Në ndërrim të viteve kryeministri Edi Rama ju dërgoi një letër të personalizuar gjithë personelit mjekësor të Shqipërisë. S’do mend, që një e tillë më erdhi dhe mua.
S’pata fat ta marrë në dorë pasi më qëlloi të jem turni i tretë, por ma kishin lënë tek zyra e kuadrit të spitalit.
Mënyra si u njoftova për letrën në emrin tim s’qe dhe aq dinjitoze po nejse. Ndërsa ngjisja shkallët për në pavion, u këmbeva me shefin e kuadrit, që më hungëroi diçka si të tille si..”na moj shushkë, ke një letër tek zyra ime nga ai i gjati”
E mora letrën dhe mu bë zemra mal.Kam 30 vjet infermiere dhe s’i ka rënë njeriu në mend për ëua të më dërgojë kartolinë, që nga koha kur kisha burrin ushtar s’kam marrë të tilla. …Me fal se s’tu prezantova…Jam Elisabeta , shkurt e gjatë Beti më flasin, infermiere ne spitalin N siç thoshe ti me të tallur në fillimet e tua.
Kartolinë goxha luksoze dhe e punuar me shije. Jashtë e brenda kishte vetëm ty, stemën tënde të re, ambjentet e reja të kryeministrisë. Po unë i vlerësojë punët me dorë.Më duken shumë të personalizuara dhe se vë re edhe kanë nga pak kult individi me tepri brenda.
E lexoja shkallëve letrën tënde dhe zemra mal më bëhej. Më falënderoje për bashkëpunimin dhe përkushtimin. Në fakt ne s’para kemi bashkëpunuar, se ku ti e ku unë. Ndërsa sa për përkushtimin, unë kam 30 vjet që bëjë këtë punë se më duhet rroga dhe njëlloj e kam bërë edhe për Nard Nokën punën, me të njëjtin përkushtim ndaj s’ke pse më falenderon.
Por, gjithë ajo përshtypje pozitive për kartolinën e personalizuar erdhi e mu zbeh krejt, kur mora vesh si i kishin marrë në apel, gati në rresht personelin për tu shpërndarë letrën tënde sikur të qemë në Korenë e Veriut.
Dhe fillova të mendoj pak si menaxhere.Po sikur me lekët e kartolinave të na kishte bërë një banjë të re për pavionin, se ne e dimë ç’heqim. Për një të urinuar, shkojmë 3 pavione me tutje se ne s’kemi banjë, na u bllokua dhe e bënë depo më në fund.
Le pastaj sikur të na kish bërë ca dollape ku vishemi e zhvishemi, se jo vetëm që s’kemi një garderobë, po zhvishemi në infermieri pas ca dollapeve. Dhe dollapet janë ndihma, që nga koha e krizës së kosovareëve dhe të mbushur me furrttare. Edhe tavolina e tillë është. Karriget i kemi të gjitha me 3 këmbë, se nuk mbahet mend sa jam unë të jemi furnizuar ndonjëherë me mobilje.
Eh mor Ed , shpirt i motrës, ç’të të them më parë. Këtu nuk ka asgjë. S’ka sapunë, s’ka doreza, s’ka çarçafë, krevatet janë të kohës së Nuhut.
Atë natë s’mu duk fare koha. Fluturoi nata si me magji, vetëm prej kënaqësisë që më kishe dërguar një letër…
Kam hequr të zitë e ullirit me një të sëmurë që nuk urinonte dot dhe më duhej t’i fusja një kateteter se po plaste. Po kateter s’kishte gjëkundi. Dërgova njërin, ia bleu tek farmacia e natës. 2 mijë lekë bën i shkreti, po ja që s’e gjen kur të duhet. Kërkova e ku s’kërkova për një palë doreza, që të mos ia prekja hallatet me dorë burrit të botës, po në fund i dhashë karar me duar se po plaste. U qetësua i shkreti njeri. Ka mbushur një legen me urinë, ku e pati mbajtur ditëziu dhe sa më ka falenderuar thua ti…më shumë se Ti në letër, sigurisht.
Dalë jashtë dhe fut dorën në xhep, kur ç’të shof. Më kishte futur një 2000 leksh të vjetër fshehurazi në kohën që unë po punoja.U ktheva dhe e bëra rezil.
‘” S’të vjen turp që më jepë lekë, i thashë. Po ke dëgjuar ti që mjekësia është falas, po për mbulimin universal që flet Ed Rama ke dëgjuar…Le që janë dhe spiunët e tij nëpër këmbë, na ruajnë si qentë. Do të më marrësh në qafë ti. Bëj nder, e gjej qeder, i thonë kësaj pune”’
Natën hëngra dynjanë se kish 30 të sëmurë dhe sa i mbarohet serumi njërit, akoma s’ia ke filluar tjetrit, po drejtoria thotë që mjafton një infermiere, pse çdo bëni ju…
E di ti Ed, që tek spitali ku unë punoj nuk ka sistem sinjalizimi me zile dhe me dritë alarmi, po të thërrasin me majëkrahi ‘, ‘’Oj cuce, ku je se mbaroi surumi…”’
Në korridor temperatura ishte minus 8 gradë celsius, se ne s’kemi sistem ngrohje. Kaloriferë në mure kemi, po nafta e kaldajës ka vite që s’dihet ku përfundon dhe nuk janë ndezur kurrë, ndaj punojmë me golf e me pardesy mbi përparësen e bardhë.
Vras mendjen s’u del më keq ju kështu, që ngrohet çdo pacient me kalorifer, sesa t’i kishit me ngrohje të përqëndruar…? Se tani ca i burgosin dhe për 30 mijë lekë të vjetra me ç’kam dëgjuar dhe s’u mbyllet çështja derisa e mbyllin vetë…Më duket se ju jeni siç themi ne tironsit, gjimoni kokrrën e ullinit dhe ju hik oka e vojit…
Mirëpo ti Ed, në letër po me thoshje se jemi në rrugën e modernizimit dhe unë në atë pak kohë që pata të lirë, nisa të ëndërrojë sikur spitali im do bëhej një ditë normal, ku të hyje me kartë, ku t’i kishe të dhënat në një kompjuter të lidhura për çdo dhomë dhe jo në atë regjistrin e madh me kapakë ngjyrë m… si defter turk, ku çarçafët do ndërroheshin 2 herë në ditë, ku çezma do të kishte ujë të ngrohtë e të ftohtë, ku taualeti do të kishte edhe dush, ku ajri i kondicionuar do të bënte të punoje shpenguar, ku ambulancën do ta kishe tek dera dhe s’do t’ia vidhte benzinën drejtori, ku dollapi do të kishte të gjitha barnat që duhen dhe të mos isha e detyruar të bëjë këtë në vend të atij që s’e kam.. ku aget e përdorura do t’i futja në 3 kosha me ngjyra të ndryshme sipas rrezikshmërisë dhe jo në një shishe koka-kole, ku matërialet e rrezikshme do të digjeshin çdo ditë në një akseleertaor dhe nuk do të hidheshin tek kazani i plehërave….Po ç’them dhe unë. Këto s’kanë për tu bërë kurrë, se ti e ke filluar mbrapsht.
Ti flet vazhdimisht për reformë, por kjo mënyra jote shto ujë e shto oriz s’më duket se të nxjerrë gjëkundi. Pilaf do bëhet prapë në fund.
Unë jam mrekulluar kur të kam dëgjuar, që the se fajin e ka sistemi dhe jo individi, sepse është sistemi që i korrupton njerëzit. Ja një burrë i mençur që po e kap demin prej brirësh mendova.
Mbase të gënjejnë mor shpirt i motrës dhe s’i di të gjitha. Po ta thotë motra, që sistemi vetëm kështu siç po e bën ti, nuk bëhet. Mbase unë s’e kam kapacitetin të të japë mend, po dy gjëra i di dhe unë.
Sistemi aktual shëndetësor është konceptuar gabim që në fillim, sepse është krijuar nën ndikimin e tregtarëve të ilaçeve dhe në dobi të tyre. E ke vrarë ndonjëherë mendjen, pse kemi kaq shumë farmaci dhe dhe kaq pak studio mjekësore private? Sepse, të mirat e sistemit shkojnë për ta. Ata zgjedhin ministrat dhe drejtorët, dhe ty të duket sikur i zgjedh ti, po ti s’ke në duar as leshtë e Currit siç i thonë në lagjen time, se të gjitha drejtoritë i ka LSI. Dhe atje ku s’i ka ajo i ka Koqo Kokëdhima.
Pra, në qendër të këtij sistemi është pacienti pjesërisht si kavje dhe farmacisti ndërkohë, që duhet të jetë pacienti dhe doktorri, se këta janë shtylla kurrizore e sistemit shëndetësor. Farmacisti është ndihmës i tyre, ashtu siç jam edhe unë. Ti po bën një vrimë në ujë, se po i dënd me ilaçe. Nuk po i shëron, as nuk i parandalon. Sa për atë check-up in që po e paraqet si reformim, mos ta dëgjojë njeri se e bënte shoku Enver para teje. Dërgonte një ekip mjekësor nga Tirana dhe i chekonte të gjithë qytetarët e një qyteti. Ky mbulimi universal i yti, megjithëse s’më plas fare për të, se ai u realizoka në 2030 sipas ministrit, kështu që unë kam shkuar tek ara e Tares deri atëherë, por dhe ty s’të lë njeri kaq gjatë në pushtet, kot përpiqesh, do t’ju vërë më shumë ilaçe në dispozicion të varfërve apo çfarë?
Po ti pse i bie kaq gjatë mor shpirt i motrës? Për të ndihmuar ata që s’kane fuqi paguese, listën e të varfërve e ke gati, që nga kjo puna e dritave. Paguaju faturën e spitalit atyre sipas kushteve që do vendosësh ti dhe s’ke pse mendon as për çarçafë, as për ushqim, as për ilaçe, as për rrogat tona, se spitali e di vetë pastaj si e rregullon punën; kë do mbajë e kë do heqë nga puna prej nesh.
Meqe ra fjala tek çarçafët Edo, ma ke nxirë mbrëmë fare. Kisha një të sëmurë, që villte dhe lëre që mbeta duke i larë të vjellat, po s’kisha çarçafë t’ia ndërroja. Se e ka marrë një firmë pastrimin e spitalit dhe ajo kalon dy herë në ditë siç e ka në kontratë, për të futur një leckë, po s’vjen sa herë kemi nevojë ne. Se këto punet me bereqet, i kanë marrë privatët. Vetëm këto punët e ndyra që bëjmë ne, s’i marrin përsipër
Eh mor Ed, të na i kishe dhënë lekë për Vit të Ri ato shpenzimet e kartolinave, do na kishe bërë punë se jemi hollë vërtetë. Ti s’e di po unë tentova një muaj të jem e ndershme dhe të mos pranojë asnjë bakshish, po të lutem mos ia thuaj njeriu këtë. Mora rrogën, 25 mijë lekë të reja. Pagova dritat, që të mos më fusje në burg zotrote,14 mijë lekë, pagova dhe ujin 20 mijë lekë, bëmë dhe dy oferta telefoni 20 mijë lekë, bleva dhe një ilaç për lavatriçen 10 mijë lekë, bleva dhe ca ilaçe për prindërit, (se ato që jepni ju tek lista janë niseshte s’bëjnë efekt) 60 mijë lekë dhe pashë se s’kisha më lekë as për autobuz. U ktheva në këmbë në shtëpi. Për të ngrënë se di si ia dola…Të bësh atë punë, që s’e bën njeri dhe të mendosh për bukën, s’më duket dhe aq e drejtë, po hajt se mbase Rilindim. Kjo shpresë na mban gjallë.
Nejse, unë po pres gjithsesi që ti ta modernizosh shëndetësinë siç thua, por duhet filluar nga gjërat e vogla, për të arritur tek të mëdhatë. Po ti, ngaqë je i gjatë shikon larg dhe nuk shef ç’ke tek këmbët…
Por, një gjë po ta them: Ti po përpiqesh të arnosh sistemin që ka endur Tritan Shehu, i shtyrë nga grosistët e barnave. Po a ka gjë që ta bëjë Tritani dhe të jetë e hajrit? Më thuaj! Sistemin po do ta bësh vërtetë, bëje nga e para, ndryshe bëji çiçin bahçes…
Me këto mendime më zuri mëngjesi dhe me letrën tënde në duar. Rrofsh që ma dërgove. Më ke bërë një nder të paparë. Isha gati që në autobus, ndërsa kthehesha në shtëpi me fytyrë të palarë se s’kishte ujë çezma, pa le pasqyrë që konsiderohet luks, të thërrisja ta merrnin vesh të gjithë.
Hej… Edi Rama më ka shkruar një letër…
Nga infermieria Beti
Spitali N
C’eshte kjo menyre vulgare e te komunikuarit? Kjo gjithe keto vite nuk ja mbante te shkruante nje leter sepse e hiqnin nga puna, sot qe ka liri te komunikoje me Kryeministrin, i shkruan nje pacavure me nje gjuhe rruge dhe i qahet per ato qe kjo duhej te ankohej shume me pare tek te tjeret. Kane rreshkit njerezit.
uaaa, ankohesh zoteria jote (apo shoqe, cfare je) per gjuhe rruge dhe vulgaritet. po a ke degjuar ate kryministrin tend se cfare gjuhe rruge perdor?
Bravo Bledi Mane shkrim i bukur, edhe emri i personazhit qe ke zgjedhur fiks si seriali qe jepet ne USA Nurse Betty ? ose infermierja Beti.
ORE Pikpyetje ore idjot, kjo eshte Vertete leter shume Pikante ,dhe duhet vertete ti Djegi pak Kryeministrit,nuk ka Lidhje me Politik po me realitetin ,Bravo Infermieres Beti
Kesaj i ka derguar kar-toline Sala cdo vit, se ishte edhe doktor.
Te pakten ajo pohon qe ka 23 vjet qe po punon ne nje stalle kuajsh. Por nga ana tjeter kjo Infermiere tregon qe tagjine nuk e ka si te kuajve, por vec rroges fut edhe 50-60 Dollare ne nate ne xhep.
Kete stalle mos prit ta nderroje Edi apo ministri Shendetesise.
Shikojeni ne Fier cfare spitali modern ka bere Drejtoresha atje.
Te gjitha keto letra, mendime jane pozitive, sepse Edi Rama i kujtoi cdo njeriu qe punon, te krijoje kushte te pastra, boll me fasulet e Tropojes.
Duhet mundim, qe te arrish te shikosh kulture ne pune. Shkoni shikoni spitalin Privat si eshte i paster, mbase me gjysmen e pastruesve qe ka spitali Qytetit.
Gjithmone kjo shqiperi do gjeje idiota si pilo lala qe realitetin e gjendjes se spitaleve ne vitin e dyte te mandatit do tja faturonte prape saliut
Por edhe pse infermierja tha realitetin qe ilacet nuk funksionojne se jan niseshte apo banjot jan katastrofe , qe pastrueset sjan gjekundi kur I do, carcafe ska , pa ngrohje spitali , ku ligjin e bejne farmacistet dhe drejtorat e LSI
Prape kjo toke e mallkuar do e gjeje nje pilo lala dhe nje nora militante te paguar nga era e re e rilindjes
Faturen do ja kalojne saliut, cdo krahasim e bejne me saliun, dhe jo me inteligjencen qe kan keta ministra dhe kryeministra
I dhjeri pilo lala ju lutem komentoni me shpesh ju jeni drite ne sy per komentuesit e vertete
Njeriu vleresohet me sa pune ben dhe jo me ca thote NURSE BETTY
Edhe pse je anonim jam I sigurte qe ndihesh si MUTI
Respekte
CERCIZ TOPULLI ish luftetar qe dha jeten per ju shkerdhata.
Te lumte pushka per komentin “Cerciz”! I pjerdhuri “pidho-lala” eshte nje nga gomaret me te dalluar ketu. shpresoj se do reflektoj pak me shume se gomaret e tjere!
O PANXHAR se fasulet i paske mbaruar si keni ze dhe goje te flisni o larva te komunizmes a se shikoni se cfar po i ben ky shqiperis dhe shqipetareve !!!!
PO si duket ti o letyre mer ndonje rroge per ato vite qe e ndiqje prapa bythes kete te cmendur qe po cmend nje vend.
Zonje apo zonjushe infermiere. Te shkruaj une qe i njoh mire keto pune, se helbete kam qene byth e breke me Ritken nga Rakicka. Ke te drejte, ashtu eshte, te gjitha mungojne, se Sala na kishte thene mos investoni ne mjeksi, se nese ne mjekesi veme rregull, miqte e mi doktore nuk pasurohen dot. Se po te mos mungojne medikamentet ne spital, nuk pasurohen farmacistet, aq me pak prodhuesit apo importuesit e tyre. Se po te punojne aparaturat, falimentojne spitalet private. Se po te funksionojne laboratoret, falimentojne klinikat private. Shkoni e shihni se cbehet rreth QSUT, me dhjetra klinika, farmaci, laboratore, ku drejtohen pacientet qe shkojne per tu vizituar ne shtet, dhe perfundojne me duart perpjete se ju kerkojne me zbraz kuleten ne sherbimet private. E projektuam dhe e zbatuam kete plan me kujdes, dhe sot kemi mjeke te pasur, farmaciste te pasur, si ne asnje vend te botes. Edhe per infermieret menduam dicka, se me leket e injeksioneve, me lajmerimet e vdekjeve te Agjencite e Varrimit, edhe ato kane fut ndonje lek ne dore. Edhe ti zonje apo zonjushe, i ke bere dy lek duke ofruar sherbim kundrejt pageses, dhe shurren e ke bere ku te ka dashur qefi, se e ke pas xhepin plot. Te kujtohet kur kishim tere ato kafene brenda ne spital, dite te lumtura ku leku shkonte vu nga xhepi i fatkeqeve te ata te barkdreqerve. Prandaj, letren mire ke bere qe e ke shkruar, por mos e ngacmo Edin, se do na lesh pa lek, o zoçke infermiere. Pa leka, moj, si thoshte Ritka im.
Cdo gje duhet decentralizuar dhe privatizuar edhe mjeksia nen kontrollin e rrepte te shtetit. Ate qe shteti e ben mire le ta beje por eshte me mire kur investon edhe privati si kudo ne bote. Mjafton te shikosh per rreth. Por ka shume njerez qe njohin vetem rrealitetin komunist dhe kete te 20 vjeteve te fundit dhe keto njerez jane te kufizuar ne veprimtarine e tyre.
Une e mendoj keshtu pa bere polemika me asnjerin. Cdo njeri ka trurin e vet dhe le te flase ate qe din dhe ate qe nuk din.
“C’eshte kjo menyre…?” thote shoku pikpyetje i habitur. “Deri dje populli vuante per buke se na e vidhte satrapi sali, tani kemi vetem dite te bukura e lumtura me shokun edvin…”
O BETI, KETYRE KAFSHEVE I ESHTE RILINDUR VETEM INSTIKTI I PALACOS KOMUNIST QE VIDHTE NGA POZITA DUKE VJELLE MBI TE TJERET! KETA PLEHRA NUK KANE SHPIRT PO VETEM KATUNARLLIK MIZOR PERZJERE ME IDEOLOGJI STAZHIERES SERVILE!
IDIOTI TJETER E DI MIRE SI KA QENE E SI ESHTE SPITALI SE E KA SHETIT QE I VOGEL ATE ME NR 5, KESHTU QE KOT LODHESH TI TREGOSH – KA VETEM MERAKUN E REKLAMES JO NE KE APO JO TI E TE TJERET UJE E ILACE, MJAFTON TI BEHET REKLAME KAPAKUT TE KARTOLINES DHE LETRAVE PROLETARE JO PREMTIMEVE. PER TE TJERAT KUJDESEN KETA ME PIKPYETJE – TE KRITIKOJNE NE E TEPRON SI ORG. BAZE DIKUR, TE OFENDOJNE PO PATE THENE NDONJE TE VERTETE DHE TE DEKLAROJNE “armik te saliut” PO E TEPROVE… NDERKOHE NUK HARROJNE TE MBAJNE DHE LISTA ME EMRA NJEREZISH SI TI…
KOT LODHESH MOTRA SE CFARE DEL NGA MACJA PER MINJ DO GJUAJE, EDHE SALINJTE E. EDVINET ME SOJ E KOMENTUES NJE ORIGJINE KANE E NJE FUND I PRET – I VETMI NDRYSHIN ESHTE QE NJERI DEKLARON SE VJEN NGA MACJA E BARDHE KURSE TJETRI BERTET PER TE ZEZEN…
TE ZBULOHET SE KUSH FIRME KA MARRE TENDERIN PER PRODHIMIN E KARTOLINAVE DHE CILA ESHTE KOSTOJA E TYRE REALE DHE AJO E DEKLARUAR (SE SHPERNDARJA ESHTE BERE ME DHL DHE. KY ESHTE INFORMACION I SIGURT) . KJO ESHTE NJE VJEDHJE KOLOSALE QE I ESHTE BERE SHTETIT NDAJ MERITON HETIM (KJO KARTOLINE I ESHTE DERGUAR POLICISE, MJEKEVE DHE NDOSHTA GJITHE ADMINISTRATES). OPOZITA FLE GJUME OSE ESHTE BERE PALE ME HAJDUTIN E RRADHES, DHE NE KETE RAST TE JEMI VETE NE QE TE NGREME ZERIN DHE TE MOS LEJOJME ME ASNJE BIR KURVE TE TALLET ME PARATE TONA, ME JETEN TONE.
Ketu nuhas stilin e Bledi Manes!
E shkruajta ne profilin tim te fcb me ndonje ndryshim shtetse po e shkruaj edhe ketu.Shkrimin e ka bere gazeta tema nuk ka asgje per tu cuditur, Beti eshte thjesht nje emer metaforik. Problemi eshte se eshte nje shkrim real, gjendja eshte katastrofike. Me vjen keq ta them por kur une kam lindur vajzen e vogel spitalet e Enver Hoxhes ishin nje parajse. Cimentoja dhe muret shkelqenin, carcafet te bardhe si bora, shume ngrohte. Demokracia na futi djallin ne bark, cdo gje publike filloj te vidhej e shperdorohej. Parrullat e PD te fillojme cdo gje nga 0 e shkaterroj vendin. Ne ishim mesuar me diktature sa u liruan zinxhiret njerezit u ben si te cmendur, vidhnin telat e telefonit, banierat e rrushit, prisnin pemet deri tek ullinjte i benin dru zjarri se ishin te Enver Hoxhes. Digjnin bibliotekat me romane se ishin te Enver Hoxhes. Drejtoret e ndermarrjve ne cdo vend te gjithe vidhnin, shisnin sheqerin e bleteve qe ishte blere me 80 leke te vjetra dhe e shisnin me 1000 leke te vjetra, pra fitim me dhjetefish. Drejtoret e fabrikave te tekstileve, te industrise se lehte e ushqimore, te industrise se rende shiten hekurat e fabriakave dhe u pasuruan e u bene bisnesmene si Koco Kokedhima qe shiti te gjithe zhiven e azotikut te Fierit dhe u be bos me parate tona. Asnje nuk pasurohet pa vjedhje harrojeni se nuk pasurohet njeri me djersen e ballit.Kjo politike u zbatua ne cdo vend. Keto nuk i ben te burgosurit politik dhe populli i thjeshte jo por ata qe kishin pushtetin.Te ndershmit u shokuan te “fortet” vodhen dhe dogjen se bashku me politikanet ne krye. Energjia pesoj te njejten gje edhe fabrikat punonin me vjedhje te energjise. Edhe spitalet pesuan te njejten gje, u krijuan klinikat private ne kurriz te pasurise publike te spitaleve duke vjedhur batanije, carcafe, ilace e vegla perdorimi. Kontrolli i shtetit ishte 0 se ishte vet shteti ai qe vodhi djathtas e majtas dhe tani kemi kete gjendjen e mesjetes ne spitalet tona. Edi Rama e mori arken bosh aq sa Saliu po shpreson akoma qe ne Shqiperi te zbatohet skenari grek qe shteti te falimentoje. Kjo gjendje nuk ndryshon me suste brenda nje viti. E para duhen prere vjedhjet dhe dallaveret e shitjeve te ilaceve te spitaleve tek privatet. Ka vjedhje neper spitalet o njerez prandaj eshte kjo gjendje. Fondet e spitaleve nuk I marrin spitalet por shkojne neper xhepat. Shteti duhet te kontrolloje financat e spitaleve, ku shkojne mallrat, ilacet, carcafet, duhet disipline e forte, te shkarkohet personeli qe punon edhe ne spitalet shteterore edhe tek privatet. Duhet reforme e forte ne sektorin e shendetesise dhe operacioni duhet te filloje nga
monopolet nga lart ndryshe kjo gjendje nuk ka per te ndryshuar kurre.
Edhe ti moj Skrapalesh
Qe na flet si vet Enveri
Ti ke ikur vet per lesh
Pa ja futke per se gjeri.
Moj idjote e pa mend.
Moj ti kafshe komuniste
E ke vendin ne hamemt.
Flet me goje populiste
Juve kurre s do kupotoni
Se Shqipria s ka ndryshuar
Po ne nje linje vazhdoni
Me partit emerndryshuar.
Se nuk ka vdekur partija
Ajo partija e kurvit.
Prandaj lengon Shqiperia
O ju letyrat e hurit.
Fuck you up o servile te kryeministrit !
Fuck you bitch,dick or jack ass, cock sucker etc etc ne nuk jemi servila te kryeministrit po jemi servila te ndryshimit dhe te te ardhmes qytetare. Dhe tek kryeministri shikojme liderin e vetem qe mund ta beje shqiperine me emer dhe jo me emer te perlyer sic e late ju fucking hajdute dhe kurvare kokeboshe.
“Zonja” qe ka shkruar kete leter, e ka shkruar vete.Ndaj ka pak rendesi kush e ka diktuar.Rendesi ka, a ka te drejte ne ato qe thote? Mua qe e njoh mire sistemin meqe punoj ne te, them se ka te drejte.Ne mos 100% ne 120% po.Po ja qe punet nuk zgjidhen me letra anonime.Po kujt t’ia themi? Mendoj Ministrit Beqja?Mos o zot se do me hiqte nga puna me gjithe ata dallaveraxhinjte qe i vijne rrotull.Jo se ai vete nuk meret me dallavare.Ai mendon se eshte djalke i zgjuar se sa te bjere ere puna qe po ben kane kaluar 4 vjet dhe me pas ai s’do jete ne kolltuk.Po c’te bejme atehere? Ti themi Rames?Tek per tek? Mazallah.Me arrogancen qe paraqet dhe me konceptin e gabuar qe ka trasheguar per “spiunet” rrezik me nxjerr me shkelma dhe me fut brenda.Atehere cte bejme? U pa puna, do presim zgjedhjet.Atje do ja kendojme 1 meleon shuplakat.Po me tutje cdo fitojme?
A po do vije ne pusht’et Meta.Nena e hajduterise dhe maskarallekut.Po atehere c’te bejme? Atehere kush ka mundesi te largohet nga ky vend i njere dhe ketu le te ngelen pensionistet dhe hajdutet e LSI-se se nuk ka shprese te behet pa kaluar 50 vjet.
te rreshkitur jane ata qe i shofin gjerat ose blu ose roze,ajo del ne pension e i ka dale frika te flasi me fjalor popullor me nje njeri i cili ne rruge e ka vendin.Ajo ka shkruar realitetin qe ligjin e bejne grosistet.
Duket si leter kooperativisteje. Te vjen keq edhe per nivelin e medias qe e shet per lajm. Nje mesazh i tipit “C’me duhen mua keto kartolinat? Me dergo ndonje pesemije lekesh.” Nuk kuptojne mesazhin dhe domethenien e nje kartoline apo urimi. E tmerrshme, per te ardhur keq!
Bravo Beti te lumte. Bravo edhe per gjuhen popullore qe perdor. Respekt sepse keta jane tamam njerzit qe e duan rilindjen dhe Edi Ramen
Keto qe shkruan kjo infermiere,
ESHT VETEM MAJA E AISBERG-ut.
me merr frika te vij ne Shqiperi mbasi kam
perjetuar nje moment te veshtir……
Po ik mor debil, une jam mjek ne urgjence dhe 100 % r letres imagjinare te infermieres Beti qendron.
eshte mese e vertete qe popullin po e rjepin me ilace qe nuk bejne efekt. Si eshte e mundur qe ne vendet perendimore nuk te japin antibiotik, ndersa tek ne te dendin me gjithfarlloji ilacesh
O ti intelektualja ajo leter ka nje menyre te shkruari fantasitke!! Mos na hapni barkun ju pseudo intelektualet qe as gramatiken e shqipes nuk dini mire, ge kritikoni nje leter aq te arrire! Dhe ajo leter ka sarkazem me fjalet e perdorura sesa gjuhe rrugesh!! Pp ti zorr se ke kapacitet ta kuptosh.
zoti apo zonjushe , letra eshte jashte fjalori te ruges , aq me teper nga ai juaj , ku e shikoni ju vulgaritetin e infermieres , vulgare ju jeni qe kerkoni te ndrydhni te verteten e spitaleve te shqiperise , ku mungon gjithcka per popullin , ndersa para per turizem , apo dreka e darka qeveria e kryeministri i nxier nga varri ..
Po cila infermiere Beti mor budallenj?
A nuk e kuptoni qe Beti eshte nje krijim Artistik qe simbolizon gjithe personelin e spitaleve shqiptare?
Ne fakt ishte pak vulgare, sidomos kur kishte prekur allatjet e nje burri pa doreza.Edhe me ate punen e te vjellave na e shpifi.Sa per lirine e te folurit, nuk besoj se duhet te mburrim ndonje, perndryshe do kthehemi vertet mbrapa.Pacavurja qe ka shkruar ne fakt ju drejtohet edhe njerezve si ty qe vraponi te villni vrer ndaj mjekeve dhe keni frike te shani shefat tuaj,sepse nuk ua mban
Po ckeni more. Ka bere nje leter qe eshte shume e vertete pamvaresisht se
i ka fajet apo jo per te gjitha, kryeministri aktual.
ta lere marketingun, se e ka tepruar.
Hallall B.M. per kete leter anonime por qe kuptohet shume shpejt dora e tij, nga menyra e te shkruarit.
Ministri I Shendetsise, me ate levizjen gjeniale te vitit te kaluar, e shkaterroi monopolin ne mjekesi: tani, nga (vetem) 6 firma farmaceutike qe furnizonin spitalet ne kohen e Sales, jane plot 1 e tille qe i fitoi te gjitha tenderat.
Permbajtja e letres, eshte permbajtja reale e gjendjes materiale te spitaleve tona. Administrimi i tyre prej 20 e ca vjetesh vuan nga drejtues, shumica e te cileve, jo vetem qe nuk e mireadminstrojne buxhetin qe u jepet, por edhe keqperdorin ne njemije menyra. Si ne gjithe vendin dhe jeten ne teresi, pothuaj cdo gje e ndertuar me djerse e mund per gjysem shekulli, u shkaterrua. Investimet e pakta nga shteti dhe keperdorimi i tyre i coi ne kete gjendje spitalet tona. Politika amatoreske edhe ne kete fushe ka luajtur dhe luan rol negativ.Pavaresisht se letra nuk eshte nga nje inferniere, se nenkuptohet edhe nga paraqitja e gjendjes jo vetem me realizem, por shpesh me figura satirike dhe sarkazme te zgjedhur pewr bukuri. Letra eshte nje kushtrim per ndryshime rrenjesore ne sistemin e shendetesise. Kushdo ta kete shkruar, i lumte dora!
Permbajtja e letres, eshte permbajtja reale e gjendjes materiale te spitaleve tona. Administrimi i tyre prej 20 e ca vjetesh vuan nga drejtues, shumica e te cileve, jo vetem qe nuk e mireadminstrojne buxhetin qe u jepet, por edhe keqperdorin ne njemije menyra. Si ne gjithe vendin dhe jeten ne teresi, pothuaj cdo gje e ndertuar me djerse e mund per gjysem shekulli, u shkaterrua. Investimet e pakta nga shteti dhe keperdorimi i tyre i coi ne kete gjendje spitalet tona. Politika amatoreske edhe ne kete fushe ka luajtur dhe luan rol negativ.Pavaresisht se letra nuk eshte nga nje inferniere, se nenkuptohet edhe nga paraqitja e gjendjes jo vetem me realizem, por shpesh me figura satirike dhe sarkazme te zgjedhur pewr bukuri. Letra eshte nje kushtrim per ndryshime rrenjesore ne sistemin e shendetesise. Kushdo ta kete shkruar, i lumte dora! Dhenia a fitimi i tenderit vetem nje firme per furnizimin e farmacive me ilace, nga 6 qe ishte me pare, eshte skandal korruptiv, sepse e ligjeron monopolin ne kete fushe. Keshtu firma, pavaresisht nga froca a kontrolli i shtetit, vendos si te doje. Ky eshte monopol.Turp dhe faqja e zeze per ministrin.
Permbajtja e letres, eshte permbajtja reale e gjendjes materiale te spitaleve tona. Administrimi i tyre prej 20 e ca vjetesh vuan nga drejtues, shumica e te cileve, jo vetem qe nuk e mireadminstrojne buxhetin qe u jepet, por edhe keqperdorin ne njemije menyra. Si ne gjithe vendin dhe jeten ne teresi, pothuaj cdo gje e ndertuar me djerse e mund per gjysem shekulli, u shkaterrua. Investimet e pakta nga shteti dhe keperdorimi i tyre i coi ne kete gjendje spitalet tona. Politika amatoreske edhe ne kete fushe ka luajtur dhe luan rol negativ.Pavaresisht se letra nuk eshte nga nje inferniere, se nenkuptohet edhe nga paraqitja e gjendjes jo vetem me realizem, por shpesh me figura satirike dhe sarkazme te zgjedhur pewr bukuri. Letra eshte nje kushtrim per ndryshime rrenjesore ne sistemin e shendetesise. Kushdo ta kete shkruar, i lumte dora!
KJO LETER DUHEJ SHKRUAR KAFSHES SALI (dhe bandes se tij ) QE ISHTE PUNONJESI I SPITALIT TAT 25 vite me radhe ;KOMUNIST I OREVE TE PARA 25 VITE ;KRYTAR I PARTISE DEMOKRATIKE TAN JETEN ; PRESIDENT DHE KRYEMINISTER I SHQIPERISE ” KETU E 23 VITE !
JU JENI ATA NJEREZ SOT, QE NUK DONI TE SHIKONI KETE QEVERRI TE PUNOJE NE SHTETIN HALE QE JUA LA SALA JUAJ DHE PRISNI ME PADURIM , QE TA RREZONI KETE QEVERRI SA ME PARE ,QE TE VIJE KOHA E KRIMBAVE SI JU ;QE TE HANI CDO GJE NE ATDHEUN TON DHE TE MBETEMI PA TE NE FUND FARE !
PERVISHJUNI PUNES DHE NDIHMONI EDHE JU , QE TE BEHET DICKA KETU NE MEMEDHEUN E TE GJITHEVE DHE MOS U MERRNI ME LLAFE E DUKE PERSHPERITUR SE MEZI PRISNI TE HIQNI EDI RAMEM SE NUK E DURONI DOT NE TELEVIZOR ! KOHA E KAFSHERISE DHE E TRADHETISE KA KALUSR DHE NUK DO KTHEHET ME KURRRE !!
O Gomare ca prêt nga Gomaret si ti edhe ata qe iken edhe ata erdhen
me gjuhen e gomarit ke folur ti dhe jo une
Lerini justifikimet se bande hajdutesh e plehrash jeni dhe ju!!!!
Here qesh e here te merr vaji kur lexon kete leter.
Shko bej cicin Rame karagjozi me ate Lirindjen tendje! Uturakun ta mban Saimiri kurse Brraqeja na ben me dije ne fb se sa larg e hodhe!
O cope mishi me dy sy. Po te mendoje si menaxhere, mbase dhe nuk do i vidhje ne keto 25 vjet gjithe ndihmat qe vinin ne spitale nga spitalet e huaja. Dhe batanijet e te semureve kemi vjedhur. Dhe ilacet. Dhe u kerkoni 5000 leke per te bere nje injeksion fukarenjve.
Oj infermiere menaxhere, kerkoja llogatine eprorit tend, se kane vjedhur te tere, duke nisur qe nga drejtoret e spitaleve e deri tek ju peshqit e vegjel, edhe pplakat e banjove keni vjedhur, ndaj nuk ke nje banjo ku te 10sesh, edhe pas 30 vjet karriere.
Ju doni dru mi shoqe, si xhaxhi, nuk doni kartolina, eshte humbje letre.
INFERMIERE BETI,
NUK E KE VENE RE QE MJEKSIA ESHTE E FUNDIT QE FLITET. NUK E VE RE QE KRYEMINISTRI ME miniSTRIN vec per shendetesine nuk mendojne
AJO QE ESHTE ME ZHGENJYESE NUK JANE I GJATi, BEQJA, SHEHU,…. JENI JU MEDIA!
behet fjale per jete njerezish e cfare lexojme tek ju ?? inaguruan atje, folen ne panelin ketu, postuan ne twitter, bene videoselfie ne FB
Ju media jeni per kete gje, televizonet duhet te kene perdite gjendjen katastrofale, mjerane, migjeniane, koniciane ku gjendemi
Nuk e keni kuptuar ende fuqine tuaj!? pse beni nje kronike/njw shkrim dhe e leni me kaq
pse nuk i degjojme kurrrrrreeeee analistet e opinion te ngrene zerin e ulerasin per jeten e njeriut, jeten e bashkeqytetareve te tyre. e kuptoj qe nuk ju bie rasti te trokisni ne dyert e shendetesise publike, ate pa para po bejeni njehere, jo per hall por per kuriozitet
Eshte nje artikull me shume vlere per ta lexuar,por nuk di ne se kjo infermiere eshte e tille.Uroj te mos jete nje pasqyre e gatuar me politike.Ne fakt ,kete gjendje une e kam perjetuar ne Shqiperi ne vitet 2002-2006, para se te lija Shqiperine time,por uroj te mos jete ashtu vertete,ndryshe qeveria duhet ta mbaje nen koke ate porosi te shkruare e te vlere te asaj infermiere,qe I thote kryeministrit troc,qe ta njohe gjendjen e vertete.Faleminderit infermiere nese je vertet e tlle.
Natyrisht qe kjo nuk eshte infermiere. Si mendoni se kjo infermierja do te shkruante nje esse te tille. Jane gazetare qe kushedi si jane paguar per te shkruar keto dhe hutuar njerezit. Ne e dime se ka probleme te jashtezakonshme neper spitale, por keto spitale kane qene keshtu e me keq per 20 vjet. Si prisni qe kjo gjendje te ndryshoje per nje vit\? Nuk ka se si. Provo moj zonja infermiere te ndryshosh gjerat qe ke ne shtepi per nje vit me xhepin bosh. Po e bere dot atehere kerkoi Edit te beje spitalin per nje vit, moj e dashur Infermiere me emrin “gazetar i blere”
Nje “cope” puntor kam qene dhe punen e dergimit te letrave dhe kartolinave i di mire sepse zakoni i politikaneve evropiane eshte i tille qe u dergojne letra punonjesve, qofte per shkak te lidhjeve te llojit te punes qofte per shkak te lidhjes me votuesin e zones e qofte edhe per shkaqe te tjera qe nuk jane te pakta ne numur.
E pra zonje e nderuar, une mendoj se k/ministri nuk ka bere gabim aspak qe u ka derguar kartoline ne vend qe tu bente nje banje sic pretendon ti. Ato pune duhen bere por nuk eshte mire te gjuash nje rast te tille per te bere kritike, Thjesht, me leket e kartolinave nuk mund te ndertohen kurre banjot munguese te spitaleve te Shqiperise. Ti e ke fjalen per nje banjo per ty? per nje banjo per spitalin ku punon, apo per te gjitha banjot e spitaleve te vendit?
Natyrisht qe duke qene une nje anonim,nuk me vjen zor se mos mendon kush se “po na shet mend” kur une te tregoj tani dicka.
Kur kam qene ne pune, ne 5 raste kam marre kartoline nga tre ministra te qeverise per kohen. Im bir vazhdon ti ruaje kartolinat e k/ministrit qe ia dergonte kur ishte ne pune qe ne dukje s’kishte lidhje fare me k/ministrin por qe cfar pergatitej ne ate qender pune shkonte edhe ne kryeministri. Me thene te drejten kurre nuk na kishte shkuar mendja qe pas nje urimi te thjeshte te mund te kerkonim gjera qe vertete na kishin munguar ne ate kohe. Mendoj se letra juaj zonja Beti nuk eshte leter e ndershme dhe dashamirese sic perpiqeni ju ta shisni npermjet sintakses se gjuhes suaj. Nuk di a do ta lexoje postimin tim por ne cdo rast te uroj Gezuar Vitin e Ri 2015!
( Sa per ate punen e rreshtit, te kene turp ata qe e organizuan por me shume turp te kene ata qe ufuten ne rresht si delet. Kemi personalitet apo jemi copa robotesh)
Zoti Pucini ne qytetiin ku une jetoj ne Itali ka 2 vjet qe u inagurua spitali i ri publik dhe siguroj te gjithe komentuesit qe cdo dhome ka banjon e saje apostafat per pacientet. Keshtu ishte edhe ne Vlore ku u shrua im ate por ate nuk kishte uje spitali dhe cdo darke e conim ne shtepi per te ber banjo. Ne Vlore uje hidhet ne det dhe spitali nuk ka uje. Per mos tju them per donatoret e gjakut qe rrinin ne katin perdhes dhe te lidhur me infermiret te shisnin ghakun pa asnje analize paraprake. Ne situaten qe ndodhet Shqiperia Kane qene edhe shume shtete Evroppiane 70-80 vjete me pare. Dhe per te arritur aty ku Jane Jane hedhur me milirda dollar te gjitha njehersh per te kaluar kete situare “stallo” ne te cilen ndodhet Shqiperia 70 vjetet e fundit. Mendoj se vetem me miliona euro dhe jo me kartolina apo propagande situata kthehet ne nivele te pranueshme. Faleminderit per mirkuptimin
Kete letren me bast e ka shkruar Ed Rama, dmth e di qe rrogat ne shendetesi jane cope cope
Ehh moj infermjerja beti, shpresoj qe ai i gjati” ta lexoje njehere kete letren tende e ti vendos gishtin kokes, jo vetem per ty por per te gjithe popullin e shkrete, ja shikoje se ca ben shteti per shendetin e popullit te vet.. E te ne se rrun fare jo vetem i gjati po tashme ka qe ne kohen qe smbahet mend qe ne mjeksi vetem vjedhin e shesin ilace te skaduara te profarmes me firmen e ministrit e te nje deputeti vagabond injorant qe spyet as per ramen as per popullin..po shqiperi hesapi sdo e bejne kto do ta bej dikush tjeter
Giacomo,
Rilexoje edhe nje here letren qe te kuptojsh se kur punon ne keso kushte te vjen ne maje te hundes luxi edhe ‘evropianizimi’ i pushtetareve tone!
Shko nje here me nje patient i duhet ne mut me marr une d’y a tri Kate ma post te kuptojsh gjerat!e pastaj kritikat e beti’s do te doken pak!
cfar ti thua jane te gjitha te verteta pooooooooooooooooooooooooor
problemi me i madh jeni ju qe nuk te shihni me sy e jo me te te prekni me dore pa pare lekun tek xhepi.
bakshishin ta hani dhe tju beje mire kure puna juaj eshte e shukseseahme
por ju ta ju te detyroni pa e filluar punen,keshtu mos e hengeshit
kjo eshte infermjerja e portokallise,e njejta gjuhe e perdorur e njejta menyre komunikimi.Jo se e ka keq po (mendimi im)duhet filluar nga te medhate se te voglat behen shume lehte
Komentuesit ketu jane pothuajse te gjithe idiote.
Eshte e pabesueshme se si i drejtohen “infermjeres Beti” personalisht, a thua nuk ben muuu qe ajo eshte nje krijese letrare, fiction, ndersa vete “letra” vecse nje artifice interesante gazetareske, per ti kujtuar apo vene ne dukje kryeministrit se sistemi shendetesor eshte ne dite te hallit.
Por jo, debilat i sulen Betit, te shemtuares Beti, nje personazhi telenovelash te ciles autori i vertete i ketij pamflet-reportazhi vetem sa i ka huazuar emrin, madje me qellim qe, edhe po te kishte ndonje leshko lexues, ta kuptonte qe ishte thjesht truk letrar.
Per fat te keq te autorit dhe ca pak te tjereve, SHUMICA e lexonjesve jane me nivel inteligjence “o bir i nenes c’te te qaj me pare”, ndaj edhe ky vend duket se do vijoje te vuaje ende.
Dhe pyet i cuditur im bir 7 vjecar: “O ba, pse hedhin fishkezara njerzit edhe naten e dates 2 janar; viti i ri ishte dje?!”
Ajnshtajni thoshte: “Dy gjera jane te pafundme, hapesira dhe budallalleku njerzor. Per te paren nuk jam plotesisht i sigurt, sidoqofte”:)
Edhe mundet qe letra eshte fiktive por edhe qe nje gazetar te shkruaje dicka pa dashur te marre kredit per shkrimin nuk me duket nje variant shume i mundshem. Pak rendesi ka nese eshte nje person apo nje personazh mbrapa letres. Rendesi kane ato qe shkruhen te cilat, per mendimin tim, jane shume te goditura.
Komentuesit jane merr nje e perplas per nje tjeter.
Ainshtajni ka disa shprehje lapidar; kjo eshte nje nder te preferuarat qe kam edhe une.
Djalit thuaji se njerezit leshojne ato fishekzjarre qe u kane ngelur nga Viti i Ri sepse nuk duan t’i ruajne ngaqe kane frike se skadojne deri vitin tjeter. ?
Beti imagjinare eshte redaksia e gazetas.Kaq budallenj ,mendoni se jane njerezit.Ky eshte “monolog” per estradat e shekullit te kaluar.
Edi Rama po perpiqet te ndryshoje gjerat. Problemi qe shoh une eshte se qeveria do te beje gjithshka vet. Edhe sikur tja dale mbane dhe te regulloj gjithska, spitale, shkola, elektrikun etj.. po qeverite e tjera do vazhdojne te njejten ruge?
Nje qeveri e mire krijon kushtet ekonomike dhe juridike qe iniciativa private te konkuroje dhe te zgjidhe problemet.
1.spatalet dhe mjeksia ne pergjithesi duhet te jene private. Pagesat e sherbimit ti beje siguracioni nese e ke. Nese nuk ke paguan vet
2.shkollat ti menaxhojene bashkit dhe komunat.
3. electriku thjesht privat
Kjo eshte ajo qe qeveria duhet te beje. Edi Rama ishte menaxher shume i mire i bashkise. beri pun te mira. Ishte vet ne krye te gjithshkaje. I njejti stil nuk mud te adaptohet ne qeveri.
Letra fantastike. Infermjere me talent, por keshtu e mendojme te gjithe. Sa kohe mjeksia e shume te tjera te jene peng i mafies ne albanistan. E dini kush fshihet pas 80% te ilaceve te rimbursueshme qe behen me niseshte sic thote zonja? Narkotrafikanti tom doshi. Atehere per cfare shteti po flasim?
Kjo leter e ustallosur nga ndonje ish-korrespondent vullnetar i SHTYPjes se djeshme ose Bushatlli (Andi) i sotem, eshte si nje gershane, qe pret ne kohen e duhur perin e euforise se kryeministrit.
Te isha ne kembe te Edit, mbi problematiken konfidenciale e humane te Betit, do te beja nje takim te ngushte me Ministrin (koicidence edhe ai i gjate dhe, i mekuar me pare ne shkollen e te atit, ne kuptimin me njerezor), keshilltar-ujqer te vjeter, drejtues te spitaleve.etj.
Po i rikthehem sistemit, qe sic thote nje shoku im nga Shkodra “nuk kam frike semundjen sa kam doktorin”. Keshtu ndjehem edhe une, qe prej disa muajsh diagnostikohem nga mjeku i familjes, nje i paafte dhe qe duket se eshte amator ne pune te shtetit, Poliklinika 9, me nje fytyre jeniceri, ky me “nis” te Poliklinika “At Luigji Monti” (dhe i thuaj qe te dergova une, mos harro, mgjth e ka te shenuar ne recete)pastaj te specialistet e poliklinikes dhe, me teper eshte i interesuar te mbushe dosjen a kartelen personale se sa per semundjen dhe mjekimin e saj.Syte, bashke me ato te infermieres i kane nese nxjerr ndonje gje nga xhepi. Po ngaqe vete s’kam marre kurre, as i kam dhene kujt, konsiderohem si pacient jo i pershtatshem, ose “Zot na ruaj”. Ky dr. qe te mos qofte zoti ne duart e kujdesin e tij, te shumten e kohes, se nga shkon e luan a kushedi me se merret, as qe e respekton orarin. Per te rrofte celulari i infermieres, e cila e lajmeron menjehere, kur sos durimi i ne, te bezdishmeve. Ndryshimetne poliklinike kane ndodhur, po ne aparence. Emrin e ka te bukur “mjeku i familjes”, po fare mire mund te shtojme “i familjes se vet”, se une nuk ndjej e as e shoh perkujdesjen, qe duhet te kete. Pra, ne kete takim (mos harroni se nje leter nga populli si ajo e Betit te sinqerte, mund te behet shkak jo per te zbuluar “grupe armiqesore”, po per te hequr njehere e mire prirjen e demshme te kozmetikes se ndryshimit, per t;iu drejtuar thelbit.Dhe s’eshte kaq e veshtire, kaq e nderlikuar, mjafton te marresh impulse te sinqerta e te ndershme, te verifikueshme kollaj si rasti i Betit dhe, mbi kete baze te besh jo modifikime kozmetike gjoksrrahese, po ndryshime reale, te ndjeshme. Se ai mjeku i familjes, qe e zura ne goje, Merr pjese, gjoja ne forumet n/k, ne sesione shkencore n/k (as titull shkencor ka, as publikime ne shtypin shkencor brenda dhe jashte vendit, cuditerisht, gjate stines se Veres dhe ne Spanje, Portogali dhe pandeh i shkreti, se pacientet i ka aq naive e te paditur, qe nuk e kuptojne se keto jane honorare a peshqeshe, qe iu bejne boset e farmacive etj, qe e mbajne kete birbo ne pune. Dhe, interesant eshte fakti, se zyra e tij eshte thuajse ne nje kat me drejtoren e institucionit. Pra, mbase dikush mund ta quaje stalinizem a enverizem, po dhe nga nje leter konfidenciale e tashme publike si e Betit, mund ta njohesh situaten ne mjekesi shume here me mire se sa raportimet konformiste!
E madhe je beti, komsomolat le the lehin. Mos te cofte zoti ne kto fare spitalesh
Letra eshte stil i Meros.
Komplet stili i te shkruarit i Blendi Manes, ose i atij qe ja jep gati Manes.Futja kot me nje fjale. Kete vend e ka ngrene dreqi.llafe e fukarrallek me shumice= rilindje
Njerez pse diskutoni i duhej shkruar Sales apo Edit?
Kjo eshte situata reale pa i hequr nje presje dhe duhet ndryshuar.
Ndaj Edit qe eshte ne krye e qe mendon se po ben gje i duhet drejtuar.
eshte nje film me kete emer “Nurse Betty” dhe ma do mendja kjo “leter” eshte sarkazem,po dhe ne mos qente e tille vetem qe ti pate “kurajon” te shkruash kete leter eshte merit apsolute e rames,se te beri ty beti te ndihesh njeri dhe te shprehesh hapur dhe pa frike ate qe ndjen. problemi yt eshte qe njerzllekun e merni si dobesi……… ti ke 30 vjete qe sherben ne mjeksi pse nuk more mundimin te shkruaje!!!??? sepse ty te ndalonte frika ta beje,jo vtem do te hiqte koromenen salua por do te dhiste ne drru ty burrin qe te dergonnte kartolina dhe gjithe fisin …. ky eshte hapi themelor ne demokraci e shprehura e lire dhe Edi e ka bere me nje vite ne pushtet…. mireserdhe ne democracine e vertete…..
Hajde kesaj i thone ci thone edhe kur te vlersojne punen vete te besh replike. Po mire te thenka shushke nuk thua falemnderit por kujton nard ndoken.
Kjo me kujton nje deputet te Pd qe i kerkoi kryetarit te parlamentit te athershem replike se nje deputet i ps e levdoi qenkeni te gjithe te nje kallepi sic duket
Ky artikull nuk eshte i keq dhe te ben te reflektosh. Por ne ne shumicen e rasteve kerkojme polemiken dhe japim gjykime politike. Kjo nuk do te thote qe autori eshte kunder kryeministrit ndofta eshte e kunderta ai kerkon qe ta ndihmoje sepse edhe ballafaqimi me realitetin eshte i hidhur si ilacet . Sidoqofte ka edhe ilace qe te sherojne dhe kane shije te mire. Ne jemi mesuar me ilace te hidhur dhe vetem me kritika. Nuk i degjojme mendimet ndryshe. Me kujtohet koha e firmave piramidale kur tek tuk kishte ndonje ze qe thonte te verteten per keto firma por ne nuk i besonim dhe menjehere i kunderviheshi edhe me epitetin ” qeke budalla ti” te tjeret po knaqen me leke. Pastaj dihet se ku perfunduam. O popull shqiptar degjoni me shume dhe degjojini te gjithe .
Kjo leter nuk do mend qe eshte shkruar nga dora e Saliut.Por nje gje eshte e vertete qe L.S.I bente ligjin ne kohen e Saliut duke futur hajdutet ne pune kete gje po ben dhe tani kudo gjen hajdutet e L.S.I kete e di Iliri kete e dine te gjithe por ska kellqe qe te veproje ndryshe Edi se ata per hyr te ineteresave personale prishin kualicionin kjo eshte e keqja.Kjo parti eshte njelloj si Partiua e Laliut ne mos me keq ata kane ardhur perseri ne pushtet vetem per gte vjedhur kjo partiu eshte fatkeqesi e Shqiperisew
Ore e kuptoni qe ky popull eshte hajdut kok e kembe..shikoni ore injorantet e temes Kosovaret qe i shani si mbetje osmane se cfare ndryshimi kane me ne ne spitale..ketu ta kesh per nder te zhdukesh dhe mos kthehesh me te juve qe vidhni dhe Shpyeni njeri tjetrin si krimba se te tille jeni..dhe ju sjeni as komuniste, as myslimane madje as njerez nuk jeni..or popull b..q.m
Me vjen vertet keq kur lexoj te tilla pacavure nga nje femer,nese eshte vertete e tille.Kjo mama dhia kujton se mbyllen e restaurohen me shkopin magjik te gjitha brenda nje viti te gjitha shkaterrimet humnerat e gropat qe ka lene partia e saj e dashur pd-ja.Mjerane ajo dhe gazeta qe e ka botuar.
Kjo puna e infermjeres eshte vertet pune e veshtire. Edhe sikur,kryeministri t’ia beje Betit ate banjon e munguar, edhe ilacet me shumice ti kete ne dispozicion,Beti, prap nuk shpeton nga prekja e hallateve te te semurit. Nuk e di nese mjafton rroga me e madhe per te nxitur nje person qe te ushtroje kete profesion, ashtu, me qef. Jam dakort me disa komentues ne kuptimin qe, Beti mund ti kishte ngritur, problemet e mangesive ne spitale pa e perzjere me te vjella, me jashtqitje, me urinime. Kushedi se c’duhet te thone gjinokologet qe te gjithe kohen meren me hapsiren e ngushte midis dy vrimave, asaj te jastqitjes dhe te urinimit. Nuk besoj se eshte infermiere ajo qe e ka shkruar artikullin, gjoja leter nga spitali
ti beti je nje kucke , keni mesuar te gjithe fjalorin e sale shpelles
Nuk me pelqen te replikoj,por dua ti kujtoj kesaj “infermiere” qe per fatin e mire te saj eshte e punesuar ne departamentin me te korruptuar ne Shqiperi, aty ku te semurin e shonin si piramide per te nxjerre prej tij edhe kokrren e fundit te monedhes para se ti dale fryma. Jane po keto infermiere qe pensionistin e shperfillin se e klasifikojne si te mbaruar sepse prej atij nuk u del gje. Jane po keto infermiere qe per fat te keq arrijne deri aty ku mashkullin kane per borxh ta nxjerin “shtatezene” fale analizave te ndyra qe bejne, e shume te tjera. Turp nje shkim i tille.
Kete infermieren e “njoh”. Kete infermieren e takoi c do dite.Po i the kesaj se ne pune duhet te jeshe e specializuar te hidhet per syshe, gati te te haje, e takon ne mitingje e gjen neper lokale, tund nje diplome kristali qe e mban ne dore a thua se cfare ka. Mbasditeve e gjen te dera e SHQUPIT, ne mengjes SPITULLOHET shefafae neper zyra sa eshte garti dhe te martohet po e deshi puna.
Dhe kur shkruan letren i iken mendja ndonjehere dhe keshillon se Dritat nuk duhen Paguar, ashtu dhe ujin , dhe bakshishin po s ta thane duhet marre,
Shefi i tha SHUSHKE ne fakt ne kur e kemi midis nesh i theme ndryshe dhe per shushke nuk ben.
Leket qe u harxhuan per letren i kerkon te thata ne dore, te thata ne dore i do te gjitha se eshte me e zonja tua gjeje vendin
Bej te fala Nardit me qe vetem ate mbake mend .Shume lart e ngrite duke ja permendur emrin si minister tendin . Dhe ne kohen e Nardit i kishim thua …….
Ka edhe njerez qe e quajne arritje pse kjo infermierja ia shkruan tani nje leter kryeministrit. Pse s’ia mbante t’i shkruante Sales?
Po normale mo njerez. Sala nuk doli ti binte gjoksit duke thene: Do bej shendetesi falas. As nuk tha: shikoni si e kane katandisur privatet shendetsine, une do e ndreq.
Jo, Sala e beri te qarte qe do e shkaterronte shendetesine,me ndihmen e privateve, se ishte i djathte. Ndersa ky i gjati, u hap bythesh. Iu krrujt vete. Shpifi sa deshi sikur do bente namin. Dhe tani qe e shikon qe ka bere nje vere ne uje, se s;ka bythe ti dale nga rreshti Koqos dhe bossave te tjere qe i dhane pushtetin, ben akrobacira me letra dhe mundohet ti genjeje njerezit e ti marre me te mira me fjale, per ta shtyre edhe ca derisa ta kuptojne, te zgjohen dhe ta heqin zvarre. Se ne fund, qe ta merrni vesh ju, zvarre do heqin kete idiotin qe doli garant per shtetin e Koqos, jo Koqon vete. Hajt suksese dhe pijini lengun “reformatorit” tuaj qe thoshte “fajin e ka Saliu”. Ashtu sic e kishte Saliu fajin per te gjitha atehere, i bie qe fajin e ka ky sot per te gjitha. Le ta mbaje.
o beti, po s’qe vete gazeta tema je sia jo e filinit BETI E SHEMTUAR, po e shemtuar me te gjitha ama, lart e poshte e poshte e lart
Humor i shkathet ne kete fund viti nga enemia i tepelenes por qe me kete leter eshte bere infermiere.Gjithcka mund te shkruhet por edhe mund te beje nje analize se si e la gjendjen qeveria e Sali Berishes dhe a po meren masa per funksionimin normal te spitaleve.Jam dakort qe infermjerja ngre nje problem jetik se po ben 30 vjet qe kap athatet e te semureve pa doreza por besoj se kjo ndikon pozitivisht ne qarkullimin e gjakut si dhe teston te semuret per aftesine e tyre mashkullore.Qe spitalet jane ne gjendje te mjerushme kjo nuk eshte se ndiodhi kete vitpor sic thote edhe leter shkrusja qe ka mbi 30 vjet pune qe vetem vidhen ndihma si ne ilace,batanie,carcafe,fonde per instalimin e sistemit te ngrohjes etj tregon se kjo periudhe ndryshimesh dhe demokracia Saliniane ka bere mbrekullira ku spitalet i ka kthyer ne stalla bagetish dhe asnjehere nuk infermieret nuk ngriten probleme.Eshte per tu pershendetur qe me ne fund nje zedhenese e Saliut per shendetesine ka ngritur nje problem serios.
E lexova kete shkrim qete dhe ne fund thjeshte kuptova se mentaliteti shqiptar nuk ka ndryshuar eshte i njejte si ai i epokes se monarkise kur duhej te therrisje rrnofte Mbreti ,i njejte si ne epoken e komunizmit kur duhej te thoshe rrofte Partia per te fituar nje tollone mishi.Eshte i njejte si ne epoken e berishizmit kur duhet te ngrije gishtat perpjete e te nxirje syte ndryshe flluturoje nga vendi i punes.Eshte dhe sot i njejte kur Ministri i pare i shtetit ose ne shqip Kryeministri i njeh me emer administraten publike dhe per besnikeri u dergon kartolina.Turp eshte vertet kur i degjon e shikon kete realitet.Ne respekt te punes 30vjeçare te zonjes infermiere qe i ka rezistuar dy sistemeve te fundit se ajo eshte ne nje rruge te gabuar ne ato mendime qe shpreh ne kete pergjigje kartoline sepse mentaliteti shqiptar e ka ngaterruar me politiken gjoja patriotizmin e saj per mungesen e çdo gjeje neper spitale.Moj e shkrete po a e di qe prej 24-25 vjetesh shqiptaret e zgjodhen sistemin kapitalist si sistem per nje jete me te mire dhe jo si gjerdan per ta mbajtur ne qafe.Spitali vertet eshte nje ndermarje shteterore dhe financohet nga buxheti i shtetit ose me sakte nga taksat e shqiptareve.A edi ti qe ne spitalin tend drejton dhe organizon punen dhe veprimtarine ne baze te nje rregullore te percaktuar nje organizem me ne krye Drejtorin ,zv drejtorin e me radhe tere administrata e spitalit ku dhe ju kini funksionin tuaj dhe Kryeministri nuk drejton spitalin.Vertet spitalet tona jane saktesisht si thoni ju dhe me keq ku kane mbire mbeturinat ne çdo cep dhe ju nuk jeni ne gjendje ta mbani te paster dhe kjo shikohet sa hyn ne deren e jashtme dhe kur futesh brenda çmendesh sepse ju e keni harruar misionin e infermjeres dhe mjekut dhe i sherbeni vetem interesit te xhvatjes se lekut dhe te them me siguri qe po te hysh ne shtepine tuaj eshte me e bukur dhe me moderne se shtepia e re e atij burrit te gjate si e cileson ti Kryeministrin dhe me kete rast nuk e marr ne mbrojtje se dhe ai ka kusuret e veta.Populli e ka shprehur filozofine e vet kundrejt ketij fenomeni qe ju kerkoni me nje forme me moderne jo flete rrufe apo leter anonime por pergjigje te nje kartoline dhe populli thote:-o balo te hengert tenja shiko se te keqen e ke nga brenda.Mendoj se kjo do te ishte pergjigjja me e mire per ju.Si spitali juaj eshte e tere Shqiperia dhe eshte ndyre gjithandej dhe jo sot e nje vit por heret ne kohe e ne historinga politika dhe pushteti po e po por dhe nga vete shqiptaret sepse poshte spitalit apo poshte pallatit tend ne rruge neper ara e fusha ,neper male shikon vetem barbarine e shkaterrimit pisllekun po pse ai burri i gjate ka dale te beje kete.Shtetin tone e kemi shkaterruar ne dhe e kemi katandisur njelloj si det te mbushur me kos dhe jemi leshuar si te uritur te gjithe te hame dhe kot nuk thote mençuria popullore se molla ne bahçen e tjetrit eshte me e embel.Kam pare kohet e fundit se ne shqiperi po i vihet kufiri te thana fenomeneve te ndryshme si p.sh ai i mospagimit dhe vjedhjes se energjise (jane fenomene te njellojta)dhe gezohem se shteti po fillon funksionin e vet dhe kjo duhet bere njelloj si ne ate fshatin kur nje hajdut bente kerdine dhe vodhi gjitheçka ,ne fund afer dimrit shkoi dhe vodhi preshe se nuk kish tjeter gje dhe fshataret e zune dikush tha ne gjyq dikush ne burg ndersa nje plak i mençem u foli te gjitheve qe ta degjonin dhe u tha fshatareve se nuk do ta denojme sepse nuk kemi qene te zote ta zeme me pare por ai duhet te haje tere preshet qe ka vjedhur.Dhe ai burri i gjate qe sot qeveris dhe ai i shkurter qe do ta zvzndesoje po nuk e beri kete shqiptaret rrugeve do mbesin vetem duke peshtyre perpjete.
Leter teper e mencur dhe e guximshme! Nje pyetje kam:”Mos e ka shkruar vete shoku Edi?” E bej kete pyetje sepse keshtu e filloi edhe Mao Ce duni “Revolucionin Kultura”!Megjithate ato qe shkruhen ne leter jane teper te verteta, dhe pergezime “Infermieres Beti”!
letra urimi apo dhurata me rast festash jane gjeste shume te mira , tek keto gjen vleresim per punen qe ke bere aq me teper per 35 vjet .
A s na thua infermjere BETI , si u shkaterrua vetem pavioni jote per gjithe keto vite ? beje nje rezyme te ndergjegjes tende .Ckujton ti se ne lexuesit do te themi sa mire e bere . Jo beti ju e shkaterruart sistemin mjeksor , pastaj mjeket dhe me pas sanitaret . jeni ju personeli i mesem qe nuk ngopeshit me 2000lleke te vjeter dhe tani jeni ok me 5000lekshat dhe 10000lekshat .Mos bej bilancin e xhepave te tu .Se e dime shume mire se del me shume here me fitim me te madhe se paga jote shteterore .dhe e di pse eshte keshtu ?Sepse e keni ligjeruar bakshishin , bakshish i thencin se eshte page ditore sa nje page mujore ( po kete bilanve e ke bere ndonjehere ).E perseris edhe nje here jeni ju personeli i mesem i gjithe kesaj katrahure . Nuk dua te zgjas por kjo eshte e verteta .Infermjeri i mesem eshte kartalizatori mes mjekut, pacientit Puno mire infermjere beti bej cdo gje si ne shtepine tende dhe do te shohesh edhe banjo personeli edhe banjo per te semuret edhe dorashka , ilave e te te tjere e te tjera
Letra fantastike. Infermjere me talent, por keshtu e mendojme te gjithe. Sa kohe mjeksia e shume te tjera te jene peng i mafies ne albanistan. E dini kush fshihet pas 80% te ilaceve te rimbursueshme qe behen me niseshte sic thote zonja? Narkotrafikanti tom doshi. Atehere per cilin shtet po flasim?
pamflet i goditur qe vlen per te gjitha koherat dhe per te gjithe kryeministrat.pa perjashtim.gjendja e spitaleve tona duhet rrenjesisht ,nderruar………por ne nje vend ku :S’KA RRYME TE VAZHDUESHME,DHEC UJE 24 ORE ?????ESHTE VESHTIR TA QUASH EUROPE.
Letra ka shume te verteta te padiskutueshme per gjendien dhe si funxionon mjexia ne Shqieri,por ”mjekia” ka thexuar vetem njeren ane te kartmonedhes [kushteve dhe mungeses se medikamenteve pergjegjes per te cilen eshte qeveria Rama],por si e pafytyre qe eshte[99% e mjekeve ne shqiperi] nuk tregon pashpirtesine dhe rrjepien e njerezve fatkeqe paciente te rene ne doren e ketyre zootexnikeve[se s’mund te flitet per mjeke]!I kutoj kesaj ”mjeke” leshit se diku ne nje spital evropian nuk do te vlente as per te mbledhur plehrat e spitalit…..
Por fundja ai popull keta plehra ”mjeke” meriton……..
Infermierja Beti te lumte ajo dore. Kjo eshte e verteta neper spitalet tona. 20 vjet e njejta situate. Si pd dhe ps kur vijne ne pushtet vetem nderrojne firmat e farmacive qe bashkepunojne dhe asgje tjeter. Te lumte Beti.
Paster, BUKUR, sakte.
Shqiperia e rilindur, vendi ku ironia eshte e vertete dhe e verteta eshte ironi.
Ilir Beqaj minister i paafte e si pasoje shume i korruptuar. Ai mendon vetem xhepat, gjoja pa rene ne sy te publikut fsheh koken si struci. Nga ana tjeter rri si buf i pafajshem teksa ben llogarite vetem ne interesin e vet te vogel. Edhe pse 2 mt eshte i privuar nga energjia e qe t’i mbijetoje situatave te rrezikshme hiqet si i vdekur ose ben aleanca me horra. Eshte ministri i pare qe duhet shkarkuar. Leke ka sa te duash. Energjite, idete, e karizmen i ka ne pika fundore. E vetmja gje qe di te beje mire eshte te kopjoje ne internet dhe ta shesi si te veten. Ne praktike eshte nje zerro e madhe. Atehere pse te jete minister kjo qenje e kalbur? Ai s’vlen per asgje. E keni mik femijerie? Dakort por s’mund ta shperbleni me nje ministri ku ta haje i gjithe populli e ju sebashku.
Nuk e besoja ndonjehere qe nje infermjere te shkruante nje leter te tille te artikuluar e ndertuar si te denje per veper letrare. Infermjere beti? hahahahahhahahaahh!!! Jo po gjyshja ime
Ministri, kryeminsitri etj jane te kapur per k.qesh nga tom doshi se ai ka tenderin e gjithe ilaceve te skaduara dhe te guxojne e te flasin keta ai ua ve pistoleten ne goje. Ilacet e profarmes mjaft ti cosh ne laboratorin e pare shikon se skane asnje vlere kuruese. Mjere ne ku na ka vajt halli nje firme eksport droge te jete furnizuesi kryesor i spitaleve me ilace. Hajt te mjeret ne po ku po rrisim fmijet!
PO NORMAL MOJ INFERMIERE BETI, KUR KONTRIBUTI YT SHENDETESOR QE TE MBAHET NGA RROGA NUK I KALON 5 MIJE LEKE TE VJETRA NE MUAJ, CFARE PRET ME SHUME, NGA DO DALIN LEKET PER CARCAFE DHE PAMBUK ?
Gëzuar Shqiptarëve 2015 një vit të begatë për të gjith an e mban botës.
…………………………………………………………
Suksese të më tejshme Gazetës Tema.
Gëzuar vitin e ri 2015
…………………………………………………………
Na bytën katunarët e katunaret!
……………………………………………..
Në një rrug te ngushtë gomarin po ngas
Dhe djali i vogël me gzim më vjen pas
Kaloj katundarja dhe s’u përsëndet
Filloj mërmëritjen shiko vaj medet
Gomari rri bosh veç djalin torturosh
Sapo e dëgjova n’samar djalin hipa
nga samari mora në shpinë i ngjita
tuj gjykuar si fshatarja ka menduar
Ky tjetri më i zgjuar mun në sy shikuar
me fjalë si kunja duke më shpuar
Djali rinka mbi gomar
Ky plak në këmbë qënka tru thar
hipa edhe unë llafetë veshët më çpunë
sa bëra disa hapa dëgjoj ç’thon prapa
jan pa shpirtë mbi gomar rri vet i dytë
Zbrita djeli ndënja vetë
Një fshatar tha qënka i shkretë
Kapardisur vetë mbi gomar
Dhe të voglin e tërheq zvarrë
Ndoqa bëra c’than fshatarët
Lëviza si deshën rrotën
Por se kënaqa dot botën
Ndaj mos pyet katunarët
Se kthehesh vërtik te të parët
……………………………………….
Na byti etika katunareske!
Nje nga shkrimet me te bukura ne Tema. Godet vertet ne shenje dhe atyre qe ju djeg ju djeg vertet deri ne ate pak zemer qe u ka mbetur, kjo duket edhe nga komentet. Infermiere Beti ne pa mundesi per ta ndryshuar situaten tende dhe kolegeve te tua po ju dergoj urimet e mia me te perzemerta per punen tuaj qe me te vertet ngrihet ne nivelin e heroinave.Eshte e vertete se ato pak ryshfete qe ju mund te merrni e zbehin disi heroizmin tuaj megjithate eshte merita e infermiereve qe ne kemi akoma sistem shendetsor. Urime dhe njehere per punen tuaj dhe shpresojme qe qeveria te ktheje syte nga shendetsia dhe ta permirsoje ate sadopak, cdo hap sado i vogel drejt te mires eshte ndihme e madhe per Shqiperine. Le ti jemi positive dhe te shprosojme qe 2015 do jete viti i hapave drejt se mires per te gjithe shqiptaret.
Ministri Beqaj eshte ministri me i korruptuar i qeverise. Ai ka vendosur monopolin absolut mbi barnat duke ia lene ne dore vetem nje firme. Tani ka filluar megavjedhjen me checkup ku ka nenshkruar nje kontrate mbi 100 milione euro per 10 vjet me firmen e kusherires se tij Vilma Nushi.
Ne ministrine e tij i zgjidh sekserlleqet me te besuarin e tij Edmond Cimbi, qe negocion edhe per perqindjet edhe me shitesit e kartolinave. Por eshte aq budalla zavalli Cimbi qe nuk e kupton qe eshte bere personazh ne filmimet e bera nfa firmat qe i kerkon perqindjet. JU nuk keni asgje akoma.
Bravo kjo qe ke shkruar eshte mese e vertete.duhet Bere dicka per systemin e kalbur shendetesor
Kjo eshte dora e dr.saliut dhe dr.Lirise,qe po i perdorin te gjitha mjetet e marifetet per te arritur perseri ne krye te pushtetit
bravo “BetI”
ESHTE E VERTETE QE GROPAT E HAPURA NUK MUNDE TE ZGJIDHEN ME NJE TE RENE TE LAPSIT.POR NJE GJE NUK PO E KUPTOJME SI DUHET ‘se cduhet te bejme vete ne punen e sejcilit per te rregulluar te ardhmen e femijve tane.POP ME GJTHESE JEMI NE DEMOKRACI FRIKEN E KEMI NE PALCE DHE ASGJE NUK BEJME HAPUR PER TE MIREN PO MUNDOHEMI SI ATA MIJTE TE SHKRUAJME NE ANONIMITET DHE MENDOJME SE THEMI NDONJE TE VERTETE.POR KUR SHKRUAJME KESHTU ASGJE NUK BESOHET SEPSE E KEMI POLITIZUAR AQ SHUME CDO GJE SA QE DHE NJERIUT TONE ME TE AFERT NUK I BESOJME POR I QUAJME THASHE E THEME .PIKRISHTE KJO KLIME I SHERBEN ME SE MIRI KORRUPSIONIT PA DREJTESIS E GJITHCKAJE NEGATIVE.KAME DEGJUAR NE BISEDE TE DREJTE PER DREJTE NGA PROFESORET E MJEKESIS QE PUNOJNE EDHE SOT ,E QE JANE TE PERKUSHTUAR PER PUNEN ,QE NE MJEKSI ESHTE KAPUR PUNA SE PRAPETHI DHE CDO GJE PO SHKONE KEQ E ME KEQ.MADJE NDERHYRA SE MOS VALLE PO NXITOHEN ME THENIET E TYRE POR MA ARGUMENTUAN QE ESHTE E VERTETE.PO PSE NUK E NGRINI ZERIN XHANEM? PERGJIGJA SE KUSHE NA DEGJON.KA NJE TE VERTET NUK JANE VETEM FONDET ATO QE E NXJERRIN CDO GJE NGA E KEQJA,POR PO ORGANIZOHET NDONJE BASHKE BISEDIM ME MJEKET VETE ME INFERMJERET QE TE DEGJOHEN POR PA JU ACARUAR ATYRE PER MOS KUPTIME TE DREJTA QE ATA MENDOJNE NESER SE CBERA QE FOLA.DREJTESIN ESHTE E VERTET QE EKEMI TE KORRUPTUAR SE PO TE ISHTE AJO NE RREGULL NJERIU KISHTE NJE SHPRESE TE MADHE SE PER CDO GJE DO VENDOSTE AJO DHE DO E TE NA E HIQTE FRIKEN.POE APO PUNOHET QE NJERIUT TI HIQET FRIKA E CILA TANI ESHTE BERE ME SOFISTIFIKUAR SE NE DIKTATURE,APO LIHET ME QELLIM KESHTU SE U INTERESON QEVERITARVE………
Urreja te merrja sms nga sala me rastin e vitit te ri
Kjo leter eshte politike. Edhe une e urreja te merrja sms nga sala kur ai ishte ne pushtet edhe Beti ka te drejte qe qe nervozohet me kartolinen e Rames. Sepse ne fakt doktoret dhe enfermierret jo se u vjen gjynah per gjendjen e spitaleve se ata aty kane qene dhe nuk kane folur, atyre u vjen keq qe po u limitohet mundesia per te grabitur para nga pacientet -korrupsioni. Sa per gjendjen e spitaleve te gjihte e dine se sa keq kane qene ne kohen e sales dhe vazhdojne te jene edhe sot me ndonje ndryshim te vogel per mire.
Ne kete leter vihet gishti ne plagen e tmerrshme te sistemit shendetesor ne Shqiperi,SIDOMOS atij spitalor.Kjo eshte nje plage aq e rende per shoqerine shqiptare saqe kerkon nje nderhyrje emergjente qe ne fillim te 2015-es,me nje reforme fundamentale.
I uroj shendet te mire gjithkujt,po aq sa edhe pergjegjshmeri ne raport me cdo hallexhi shendeti;tek e fundit askush nuk eshte i imunizuar ndaj sherbimit shendetesor,,,,per te kemi te gjithe nevoje,ndonje dite.
Per mua nuk ka fare rendesi autoresia e letres,por vetem problematika e saj E VERTETE;sot e 24 vjet me rradhe.
Uroj qe kjo “LETER”te sherbeje si nje trokitje shume e forte per veshet e Qeverise,,,,natyrisht,nese ajo aspiron shendetin dhe dinjitetin e shqiptareve.
Lexojeni miqt e mij kete “leter” se eshte nje kryeveper.Gjuha qe perdor mund t’i duket ndokujt pak si vulgare,por nuk ka gjuhe me te thjeshte e me te pershtatshme per te kritikuar gjendjen e mjeruar te spitaleve tona dhe gjendjen e rende ekonomike te popullit te thjeshte!Ajo leter duhet t’i vleje kryeministrit Rama ma shume se nje mije mbledhje e takime publike “me ze e figure”,te cilat merren shpesh si per propagande dhe vete-levdata te qeverise!Levdatat i jep kurdohere populli yt kur te shohe te realizuara premtimet elektorale dhe planet buxhetore qeveritare!Perndryshe,mire thote e nderuara informiere,beji sh….n asaj pune!
Dyshoj te kete infermiere kaq te artikuluar, qe pavaresisht zhargonit te perditshem, i qan hallet e shendetesise kaq mire. Kemi qene ne spital dhe i kemi pare mire se cfare perbindeshash jane, vetem bluzen kane te bardhe e nuk te shikojne me sy po nuk u fute nje 5-she ne xhep, pavaresisht se mund te jesh ne buze te varrit. Kete letren duket qe e ka qendisur nje i ditur e i leçitur, qe qendron shume me lart se nje infermiere per nga shkollimi. Megjithate meriton nje bravo se i ka thene te gjitha.
Sa keq qe me vjen kur i lexoj keto. Jo te gjithe jane kaq te sinqerte sa zonja Beti. Eshte shume e dhimbshme nderkohe qe jetojme ne nje vit ku gjithcka duhet te ishte me e thjeshte, nderkohe qe te gjitha jane te veshtira. Cfare kemi ne me pak se Europa? Njerezit, populli. Cdo popull e meriton qeverine qe ka. Pse mendoni ju qe nje popull i bashkuar i ka frike 140 deputete apo me shume? Po ne jemi shqiptare. Jemi populli i kafeve historikisht dhe keshtu do mbetemi. Dhe do ankohemi, do flasim per politike sikur i dime te gjitha dhe do vazhdojme kete rreth vicioz vuajtjesh dhe pasimesh, nderkohe qe endemi si varfanjake gjate gjithe jetes per minimumin jetik.
Disa nga gjerat qe thote kjo beti qendrojne, disa te tjera jo. Shendetesia nuk eshte prone e kesaj apo asaj qeverie dhe s’ka asnje arsye pse te politizohet ceshtja. Mjeket ne gjithe boten jane elite. Paguhen shume, respektohen shume dhe punojne ne stres te jashtezakonshem. Ky stres ne Shqiperi eshtee extra. Vetem ne kete vend mjeku trajtohet si kriminel dhe pse punon ne kushte mungesash te medha…cuditem nga komentet e disave qe punojne ne kolltuke te rehatshem maje takash e me thonj me manikyr qe bejne llogarite e mjekeve. Jo te gjithe kane tre shtepi pese makina e ku di une…..nuk jane te gjithe njelloj. Nese vazhdon kjo lloj fryme do shkaterrohen maredheniet mjek -pacent . Pasta ta shohin zonja taka cdo me thene te te varet jeta nga mjeku……apo komentet i bejne ketu e sherbimet mjekesore ne vjene.
Ah,si nuk qe shkruar me pare kjo leter e Kryeministrit,per te lexuar ne kohe ankesat e infermjeres Beti!Mbase do me kishte shpetuar gjyshja ime e shkrete,e cila vdiq dy dite me pare,jo vetem nga mungesat ne spitalin ku qe shtruar per kurim,por me shume nga marazi qe e kaploj kur degjoj ne TV Kryeministrin Rama tek ngriti ne qiell “Reformatorin” Beqja dhe arritjet ne shendetesi,per nje vit e sa nga “Rilindja”.Megjithate e falenderojme infemjere “Betin”qe na lehtesoj brengen qe na la gjyshja.ER
Bravo gazeta TemA, keto shkrime duhen perdit derisa keta vampire politikane te mesojne se e kane çuar ne gremin ate vend, ska as shendetesi e as arsim, as bujqesi dhe as energji, çdo gje ka mbaruar!!!
Akoma vazhdoni me rrenjet e letres,gje qe ka pak rendesi,ose me qe Sala si ka rregulluar spitalet pse tja kerkojme kete gje Rames,personalisht nuk e di se kur ka qene me keq,por di qe eshte keq dhe deri sa te behet me mire gazetare te majte e te djathte BETI DHE BEDRIES nuk duhet te pushojne se ankuari per nje sherbim me te mire.Sherbime shendestesor eshte nje gje qe ju duhet te gjitheve dhe para se tju prishet terezia pse po shahet Rama apo Sala shqetsohuni per veten tuaj dhe sherbimin me te cilin mund tju duhet ta vuani vete ne kurrizin tuaj.ajd pra u befte me mire !
Pergezime per shkrimin. Jam ne nje mendje me ty. Postera,kartolina,kardhiqe te tjera jane nje tufe me pare nga taksat tona te bera letra High Quality. Sdo njeri ROCKSTAR, njerezit duan te trajtohen si njerez e jo si bageti.
Nje leter – me teper se nje leter : Eshte nje thirrje per ndryshim te thelle te sistemit shendetsor dhe me gjere. Por a mund te behet brenda nje Mega-Sistemi qe vete e krijoi kete kalbesire. Nuk mundet!
Kushdo-qofte pas kesaj letre, Respekt dhe Konsiderate!
Ju Faleminderit!
Turp tu vi n.q.se e besoni qe ajo leter eshte realiteti i spitaleve tona. Neper spitale po punohet me seriozitet e sinqeritet te math. Po punojme me mishe e me shpirte, po u letesojme dhimbjen atyre qe kan dhimbje, po qendrojme prane atyre ne cdo momente qe ata kane nevoje, po i ushqejme e po i ndrrojme si femije te vegjel. Po marim persiper rolin e pjestareve te familjes ne nje moment kur vete femijet e tyre i lene ne prage te spitalit e nuk kujtohen te vijne te pyesin e jo me te kujdesen per ta. N.q.se ju kujtoni se neper spitale mungone sherbimi mjeksore e higjeno sanitare, me keqardhjen me te madhe po ju uroj te semureni e te shtroheni ne spitale qe ta kuptoni se sa sherbehet dhe ne cfare gadishmerie eshte sherbimi mjeksor.
Dhe me vjen shume keq qe ky profesjon kaq fisnik ka nje vleresim kaq te ulet.
Me respekt: Stela.
Ju falemindeit.
E lexova letren zonja BETIn me 3 janare,me erdhi keq per pacientin qe vuajti e nuk kaluan vetem 2 ore dhe u gjenda ne vende te tij. Pesova ngaterrim zorresh dhe shkarje dhjami u bera operacion ne athin e sot jame ne shtepi.SA KOHE DO KERKOJME FAJIN TEK TE TJERET E PRIVILEGJE PER VETE QEVERITARET DO TE NATERHEQIN PER HUNDE SI DELE.DUHET TE NDERTOJME SHTET E JO VETEM PUSHTET ,TE RAMES SOT,SALIUT DJE E BASHES NESER.PO NUK DESHEM VETVETEN KOMSHIUN BASHFSHATARIN BASHKEQYTETARIN BASHKEATDHETARIN JEMI TE HUMBUR.PO NUK ZEVENDESUAM URREJTJEN ME DASHUI PER NJERI TJETRIN DHE VESET ME VIRTUTETDOTE MBETEMI K U N U P.
…dua te them Vetem disa Gjera…1 dhe me e Rendesishmja..Ne Shqiptaret jemi
…1 Ne Shqiptaret Jemi Njerez Kot…Ne Vend qe te ngrem Zerin per Problemet qe jan Shkruar ne ate Leter qe per Fat te Keq jan te Verteta Ne Mundohemi te komentojme a e ka Shkruar Bukur apo keq..Frikacake jeni tgjith dhe gjeni guxim me komentuar kete Infermieren e jo te Dilni atje te Ngreni Zerin…2 Ajo e Shkreta e ka Pranu dhe Vet qe sia dilte dot vec me rrogen dhe Pranonte Bakshishe…3 e di dhe e Pranoj qe i urrej Njerezit qe punojne neper Spitale sepse Shumica jane te Paafte por dhe te Etur per te bere para..te thon pa pike turpi dua kaq dua aq,,dhe shume te Medha se 2 milekshat sbejne Pune..e provova vet kur bera analizat qe me shkuan 40 Mije Lek te Vjeter e kur i bera perseri me librez vetem 10 milek te vjeter me moren sepse prap sipas mjekeve kishte mangesi dokumentesh,,si e si me nxjerr ndonje Lek…sa per pROBLEMIN QE Paraqet ky shkrim..te gjith e dim qe ka Korrupsion ne Spitale e Kudo…Por ajo ka shume te Drejte ne ato qe ka then…Spitali eshte per te Shpetuar jete dhe dikush qe qendron artje duhet te dal i shendetshem e jo akoma me i semure per shkak te Kushteve…ohh kam kaq shume me then po ska rendesi se si degjon kush dhe si behet vone kujt..e di si thone Sot??Behu Mjek se ke Lek Pa Fund…Nuk thone Behu Mjek te na Shpetosh Jeten po tna besh te Pasur…Njs ja ku jeni te gjithe,,ja ku e keni aktualitetin e ketij problemi..tgjith sic jeni ti dergojme nga 1 mesazh Edi Rames ne lidhje me kte problem sepse eshte problem madhor..tgjith ne Shqiperi vuajne nga Semundjet,,disa per shkak te mungeses se Parave,,disa te tjer se jane te semure,,disa i semur Shteti,,por tgjith kta nuk marrin ndihmen e Duhur ne Spital sepse dhe atje kan Frike te Shkojne..Une qe po e shkruaj jam 1 djal 20 Vjecar dhe Mbesoni qe jam i Zhgenjyer shume nga Njerezit qe e quajne Veten Mjek..luaj Futboll dhe ndodh te Demtohem shpesh dhe shkoja ne kontrrolle dhe gjithmone me Nxirrnin gjera qe ne te Vertet si kisha vetem per para..Sot dhe sikur te kem dicka kam frike te iki sepse ato te bejne me Fiksime..njs ja ku jeni ktu..Cohuni dhe ngrijeni Zerin ose perdoreni ate dreq Kompiuteri ti dergojme te gjith 1 Mesazh Zotit Edi Rama ku te Inspektoje ai vet personalisht cdo Spital e mos na shkoj sa ne Amerik e udhetime gjasme per te sjell investues ne Shqiperi..Ne Investimet i kemi por Sistemi eshte i Korruptuar…cojani pra nga i mesazh te gjith qe te Kuptoje kush jemi Ne..Ne Jemi Populli dhe Ai duhet te na Degjoje sepse Ne Jemi ata qe Vendosim gjerat Madhore jo Ai…Ose Mylleni gojen e mos llapni kot pas Kompiuterit dhe lejeni ate te bej cte doje por ju,Ju Mbylleni ate dreq goje qe kerkoni vec te Komentoni…Faleminderit..kalofshit mire te Gjithe…Ferhat Lusha
a ka psikologe ne spitalin 5?