FOTOT/ Dy anët e rrugës së kombit. Në Kosovë e pastruar, në Shqipëri skandal

30 Dhjetor 2014, 17:47Sociale TEMA
FOTOT/ Dy anët e rrugës së kombit. Në Kosovë e

Pas shpalljes së gjendjes alarmante në akset kryesore të rrugëve shqiptare një reporter i lapsi.al, ka udhëtuar enkas në autostradën Tiranë- Prishtinë për të parë gjendjen e saj dhe kujdesin e autoriteteve rrugore.

Ajo që dukej ishte skandaloze. Ndërsa në pjesën kosovare, nga Prishtina deri në Morinë rruga qe e pastruar, nëpër të lëviznin borëpastruese dhe hidhnin kripë, pjesa shqiptare dukej si e lënë në mëshirë të fatit. Sapo kaloje kufirin, ndesheshe menjëherë me borën e bërë kapicë.

Gjatë gjithë rrugës, e cila ishte e hapur vetëm nga njëra korsi (më shumë prej gomave të makinave sesa prej dorës së njeriut) nuk të zinte syri asnjë borëpastruese përpos dy policëve nga të dya anët e tunelit tyë Kalimashit, njëri prej të cilëve u drejtohej udhëtarëve me fjalët: “bëni kujdes për veten”.

Këtë e tregojnë edhe këto foto ilustrtuese që janë të ngjashme në diferencën e tyre me të gjitha pikat e rrugës.

Shikojini.

Lapsi.al

Rruga e Kombit, pjesa e Kosoves

Rruga e Kombit, pjesa skandaloze e Shqiperise

 

13 komente në “FOTOT/ Dy anët e rrugës së kombit. Në Kosovë e pastruar, në Shqipëri skandal”

  1. stela says:

    Po normal qe Kosova do ta mirembaje, se ka eksperience ne manaxhim dhe shtet. Gjithe ai shtet 7-vjecar, s’mund te krahasohet me ne.

    O pika, edhe u ndodhin aksidente shqiptareve pastaj.

    1. kujtesa says:

      Shikoni pak skarpatin ne ane te rruges nga ana kosovare dhe shikoni skarpatin ketej nga hajduti Lulezim Basha!
      A ka ndonje lidhje puna andej me kete kendej?

      Diferencat jane te gjithaneshme ne kete rruge,edhe ne sasine e parave te vjedhura.
      Vetem ketu,ja kalojme kosovareve ne kete rruge.

  2. lavdosh says:

    Kendej nga anet tona LSI shfrytezon rastin te bej ca leke, sepse jua ka prere mundesite Rama me projektet e medha. Do vjedhin te gjitha parate e projekteve te vogla

  3. VL says:

    E thjeshte fare,kompania private qe mirmban rrugen e kombit nga ana e Kosoves e ben punen tamam,kjo ne pjesen tone JO,kaq e thjeshte eshte,cdo vit qe kur eshte ndertuar rruga e njeta histori.

  4. titi says:

    Cfare krahasimi!!!!!Ato qe ne ndertim jane krejt ndryshe,per kete pyesni LULZIMTHIN dhe SALISERBIN qe ben nje dore pare.

  5. Ramy says:

    Cu be me ata qe rilinden???

  6. Argita_B says:

    Kane ngaterruar fotot ketu, ska mundesi, ne Shqiperi kemi qeverine e rilindjes!

  7. Astrit says:

    Nuk behet ky vend me kete milet! Mendoj se sala meriton burgim te perjtshem per cfare ka bere gjithe keto vjet, por se kuptoj pse duhet ta permendni dhe ne kete rast: ka ren bore dhe rruga nuk eshte pastruar!!! Mos eshte gje faji i sales???!!!!

  8. Ska mundesi says:

    Rilindesat skan kohe,Se po ilozojne me mrekullite e tyre,neper fb.

  9. mio says:

    Shiko kemi nje projekt madhor…po pregatisim projektligjin qe ne qofte se bie bore dhe guxon bora apo akulli te rrij ne akset tona rrugore….per kete akull apo bore ka vetem nje vend Burgu :):):)..shoku edi mos u mer me palmat po me sigurin ne rruge se eshte me e rendesishme..Men per her tjeter..

  10. fshatari says:

    O Karandashi Ketej nga ne ka ndricim andej nuk ka

  11. diar says:

    Ne kosove mirmbahet kjo autostrade edhe per faktin se lidhe dy qytetet me te rendesishme te kosoves Prishtinen me Prizrenin. Por edhe per faktin se ne kosove ka nie pergjegjsi dhe rrespekte me te madhe ndaje prones shtetrore, Por ka edhe nje faktore kosovaret nuk dine te flasin bukur por jan me puntor dhe ekspert me te mire.

  12. RILINDJA says:

    OOO MERO LARGOE KETE TEMEN E BORES NE RRUGEN E KOMBIT SE PO SHKRUAJNE KUNDER RAMES;JU E DINI SE KUSH SHKRUAN KUNDER RAMES AJO TEME DUHET LARGUAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje