Ja situata e rrugëve, pas reshjeve të dëborës

30 Dhjetor 2014, 10:52Sociale TEMA

Nga informacionet e dërguara nga ArrSH (Autoriteti Rrugor Shqipetar) dhe DPSHTRr (Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor)  për mëngjesin e sotëm, pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, gjendja e kalueshmërisë së rrjetit rrugor paraqitet si më poshtë:

Tiranë  

Ne akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj ka ngrica ne rruge dhe behet sperkatja me kripe

Qarkullimi kryhet me zinxhire.

Durres

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.

Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.

Elbasan

Aksi  Librazhd – Steblevë eshte i bllokuar per momentin.,Aksi Elbasan – Gjinar ka prani ngricash ne rruge. Ne aksin Elbasan – Peqin – Rrogozhinë ka patur shembje masive ne Derven.

Rekomandohen zinxhiret dhe te evitohen parakalimet ne vendin ku rruga ngushtohet.

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve.

Te behet kujdes per shkak te fluksit te dendur te makinave

Ne Qafen e Llogorase ka prani te ngricave ne rruge. Po vazhdon hedhja e kripes.              Rekomandohet ecja e kujdesshme, dhe ne disa zona edhe perdorimi i zinxhireve per shkak te ngricave ne rruge.

Gjirokaster

Nuk ka probleme per qarkullimin

Te behet kujdes sidomos ne Qafe Muzine, sepse naten ka ngrica

Korçe

Ne Qafe Qarri, Qafe Plloçe dhe Qafe Thane, ka  ngrica ne rruge. Po vazhdon puna per hedhjen e kripes.

Qarkullimi duhet te kryhet me zinxhire.

Ka prani te ngricavedhe temperatura te uleta. Problematike eshte era qe e hedh boren ne rruge.Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire, megjithese situata eshte permiresuar.

Ne akset e Dibres ka ngrica ne rruge. Vazhdon hedhja e kripes.

Qarkullimi rekomandohet  te kryhet me zinxhire ne akset e Peshkopise dhe Bulqizes..

Shkoder

Ka temperatura shume te uleta. Ne akset e Pukes dhe Malesise se Madhe ka ngrica qe po trajtohen me kripe.

Qarkullimi ne akset e Pukes dhe Malesise se Madhe rekomandohet te behet me zinxhire.

Fier     

Nuk ka probleme per qarkullimin.

Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje

Lezhe   

Gjate oreve te nates ka patur ulje te temperaturave dhe formim te ngricave.Jane marre masa per kriposjen e akseve, sidomos Rruga e Kombit, qe po mbahet ne monitorim te vazhdueshem.

Rruga e Kombit eshte e hapur dhe kalimi rekomandohet te behet me zinxhire./b.l

 

1 komente në “Ja situata e rrugëve, pas reshjeve të dëborës”

  1. Gjini says:

    O Mero,po nuk I thonë dëborë,por borë, se nuk thona luledëborë,por luleborë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje