“Kartolina e Ëndrrave” për fëmijët me sëmundje të rëndë

2 Janar 2015, 14:30Sociale TEMA

AMC do të realizojë këtë fundvit dëshirat e fëmijëve me sëmundje të rënda që kurohen në Spitalin Pediatrik në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Me anë të nismës “Kartolina e Ëndrrave” dhe me dëshirën për të krijuar një dhuratë speciale për ta, AMC kërkon të japë kontributin e saj për të shtuar atmosferën festive në këtë qendër spitalore.

Kartolina e Dëshirave e dërguar nga AMC tek miqtë dhe partnerët e saj do të ketë një vlerë prej 1,000 lekësh. Marrësi i kartolinës do të ketë mundësi të vendosë kodin personal në faqen kartolina.amc.al dhe të aktivizojë kështu vlerën e kartolinës.

Në brendësi gjenden emrat dhe dëshirat e secilit fëmijë, ku gjithsecili që merr kartolinën mund të zgjedhë të plotësojë dëshirën e njërit prej tyre. Ky aktivizim do të shkojë për të plotësuar dëshirën e fëmijës të zgjedhur prej tij.

Aktualisht, janë rreth dyzet fëmijë që vuajnë nga diagnoza malinje dhe trajtohen me kimioterapi në Shërbimin e Onko-Hematologjisë të Pediatrisë të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Duke i kaluar festat e fundvitit në spital, AMC kërkon ti gëzojë me dhuratat që duan.

Si çdo fundvit AMC kontribuon për të ndihmuar shtresat në nevojë për ti bërë festat e tyre më të gëzueshme. Së bashku me kontributin e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve, AMC e zgjeron akoma më shumë këtë projekt në mënyrë që të realizojë ëndrrat e këtyre fëmijëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje