Pensioni social/ Nga 1 janari 2015 përfitojnë 5000 persona

30 Dhjetor 2014, 13:22Sociale TEMA

Duke filluar nga 1 janari 2015 do të përfitojnë 5000 veta nga pensioni social.

Çdo shtetas shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç dhe ka qëndrim të përhershëm në Shqipëri mund të përfitojë pension social sipas vendimeve të qeverisë.

Pra,   pension social perfitojne të gjithë ata persona që nuk plotësojnë kushtet per te marre pension, ne baze te kontributeve qe kane derdhur gjate viteve te tyre ne pune.

Lidhur me masën konkrete të pensionit social është vendosur që masa mujore të jetë e barabartë me shumën e pensionit të pjesshëm të pleqërisë të 31 dhjetorit të 2014-ës, përllogaritur për 15 vite vjetërsi pune të siguruara kundrejt pagës minimale.

Kësaj mase i shtohen edhe kompesimet për rritjen e çmimeve dhe për pensionistët me të ardhura minimale sipas masës dhe kritereve të përcaktuara ne vendimet e Këshillit të Ministrave.

Vendimi ka të bëjë me kompesimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike, kompesimin përkatës të përcaktuar për rritjen e pensioneve 2009-2010. Nga përllogaritja e këtyre rezulton se duke nisur nga 1 janari i 2015 , masa e pensionit të plotë social të jetë 67.500 lekë të vjetra në muaj.

Ky përfitim mujor do të indeksohet çdo vit, për të kompensuar pasojat e ndryshimit të indeksit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve. Sikurse ndodh edhe me përfitimet e plota të pleqërisë edhe për pensionin social do të aplikohet përfitimi i pjesshëm.

Personat që kanë mbushur moshen 70 vjeç dhe ata që kanë rezidencë në 5 vitet e fundit në Shqipëri kanë të drejtën e përfitimit të pensionit social të pjesshëm, i cili është sa diferenca midis pensionit social të plotë dhe të ardhurave të deklaruara dhe të vlersuara e të pranuara nga drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në shumën 372 milionë lekë që parashikohen brënda buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2015. /gj.k/

1 komente në “Pensioni social/ Nga 1 janari 2015 përfitojnë 5000 persona”

  1. rty says:

    Qeveria shqiptare duhet tu ofroje te gjithe prinderve qe e kerkojne* 20.000 leke te reja / muaj per cdo femije.
    E theksoj “qe e kerkojne” sepse cdo prind qe e kerkon do te thote se e ka te nevojshme dhe duhet ti jepet pa asnje lloj verifikimi.
    Kjo do te ishte ndihme serioze per familjet. Dhe vetem pas ketij veprimi mund te merrnin kuptim reformat per pagesen e dritave ujit etj, mund te merrte kuptim slogani i “takses progresive”, mund te merrnin kuptim sakrificat per nje jete me te mire.

    Ky propozim mund te kundershtohet me argumentimin ” ku ti gjeje qeveria parate” ?
    Por pergjigja e kesaj pyetje kjo nuk eshte pune e imja, por e atij dhe e atyre qe duan te udheheqin kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje