2015: Fëmijët e parë në Shqipëri dhe Kosovë, djem

1 Janar 2015, 10:46Sociale TEMA
2015: Fëmijët e parë në Shqipëri dhe Kosovë, djem

Foshnja e parë për viti 2015 i përket gjinisë mashkull dhe ka lindur në maternitetin ‘Koço Glozheni’ në kryeqytet. Foshnja ka lindur rreth orës 00:01 dhe i përket një familjeje nga qyteti i Tepelenës. Ndërkohë nga ana tjetër mjekët kanë pohuar se foshnja ka lindur në peshën 4 kg e 150 gr. dhe gëzon shëndet të plotë.

Foshnja e parë në qytetin e Elbasanit ka ardhur në jetë në orën 01:39 min, dhe ai është një djalë. Ai  i përket familjes ‘Shtylla’ nga fshati Çërragë  i Belshit.  Mësohet se ky është fëmija i parë i çiftit Shtylla. Sipas mjekëve foshnja gëzon shëndet të plotë dhe është i peshës 3 kg e 200 gr.

Dafina Bejta, 16 vjeçarja nga Lipjani ka lindur vajzën e saj në minutat e parë pas orës 00:00. Mjeku kujdestar në Gjinekologjinë e QKUK-së, Naser Berisha ka thënë për KosovaPress se të dyja, si foshnja ashtu dhe e ëma janë në gjendje të mirë. Vajza e 16 vjeçares ka lindur me një gjatësi prej 49 centimetrave dhe me peshë prej 2750 gramë. Berisha ka treguar se gjatë ditës së djeshme janë kryer 16 lindje. Ndërkaq, Myrvete Paqarada, drejtoreshë e Gjinekologjisë ka detajuar të dhënat për 2014.“ Në Gjinekologji, fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë vdekje të nënave. Vitin e filluam mbarë me një vajzë të bukur prej një nëne të re 16 vjeçare. Ndryshe gjatë viti i kaluar kemi pasur edhe 4080 operacione të ftohta”, ka thënë ajo

2 komente në “2015: Fëmijët e parë në Shqipëri dhe Kosovë, djem”

  1. tfgs says:

    16 vjece ”nene”….!!!!!!! o Zot………..!
    Hasani ,sipas ligjit duhet te futet ne burg per abuzim mbi te mituren…….

  2. anastasios poustofagos says:

    epo duken bathet qe ne fillim. Djemte e allvanoseve jane ata qe edhe kete vit do bejne kerdine me greçkat esmere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje