Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përdorues të rrjeteve sociale, ku theksoi se përdorimi i këtyre rrjeteve e ka bërë më pak të kushtueshëm informacionin që sigurisht më pas duhet kolauduar nëpërmjet mediave.
“Sigurisht çdo komunikim i kushton mediave, por edhe neve, kështu që ky është një mjet, instrument, rrjet i pazëvendësueshëm dhe falë jush i pakrahasueshëm me asgjë tjetër për nivelin e penetrimit të komunikimit dhe të shkëmbimit të komunikimit.
Jam mirënjohës për të gjithë ata që janë aktiv, pavarësisht janë apo jo dashamirës, çojnë mesazhe inkurajuese apo kritikojnë. Sigurisht më vjen keq për ata që përdorin fjalor banal, por është pjesë e lirisë së rrjetit dhe më mirë që është kështu sesa të kishim një rrjet me censurë”, u shpreh kreu i qeverisë.
Rama tha se “liria e fjalës është e panegociueshme dhe është e patjetërsueshme, qoftë edhe në emër të etikës së domosdoshme që duhet ruajtur apo promovuar përmes promovimit të ideve apo kritikave”.
“Besoj se ky rrjet do të ishte i pavlefshëm nëse nuk do të kishte dhe përmasën e vet kritike, pavarësisht se në një aspekt nuk ka qenë dhe pa të drejtë kush e ka ilustruar morinë e komenteve si një mllef, inat. Por kjo të jep mundësuinë për ta kuptuar publikun”, tha ai. /gj.k/
Ka mundesi te na beni me dije c’fare quhet sipas jush fjalor banal, per mua banalitet dhe me tutje eshte vjedhja ne shtet, vrasja per cfaredolloj arsye, shperdorimi i pushtetit te fituar me voten e lire nga qytetaret e lire, pa se u perend bytha, kari apo pidhi apo ta qifsha apo ma qifsh keto jane pjese e jetes dhe nuk permbajne aspak banalitet. Banaliete eshte edhe shperndarja e droges tek te rinjte ose me shume eshte krim vrastar.
Rama ka shume te drejte per ate qe thote. mediat sociale sot jane bere nje kanal shume i rendesishem i percjeljes se informacionit dhe super i shpejte madje.