Beqaj: Mjekët në gadishmëri maksimale përgjatë festave

31 Dhjetor 2014, 12:20Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka vizituar ditën e sotme, QSUT-në për të vlerësuar nga afër gjendjen e gadishmërisë dhe planit të masave të urgjencës për mbarëvajtjen e ditëve festive të fundvitit.

Sipas Beqaj, në bazë të vlerësimit të bërë sa i përket gadishmërisë së këtij sektori, pra të shëndetësisë në këtë periudhë festash janë në dispozicion laboratorë, mjekë, infermierë, si dhe furnizimi me barna.

“Unë besoj se do të jemi në gjendje të përballojmë të gjitha situatat. Ne kemi marë masa në 92 qendra shëndetësore pë të furnizuar me barna të gjitha spitalet deri në fund të marsit pasi ka bllokim pas kësaj periudhe”, tha Beqaj.

Ndërkaq, ai shtoi se, “në bilancin e këtij fundviti, ne kemi realizuar 30 % më shumë punë krahasuar me një vit më parë.”

Duke shprehur sërish gadishmërinë e mjekëve veçanërisht në këto ditë festash, ministri Beqaj u uroi të gjithë shqiptarëve vitin e ri 2015.

Gjatë ditës së sotme, Ministri Beqaj do të vijojë të vizitojë edhe Qendrën Kombëtare të Traumës (ish-Spitali Ushtarak), dhe Urgjencën e Tiranës. /gj.k/

2 komente në “Beqaj: Mjekët në gadishmëri maksimale përgjatë festave”

  1. stela says:

    O Beqja, o katunar a malok, ca je ti?! Pse mo ministri i shendetesise ne kohen e “diktatorit” e bente analizen para TV-se?

    Pastaj gadishmeria ne raste festash nuk eshte sensacion per TV. Thjesht te bejne detyren, qe te justifikojne rrogen!!!!!!!!

    Ka me qindra njerez, qe punojne te privati naten e Vitit te Ri. E ca eshte sensacion eeee? Jane nevojtare dhe punojne per te marre rrogen. Ene ato matrapazet (mjeket e tu), do justifikojne rrogen.

  2. Odeta says:

    Jemi bere interesant si popull. Do kisha deshire te dija se cfare pune ben kjo “stela”, cfare impenjimesh ka qe i konsideron punen e personelit shendetesor nate feste me berje detyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje