Sipas Buletinit Statistikor të INSTAT, gjatë periudhës Korrik-Shator 2014 u dhanë në total 122 leje ndërtimi, sipërfaqja e të cilave është 584.814 metra katror.
Numri gjithsej i lejeve të ndërtimit të miratuara në tremujorin e tretë 2014 u rrit me 34 leje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin tretë 2014 u miratuan 83 leje ndërtimi më shumë se në tremujorin e dytë 2014.
Këto leje ndër timi u dhanë përpara se Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT, të miratonte në muajin Gush një moratorium pas futjes në fuqi të reformës së re të ndarjes administrative.
Sipas vendimit asnjë njësi vendore nuk do të ketë më të drejtë të japë leje ndërtimi, pavarësisht planeve të miratuara urbanistike, përveç rasteve kur bëhet fjalë për ndërtime për industri prodhuese apo për ndërtim rrugësh.
“Ky është një vendim qe do te merrej edhe pa ndarjen e re administrative ne kushtet kur eksperienca e tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plagë shumë të mëdha. Kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjate fushatës nga autoritete vendore te papërgjegjshme,” tha Kryeministri Rama gjatë mbledhjes të KKT-së të mbajtur në muajin Gusht.
“Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim, për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhjeve,” shtoi ai.
Vendimi i KKT-së është kundërshtuar nga opozita dhe nga grupet e interesit. Partia Demokratike e ka cilësuar vendimin si jo kushtetues dhe i ka bërë thirrje krerëve vendorë mos ta respektojë atë.
Vendimi është kundërshtuar gjithashtu dhe nga Konfindustria, e cila në një deklaratë në muajin nëntor nënvizoi se “pafuqia institucionale për të kontrolluar shkeljet e ligjit me lejet e ndërtimit nga njësite vendore nuk mund të zgjidhet me ndalimin e plotë të një aktiviteti shumë te rëndësishëm ekonomik për vendin.”
Sipas INSTAT lejet e miratuara për ndërtesa rezidente, ku përfshihen ndërtesat për banim, zënë 80,3 % të numrit total të lejeve, dhe ato për ndërtesat jo rezidente,ku përfshihen ndërtesat përhotele,tregtare, industriale dhe të tjera, zënë 19,7 %.
Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është përqendruar në qarqet Vlorë me 35,2 %,Tiranë me 31,1 %, Fier dhe Shkodër me nga 12,3 % secila.
Bum leshi nga ripjellja.
Qenkan holle kte dimer. Duhet mbaruar vila ne dajt.
Per hire te zhvillimit ekonomik ne menyre proporcionale,te varferise se tejskajshme eshte e domosdoshme dhenie e lejeve te nertimit per banesa private shume kateshe sipas planit te miratuar te teritorit.
Mosfunksionimi i ndertimeve ka parallizuare rende qakullimin e lekut ne zinxhirin e tij ekonomik e per pasoje solli varferine deri ne qelizen familjare.
Dhenia e lejeve te ndertimit do japi fryme ekeonomise,familjes shqiptare.
Direkt te jepen nga KKRRT.ja e shqiperise se planimetrine e zhvillimit e ka per cdo qytet,kjo per te mos lejuar dorelshuarit -kryetar komune apo kryetar bashkie.
Flm.
Vila e Dajtit ka nevoje per mobilje,”te lira”!
robt ku ti kesh o edi rama,ne kruje i bere mutin bahces….i le gjithe zagaret qe te bejn cfare te duan me ndertime me te shemtuara qe ka republika e bananes se kalbur.
Kurrrrr isha e vogel kisha shume frrrrrrikeeee nga errrrresirrrrra.
Tani qe shikoj faturrrren, kam frrrrrrrike nga drrrrritat
direkt petrit te jepen lejet dhe te vazhdoje kandaharizmi I fiseve lulu buze adriatikut!Clirimi I ketij asesi eshte vec nje gur ne gjerdanin qe ka qeveria te zgjidhe krizen..ku jane guret e tjere??