Haxhinasto: 120 milion euro për mirëmbajtjen e rrugëve

2 Janar 2015, 10:19Sociale TEMA

Pas njohjes me problematikat për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin, Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka udhëtuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Qafë Thanës.

Në këtë inspektim Haxhinasto, shoqërohej nga Drejtori i Pergjithshem i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika.Në një lidhje telefonike për Ora News, Haxhinasto konfirmoi se Qafë Thana është e hapur, por nevojitet hedhje kripe dhe skorje në pjesë të ndryshme të aksit rrugor.

Është një nga përgjegjësitë tona që situata në rrjetin rrugor të jetë ajo e duhura dhe të evitojmë çdo potencial dhe rrisk për aksidente. Aktualisht aksi është i hapur, është hapur që mbrëmë. Por puna duhet të vazhdojë më tej për proçese të nevojshme teknologjike siç është hedhja e kripës apo skorjeve me qëllim që edhe disa zona të caktuara të rrugës ku ka përsëri mbetje bore apo akulli të shkrijnë dhe rruga të kthehet në parametrat normalë të saj”.

Haxhinasto shmangi një panoramim të zonave të izoluara nga dëbora, teksa tërhoqi vëmendjen për më shumë fonde për mirëmbajtjen e rrugëve dhe më shumë përgjegjësi nga firmat kontraktuese.

Situatën reale të rrjetit të rrugëve e ka bërë ARRSH. Por problematika veçanërisht në rrjetin rrugorkombëtar, mund të them se ka shumë për tu bërë. Kryesisht me fondet për mirëmbajtjen. Edhe pse vitin e kaluar patëm një dyfishim të tyre përsëri këto fonde nuk janë të mjaftueshme.Po kështu është e domosdoshme që kompanitë kontraktore që kanë konrata për mirëmbajten e rrugëve ti respektojnë kontratat me seriozitet dhe sipas gjithë detyrimeve që kanë, të përdorin proçeset e nevojshme tekonologjike veçanërisht për mirëmbajtjen e dimrit. Ne jemi duke realizuar një reformë në mënyrën sesi i mirëmbajmë të gjithë rrugët tona. Së shpejti do kemi një sistem të ri të mirëmbajtjes së rrugëve, por dhe kërkesa specifike për sa i përket firmave që marrin pjesë për mirëmbajtjen e rrugëve”.

Marrë shkas nga kjo, ministri zbuloi projektet e Ministrisë në këtë drejtim.

Duke filluar që vitin e ardhshëm ne do fillojmë një projekt shumë të rëndësishëm me BB që parashikon mirëmbajtjen e rrjetit kombëtar të rrugëve , është një shifër rreth 120 milionë për 5 vitet e ardhshme. Sa i takon ligjit ne përpunojmë një standard të veçantë për të gjithë ato kompani që angazhohen në mirëmbajtjen e rrugëve. Duhet të kenë cilësi , eksperiencë të vecantë me qëllim që shërbimet që ato ofrojnë të jenë të cilësisë së duhur dhe të kenë pajsjet e duhura teknologjike, v v veçanërisht për situatën e dimrit ku kemi mot si ky i ditëve të fundit”.

8 komente në “Haxhinasto: 120 milion euro për mirëmbajtjen e rrugëve”

  1. Job says:

    kohe e mbare per LSI

  2. Antoni says:

    Po laka lesht leshelia!

  3. tiku says:

    LSI nuk duhet te jete fare ne qeveri,ku futet ajo bie ere korrupsion.

    1. Drita says:

      Nuk u ngop Meta me Haxhinaston ,a e kupton Rilindja se keta te LSI-se do ja bejne gropen sic ja bene PD-se.

  4. Ishalla says:

    Qe prej shume vitesh Banka Boterore ka dhene fonde te shumta per mirembajtjen e rrugeve ne Shqiperi por asgje nuk ka ndryshuar per mungese te standarteve dhe korrupsionit galopant. Marrja e me shume parave nga Banka pa zgjidhur me pare dy ceshtjet e mesiperme eshte njesoj sikur te hedhesh me shume benzine ne zjarr (per te shuar zjarrin)!

  5. Albani says:

    Ne do ti paguajme ato leke,por duhen qe te shkrijme boren,do te blejme 120 ton kripe,dhe a e dini sa shtrenjte eshte kripa.

  6. Goni says:

    E vetmja merite e Haxhinastos perkthyesit te anglishtes eshte se gruaja ja mban me gajret Ilir Meten.Gjynah e shkreta se Meta eshte katandis si mos me keq.Leku kerkon sakrifice te madhe

  7. Hans says:

    Çuditem si media dhe publiku nuk e vëren që ky si ministër është shumë më bosh se sa ..Nard Noka!! Anjë reformë, asnjë projektvendim apo projektligj, asgjë rregulluese apo rregullatore. Nothing. E shtyn vetëm me ..inspektime! Inspektime shoqeruar me kapardisje para kamerave. Hiqni figurën e pozën e fryrë e dëgjoni ç’thotë: Asgjë! Po sa bën nga ato që thotë? ..Nul!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje