputetë dhe zyrtarët e lartë, ish-ministrat dhe ushtarakët. Ligji i ri e detyron qeverinë që të aplikojë të paktën pesë vite rritje të moshës së daljes në pension për kategoritë në fjalë. Gjithashtu do të ndryshojë edhe formula që përllogarit përfitimin e pensioneve suplementare. Të gjitha këto masa synojnë uljen e masës së përfitimit që aktualisht është në përpjesëtim të zhdrejtë me kontributet që paguan kjo kategori. Trajtimi në këtë mënyrë ka ndikuar në thellimin e deficitit të skemës aktuale.
Ndalon rritja, tani vetëm indeksim
Duke nisur që nga viti që vjen, qeveria është e detyruar të ndjekë një politikë të moderuar të rritjes së pensioneve. Ligji i ri ndalon rritjen vjetore të pensioneve më shumë se sa ritmet e rritjes së inflacionit. Kështu, nga më shumë se 5% që ishin rritur pensionet deri vitin e kaluar, tani kjo rritje nuk do të jetë më shumë se 2%, sa është mesatarisht inflacioni. Treguesi i shpenzimeve të skemës së sigurimeve shoqërore ka shënuar të njëjtin trend sikurse numri i pensioneve, pra me rritje graduale e normale në vite. Shpenzimet, në vitin 2006, ishin 50.2 miliardë lekë, me një rritje 4,7 herë ndaj vitit 1994. Rritje e shpejtë e shpenzimeve evidentohet gjatë periudhës 2006-2011, kryesisht si pasojë e rritjes së masës së pensioneve, pasi numri i përfituesve ka pësuar rritje mjaft normale. Krahasuar me vitin 2005, në vitin 2013, shpenzimet për përfitime janë rritur me mbi 95%, dhe, në këtë kontekst, rritjen më të ndjeshme e kanë përfitimet nga pensionet e fshatit, me rreth 134%, ndërkohë që numri i përfituesve është ulur. Siç shihet, gjatë dhjetë viteve të fundit, masa e pensionit është rritur shumë më tepër se norma e inflacionit dhe, në zonat rurale, është rritur me ritme më të larta se në zonat urbane. Kjo rritje e shpenzimeve u shoqërua me një ulje të normës së kontributit, çka, rrjedhimisht, e thelloi edhe më shumë deficitin e skemës. Nga viti 2005 deri në vitin 2013, deficiti është rritur në mënyrë dramatike, me 160%.
Monitor
shavet dhe urretjet komunizmit ju qener shqiptare qe grate i ncirrte ne pjesjon 45 vjec dhe burrat 55 vjec,rrini dhe vdisni tani si klysha qenesh pa pensjon duke lypur ter jeten tuaj si lupsqare derisa te jepni shpirt,kapitalizmi ishte vetem per disa njerez qe u larguan ne amerike kanada australi,dhe per disa politikane qe do jetonin si mbreter,kurse ne si popull do rrime ter jeten duke vajtuar si lypsa per nje cop buke per te mbajtur barkun ne levizje,kenaquni me bythen qe vute neper vitura dhe hani viturat tani dhe fjalen e lire,rendesi ka qefjala e lire eshte kudo,neper klupe trutuareve ne shpi ne shoqeri kudo,po jo perpara politikaneve se ti shkerdhejne brinjet ata,fjala e lire eshte per te shuar vuatjet qe po na shtohen cdo dite,brezi i 1990 nuk do arrij kurre te marri pensjon,mire ju qe punuat ne komunizem qe ju njihen ato vite pune,se keta te tjeret e pluharizmit do marrin kete karin tim ne goje,ju befte mire plera,leri o edi pa pensjon kte popull bagti,jepi nga nje viture rrangalle se kenaqet ky popull,dhe drun mos ja ndaj,se nuk e gjen gje kete popull nuk ankohen kurre,sali i futi bombat ne gerdec dhe plumbat ballit me 21 janar dhe ky popull e kerkon perseri,mos te flasim per 1997 e saliut,leri pa buke qiji rracen e poshter qe kerkojne kapitalizem kjo kope shqiptaresh dembela.
@loni: te ka mbetur ora o Loni… shko coji nje tufe lule se ndoshta t’i thote nja 2 fjale…
Qeveria mban tatimin mbi pagen bruto, pra edhe mbi kontributin e sigurimeve shoqerore. Dhe keto para qe une nuk i shoh pasi nuk me vijne ne dore, ajo i shfrytezon pergjate viteve. Nuk e kuptoj perse duhet mbajtur tatim per dicka qe une edhe ndoshta do kem fatin ta gezoj pasi te mbush 67 vjec? Perse te mos e tatoje atehere kur une e gezoj kete te ardhur?
45 evro ne muaj,”pencion” jetik……..!!!
15 cent ne dite,bravo kesaj i thone ndihme shteterore……..!!!
Deri ne 31 dhjetor bnuk merrnin asnje cent….
Shtet haidutesh,c’fare pret me shume ti.
1.5 euro jo cent
Mosha mesatare e popullsise eshte rritur ne Evrope,ne Shqiperi me kancerin qe ben kerdine,me aksidentet qe vdesin nga 10 per dite,me krimet e vrasiet ne maksimum,mosha mesatare eshte ulur,por politiken e pensioneve na e dikton tani FMN dhe ata qe na kane blere shtetin.
Vdekie diktatit kapitalist qe prodhon vetem fukarallik e mort.
Me shume paguaine Greket per pensionet e minoritareve,sesa shteti yne per shtetasit e vet.
SHtet kriminel,i korruptuar,legen,fodull,burracak.
SHtEtI I ERION BRACES.
Pse ore legen Albani, cfare pensioni u jepte Sali Bisha pensionisteve eee?
Eshte bere kusht per gjithe boten tani qe do te dilet me vone ne pension. Po nuk u morren keto masa me keto qe kishim do te thote falimentim i pakthyeshem or mister Alban.
Tfgs=bolet e janullatosit
1euro e 50 cent ne dite or klysh I janit te q trute e matematiken bashke
zoterinj komentues.ESHTEC HERA E PARE DHE BESOJ E FUNDIT QE BIE DAKORD ME (tfgs)ku shkoi dinjiteti i shqiptari.KJO DIHME ESHTE TE MARESH PER BUDALLENJ NJEREZIT.NE PENSION NE SHQIPERI DILET 65 VJEC….DHE NDIHMA DUHET TE FILLOJE ATEHERE……DHE SHIFRA NUK DUHET TE JETE ME PAK SE 200 EURO……KETA TE PA FATE NE RINI TE PAKTEN TE JETOJNE 5 DITE NE PLEQERI…E THEKSOJ PA 200 EURO NE MUAR JE KLOSHAR…DIHET BOTERISHT QE SHQIPERIA RRON ME TE ARDHURAT NGA RREFUGJATET.NJE PJESE TE MIRE E XHVASIN (POLITIKANET)E FUS NE KLLAPA SEPSE VETEM POLITIKANE NUK MUND TI QUASH ATA !! ZGJOHU ORE EDI RAMA.RROGAT DUHET TI RRISISH..DHE JO TE SHFRYTEZOHEN NE MAX.ME NJE QIND EURO NE MUAJ.NGA FIRMAT EFASON….DHE JO TE PAGUHET ME SHUME POLICI SE AI QE PUNON PER TI BERE PAGEN POLICIT.
Poshtersia e rradhes. Ne socializem merrje nje pension qe, te pakten ushqimin mujor e siguroje(ate ushqim qe mund te gjeje, por ishte bio dhe asnje krahasim nuk mund te kete me ate qe konsumojme sot, dhe qe e blejme si frengu pulen). E paskemi patur shume te veshtire ndryshimin, apo marrjen e ktheses drejt nje demokracie te mirefillte! Kush na ka mallkuar, mbase i a kemi bere vehtes)
Kam punuar 35 vite dhe kam paguar rregullisht ate qe kerkohej nga shteti si llogaritar ndermajeje shteterore fruta perimesh. A eshte e arsyeshme sipas normave te sotme (te koheve te fashizmit gjakatar) qe mua te me jepet 1400 leke pension muajor?
Kush di ndonjeri infromacion le te me tregoje ose te me dergoje ndonje link per ta kuptuar se si qendron kjo pune e pensionit tim. Faleminderit, paraprakisht!
Kam punuar 40 vjet , por vetem 33 kane gjetur tek sig.shoq. , jam me arsim te larte dhe marr vetem 13.000 leke pension.Po te kisha dale ne pension para 20 vjetesh do te merrja tani me shume se 15.000 leke pension, pra me mire I binte te merrja pension e te rrija ne shtepi se sa te punoja edhe 20 vjet te tjera e te marr sot me pak.
Nuk e kuptoj pensionin suplementar te deputeteve qe nuk ngopen me 4 vjet sulltanat dhe duan edhe pension pa arritur akoma moshen; nga dalin keto para qe u jepen apo I kane si shperblim per estraden ne parlament dhe per meriten qe kane duke na hequr zvarre gjoja per ne Europe?
Ndryshimet per pensionet duhen filluar qe nga ne qe marrim nje pension qesharak, per turp, qe nuk arrin as per tu ushqyer; po per tu ngrohur, per tu lare , per te levizur, apo na mjafton te shohim veshjet e shtrenjta ne ballot e presidences? Apo boll te kemi mire pushtet e politikes?
Cmimi I indiferences se shumices Indiferenca sjell mjerim . Mjerimi shfrytezohet nga individ teper negativ
Cmimi qe merr indiferenca e shoqerise.Indiferenca sjell mjerim.Mjerimi shfrytezohet nga njerez teper negativ.
ligji me i keq e me diskriminuesi per tere shoqerine ,ky ligj eshte ne favor te nje pakice por jo per ata qe punojne e derdhin djerse kete ligj se ka miratuar gjermania e po e ben shqiperia turp pale dalin dhe krenohen se po rilindin shqiperine
Reforma e pensioneve eshte nje PROPAGANDE e shfrenuar mashtruese!
Ketu behet fjale per te mbushur arken e shtetit me sa me shume leke,ndersa nuk thuhet asnje fjale per te gjithe PENSIONISTET AKTUALE,QE MARRIN PENSIONE QESHARAKE SA NJE LEMOSHE PER LYPSAT kur dihet qe te gjithe PASURINE KOMBETARE qe u ndertua ne 50 vjet SOCIALIZEM e qe u GRABIT nga Sali Berisha,Fatos Nano,Ilir MEta e te gjithe politikanet e tjere,eshte GJAKU,MUNDI DHE DJERSA E KETYRE PENSIONISTEVE!!
Reforma ne pensione duhet te permbante nje RISHIKIM TOTAL TE TE GJITHE LIGFJEVE E VKM-ve qe nga 1991 e deri me sot,se eshte bere nje KATRAHURE E VERTETE!
Ligjet per ushtaraket jane ndryshuar e amenduar me dhjetra here,gjithnje ne ULJE te perfitimeve tona,ne kundershtim me KUSHTETUTEN ne fuqi,por DREJTESIA ka vepruar me URDHERA PARTIAKE deri me sot!!
Zoti Rama!
Ne se reforma e pensioneve NUK PERFSHIN SE PARI LEGJISLACIONIN NE FUQI PER PENSIONISTET AKTUALE,atehere kjo eshte nje TRADHETI KOMBETARE!!!
Eshte logjike qe duhet te behet nje ndryshim rrenjesor ne katrahuren qe eshte bere me pensionet nga ligjet dhe VKM e shumta. Por perseri ka shume llogaritje te nderlikuara, te ngaterruara qe populli te mos marri vesh asgje dhe te mos e beje dot llogaritjen se sa do te marre kur te dale ne pension. Beni formula me te thjeshta, te pakten ashtu sic ka qene deri ne 1990. Duket se diskriminohen ata qe punojne dhe merret ne mbrojtje nje shtrese e caktuar, deputetet, ministrat, zv/ministrat etj. Pensioni duhet te bazohet ne kontributet qe jep nje person gjate jetes, jo ne pozicionin e punes qe ka patur ne nje pjese te saj, qe gje pavaresisht llafeve nuk e merr parasysh ky ligj. Rritja e numrit te punesuarve, sidomos nga sektori privat do te rrite ekonomine, mireqenien e ketij populli te vuajtur, dhe per pasoje kontributet per sigurimin social dhe per pensionet. Te tjerat jane te kota, alternativa per te thene se bem reforme, manovra te perkohshme, dhe mbani mend qe maksimumi pas 2-3 vjetesh do te deshtojne, per te kerkuar nje zgjidhje tjeter. Reformat e ketij lloji duan kohe per t’u bere, dhe nuk mund te behen per 6 muaj me nje ligj te pergatitur shpejt e shpejt si zgjidhje per premtim elektoral. Ky ligj nuk behet as per te majtet dhe as per te djathtet, por per nje popull te tere, pa dallim. Tung
Epoka e re e proletariatit tè pensionistève tè cilet te lidhur nga mosha nuk kerkojnè dot asnje te drejte as edhe pèr tu sqaruar.Ngelen tè dènuar nga reforma e cila disave ja barazon pensionin me ndihmen ekonomike.Mosha e jetesès qenka rritur?,se besoj,! Njerzit po vdesin nè moshèn 50-60 vjeç.
me keq ta gjeni hani Big Xhamine me 4 minaret…………popull zulu!
Rac e poshter ,rac shqiptari,nuk u beme njehere njeres vetem 3 miljon njeres me 3 miljon probleme. Race egoiste ,, kemi nje vend te bukur por te mbushur me njeres plera duke filluar nga populli deri te politikanet.
KAM QENE ISH USHTARAK,ME NZOREN NE LIRIM ME 1994 PA ME DHENE ASNJE LEKE DERI ME VITIN 1999 MBAS KESAJ ME DHANE NJE PARA PENSION PREJ 86 MIJ LEKE NE MUAJ DHE ME SHTESAT GJATE VITEVE HARITI 136 MIJE NE MUAJ DHE NE VITIN 2013 MA ULEN NE120 MIJE LEKE ME PRETENDIMIN SE KAM MARE ME TEPRR NGA CDUHET TE MERJA.
MBASI HAPA NJE GJYQ PER TE PERFITUAR MERITEN SIPAS STATUSIT QE ME TAKONTE RETH 22 MILION TE VJETRA,QE SHUME SHOKE TE MI E PERFITUAN ME TE NJEJTI POZICIO SI UNE DHE TE NJEJTAT VITE SHERBIMI,MUA GJYKATA ADMINISTRATIVE MEDHA 164 MIJE LEKE NGA KETO 115 MIJE LEKE MI MORI KUSARI ME LICENE(AVOKATI ELVIN BAJKO)D.M.TH UNE NUK PERFITOVA ASGJE,SEPSE KJO ESHTE DREJTESIA NE SHQIPERI.
ME KEQARDHJE VEREJ SE ME SKEMEN E RE TE PENSIONEVE QEVERIAESHRE TREGUAR SHUME MOSMIRENJOHESE NDAJ GJITHE PENSIONISTEVE NE PERGHITHSI DHE NDAJ ISH USHTARAKEVE NE VECANTI,
PRANDAJ JU BEJ THIRJE MINISTRIT VELIAJ DHE KRYEMINISTRIT RAMA TE ULEN DHE TE BISEDOJNE ME KETE SHTRESE DHE TE RIFORMULOJNE SKEMEN E PENSIONEVE.